O Mustafa Nano dhe Olsi Jazexhi, cila ishte amerikaneja që shkruajti për Skënderbeun

Opinione

O Mustafa Nano dhe Olsi Jazexhi, cila ishte amerikaneja që shkruajti për Skënderbeun

Nga: Ilmi Veliu Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 14:27
Ilmi Veliu

Agnes Repplier, born in Philadelphia on 1 April 1855. As a child she had a phenomenal memory and could recite lengthy poems which her mother had taught her viva voce. Agnes Repplier wrote about Kastrioti……………………………………………………….

Amerikania Agnes Reppler, botoi esenë me titull “Scanderbeg” në revistën The Catholic World (“Bota Katolike”) në vëllimin 50, numër 297, dhjetor 1889, f. 341–349. Thotë sa ai ishte i biri i prijësit të shqiptarëve, Gjon Kastrioti. Ishte “Trashëgimtari i Krujës” dhe “u bë zotërues i qytetit të tij të lindjes”. E quan edhe “prijës ilir” dhe luftëtarët e tij herë i quan “shqiptarë” herë i quan “epirotë” .Principatën e Kastriotëve e quan edhe me emrin “Epir”.  Fillon nga koha e themeluesit të Perandorisë Osmane nga Osmani, biri i Ertugrulit (1191–1281), e deri në shekullin XV, në kohën e luftërave fitimtare 25-vjeçare të Gjergj Kastriotit-Skenderbeu.

 “Krenaria e Kastriotit për racën e tij shqiptare, dashuria për vendlindjen e tij shqiptare, përkushtimi kalorësiak për liri…..ishin te bashkuara në kraharorin e këtij luftëtari të paepur shqiptar,thotë ajo……            Fitoret e tij i atribuohen popullit, lidhjeve të ngushta që kishte prijësi me luftëtarët shqiptarë dhe tokën e të parëve. “Duhet pranuar se suksesi i manovrimeve të Skënderbeut qëndronte vetëm e vetëm në besnikërinë e tyre absolute e të padiskutueshme. Shqiptarët ishën një popull që ishte trim nga natyra, një popull trim, të rilindur në liri.e që e priti me entuziazëm çlirimtarin e tij-Kastriotin.”.  “Floriri i Muratit ishte i pafuqishëm për të blerë qoftë dhe një shqiptar të vetëm nga mesi i tyre”.

 “Vite me rradhë ky luftëtar shqiptar e mbrojti çerdhen nga sulmet e një fuqie që ishte aq e madhe sa të shkatërronte dy perandori dhe që ishte aq mizore sa ta bënte të dridhej gjithë botën lindore. Kostandinopoja ra, ndërsa Kruja qëndroi e paprekur”. Eseja mbyllet në mënyrë kuptimplote me fjalët e fundit të Skënderbeut kur ai ishte në shtratin e vdekjes në Lyssus (Lezhë): “Luftëtari i ligështuar fizikisht u ngrit nga shtrati dhe kërkoi t’i sillnin shpatën, përkrenaren e parzmoren. “Thojuni atyre (ushtërisësë tij) se unë do të jem me ta nesër”, u shtri pa frymë në jastëk dhe të  nesërmen kishte vdekur,,. Edhe Amerikaneja ua ka berë me hile Nanos e Jazexhiut, që thonë se Skënderbeu nuk ishte shqiptar….kurse ajo me këmbëngulje thotë se  Kastrioti ishte shqiptar i biri i një shqiptari dhe luftoi për tokat shqiptare……

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat