Përkujtimi me dhimbje të shumëfishtë

Opinione

Përkujtimi me dhimbje të shumëfishtë

Nga: Milazim Maraj Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 08:26
Milazim Maraj

Më 22.11.2017 u bënë 7 vite nga vrasja e Arben Sejdiut  dhe më  24.11.2017 behën plot 14 vite nga vrasja e Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, rastësisht shpëtoi polici Hysen Lataj . Në këtë ditë ne fshatin Raushiq u vra policia dhe  uniforma e policisë së shtetit të Kosovës. Kushdo të kenë qenë dhe si do të përshkruhej motivi i vrasjes, dorasit dhe eproret e tyre ishin në anën e kundërt të interesit të shtetit dhe popullit shqiptarë. Vrasja e policëve të Kosovës ishte nëpërkëmbje e shtetësisë së Kosovës. Ishte dhunim dhe masakër e institucioneve të Kosovës. Në këtë vrasje në  vijë të drejt dhe mirë të koordinuar u gjetën shërbimet sekrete serbe dhe prodhuesit e errësirës së Kosovës. Të paret ishin rob të Rusisë kurse të dytët ishin rob të krimit  dhe pa dijes që pas lufte po instalohej Kosovë,  për të zëvendësuar krimin e okupatorit që doli nga Kosova duke qarë. Ata  nuk e paskëshin pritur që lufta në  Koshare do të ishte Vietnam në miniaturë, e vlerësuan pas përballjes.

Image
Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj dhe Arben Sejdiut

Të dy palëve më ngulm u konvenonte situata mjegull  dhe rrëmujë. Që shqiptarëve të u ndalin gëzimin,këngën  dhe gazin e lirisë. Qëllimi tjetër ishte: prodhimi i humbjes së besimit dhe  ngritja zhgënjimit  tonë të skajshëm së mundë të bëjmë shtet normal. Që të pengohet instalimi dhe veprimi i fuqisë së ligjit. Që fuqia e ligjit të zëvendësohet më ekspres karizmat e pas luftës. Vrasja e Sabahatit dhe Isufit  sado pak qetësoj vajin e  Gjeneralit serb Vlladimir Llazaroviq për humbjet e mëdha që pësoj në Koshare dhe humbjen e Kosovës.  Atij sikur iu ngjall shpresa. Përkujtoj qëndrimin e vet të dhënë edhe në formë  urdhrit  gjatë luftës: ”Mbajeni dhe mbrojeni Serbinë me çdo kusht, ne po vijmë, këto fjalë ai do të i kujtoj sa të jetë gjallë”.

Por nuk e harronte vlerësimin  e tij ushtarak”Sulmi ishte i tmerrshëm. Armiku ishte shumë i armatosur, me mbështetje të mirë ajrore dhe instruktor më të mirë të NATOS, nuk ishte beteja e vetme e Karrakollit të Koshares, por betejë në 15 km në vij të frontit”.Në këtë betejë po luftonte Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, Arben Sejdiu,më shokët e tyre. Pra më 09.04.1999 u hoq kufiri në mes të shqiptarëve.Këtë ditë përkujtojmë ata edhe ne.  Ata përkujtojnë dhembjet dhe  vuajtjet e tyre të vitit 1999 në Koshare ndërsa ne atëherë përjetonim kënaqësinë për heqjen e kufirit  të vendosur padrejtësisht në mes të shqiptarëve. Më  22.11 dhe 24.11.2017 ne përkujtojmë me dhembje, humbjen e shokëve tonë të luftës, në detyrë për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe sigurinë e qytetarëve tonë.

Kurse  Gjenerali kriminel Llazareviq përjeton kënaqësinë për humbjet tona,dështimet për të bërë Kosovën shtet ligjor demokratik dhe simpatik si që thoshte Presidenti i urtë Dr. Ibrahim  Rugova. Këto dhe vrasjet tjera në Kosovën e pas luftës kanë për qellim instalimin e sistemit të mafisë së kombinuar, te veshur me interesa, ideologjike,politike,klanore,fetare,  nën kontrollin e rreptë dhe të  përhershëm të tutorit kriminal. Në këtë formë do të krijohet atmosfera e përshtatshme për depërtimin e krimit të organizuar në institucionet e Kosovës si kusht i domosdoshëm për të penguar shtetësinë e sajë. Shembja e shpresës qytetare që vije si prodhim i këtyre aktiviteteve të kundërligjshme do të ketë këto pasoja:

Do të pamundësoj në vazhdimësi funksionimin normal të shtetit të Kosovës.

Do të lodh qytetarin në realizimin e  rolit të tij, (zotëri në shtëpinë e vet). Do të prodhojë revoltë të përgjithshme  të tipit 2004. Do të stimulojë më tutje shpërnguljen  e shqiptarëve nga Kosova.  Do krijoj mundësi për rikolonizimin e Kosovës më serb nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia. Kriminelet serb do të kthehen si triumfues në tokat tona, si rasti (Zharko Zariq) në Lubozhdë-Istog.

Nuk do të le hapësirë angazhimi, për zgjedhjen e çështjes shqiptare në Luginën e Preshevës. Shqiptaret nga Lugina do të shpërngulen. Kështu Serbia do të realizojë planin e vet të ndërrimit etnik në territoret tona. 

Planet antishqiptare  që nuk pushuan kurrë kanë protagonistet e tyre në Kosovë. Lista serbe në Kosovë është kontrabanduesi  më i rrezikshëm i votave si në zgjedhjet qendrore ashtu edhe në ato lokale. Ky subjekt haptas realizon urdhëratë e Beogradit për të penguar zhvillimin normal të shtetësisë se Kosovës.

Me vota të importuara nga Serbia ndryshon gjendja politike në vend,  si në formë ashtu edhe në cilësi. Jo vetëm të kjo listë por edhe të  subjektet shqiptare.

Skenarët e përgatitura  më kujdes në qendrën e spiunazhit serbo-rus  në Nish depërtojnë në politikën shqiptare në Kosovë pa u penguar fare. Për këto qëllime u vranë. Isuf  Haklaj, Sabahate,Tolaj,që zbuluan shumë krime.  Arben Sejdiu  kishte zbuluar spiunet  serb nga qendra e spiunazhit Ruso-serbe  në Nish. 

Në Kosovë pas lufte u vranë e plagosën   shumë policë ,veprimtarë e  luftëtarë, të tjerë patriot. Këta ishin pengesë e projektit serb për të  kriminalizuar Kosovën. Vetëm Kosova e pavarur dhe demokratike dhe e zhvilluar e qetëson shpirtin e lënduar te familjeve të dëshmorëve të luftës dhe pas luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat