Shteti imagjinativ

Opinione

Shteti imagjinativ

Nga: Haki Bunjaku Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 13:29
Haki Bunjaku

Dr.Ibrahim Rugova e pat formuare shtetin, por pas ikjes së tij në amshim,pasardhësit torollakë, përditë tue grimcue nga pak e prunë deri në zhbërje.

Më parë e hëngrën Republikën dhe në vend të saj ia futën pykën (amandamentin 24).

E tash këta torollakët nuk janë ashtu qysh deklarohen, por president i pykës, kryeministër i pykës, kryetar i kuvendit të pykës, etj. Për ndryshe nuk janë as në shoqërinë e çobajve.

Pavarësia është vasionare, pavarësi imagjinate. Po çka është pavarësuar kur Republika mungon.

E tash në prag të festës së Republikës e të Flamurit, a të festojmë për Republikën inekzistente, apo të heshtim të pikëlluar,për këte humbje të madhe?

Posa mbylla pak sytë mbas mëngjesit,duel profeti ynë,Ibrahim Rugova me një mesazh urimi për Republikën dhe porositi që të festohet, sepse për brezat që vijnë ajo duhet të ketë vazhdimësi dokumentare-historike!

Kështu, me mundime ka udhëtuar nëpër furtunat e kohës që nga Moti i Skënderbeut!

Në këtë vazhdë, po u them:

Urime populli im!

Formimi i ushtrisë është një ëndërr në diell e sarhoshit. Shihne marrinë si shkruhet emri i saj: Fak, Fuk, Fuck, e jo kurrë FARK, sepse mungon Republika, simboli i shtetit dhe do të mungojë edhe Fakefuki, sepse nuk ka se në emër të kujt të formohet e kujt i dedikohet!

Siç dihet, çka krijoi të mirë Dr.Ibrahim Rugova, këta po e shkatërrojnë.

Sipas rrjedhës së ngjarjeve historike dhe propozimit të Dr.Ibrahim Rugova; Pavarësia duhet të shpallet më 12 qershor. Ndërsa 17 shkurti i Hashim rrencit, mund të shpallet ditë gjuetie në derrat e egër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat