Lufta shqiptaro-serbe, armëpushimi një shekullor i pa shpallur!?

Opinione

Lufta shqiptaro-serbe, armëpushimi një shekullor i pa shpallur!?

Nga: Mr.Sc.Refik Hasani Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 19:47
Refik Hasani

Lufta shqiptaro-serbe,asnjëherë nuk është shpallur nga asnjëra instancë Nacionale, por edhe armëpushimi ende nuk është shpallur, prandaj duhet të shpallet ky armëpushim pasi deri sa mos të shpallet lufta shqiptaro-serbe e mbyllur do të vazhdoj në forma e mënyra të kohës. Apo kur  do të hapet kutia Pandorës në raportet shqiptaro-serbe.

Para se të hapet kutia e pandorës,hapi i par është se Serbia duhet të kërkon falje ndaj neve shqiptarëve: Nga Presidenti,Qeveria dhe Parlamenti i Serbisë,Akademia e shkencës dhe arteve të Beogradit dhe nga Kisha Ortodokse Serbe.Kjo formë kërkim falje është një keçëardhje për ate që kan bërë shumë keqë duke na dëmtuar neve  shqiptarëve si kombë.Kërkim falja publike do të mbyllte një periudhë ashtu nëse mundë të themi të luftës dhe do të krijonte premisa të mira për fillimin e një kaptine të re për raportet e reja shqiptaro-serbe.Përmisimi i këtyre dy raporteve është në dobi jo vetëm të këtyre dy popujve më të mdhenjë,por pozitivisht në mënyrë zingjirore do të ndikonte edhe raportet e ndësjellta me malaziasit dhe maqedonët.

Shqiptarët dhe serbët si dy popujt më të mdhenjë që kufizohen në këtë pjesë të ballkanit,kan edhe një sërë çështjesh të hapura që kan mbetur për tu biseduar,dhe duhet gjetur zgjidhje adekuate për secilën temë.Bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit nuk mundë të pretendohet se do të përfundojn,shumë lehtë dhe për një kohë shumë të shkurtër.Do të mbyllen me sukses nëse faktori politik do të monitoroj dhe të ndaj një drejtësi nëse i matë dhe i shikon gjërat në të gjitha aspektet historike edhe nga e kaluara.Nuk duhet ti ndërrojm apo të lirohemi nga pjesëtarët e popullatës së njëri tjetrit që jetojn në këto dy shtete.Shqiptarët dhe Serbët e kan rastin t’i hapin të gjitha temat e hapura,do të ulen dhe mbyllin periudhën më shumë se një shekullë  gjysmë që në mesë neve dy popujve.Ka mbretëruar një raport armiqësie dhe luftë që asnjëherë jo që nuk u shpall,por as nuk u fillua dhe as është mbyllur ende.Bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit do të duhej të shenonin një periudhë të filimit për normalizimin e raporteve  si dy popuj më të mdhënjë në këto hapsira  që kufizohen.

Ne, Shqiptarët dhe Serbët kemi edhe një sërë çështjesh të hapura që kan mbetur për tu biseduar,dhe duhet gjetur zgjidhje adekuate për secilën temë.Në këto bisedime është momenti i parë historikë,nuk përjashtohet mundësia që ksaj here vërtet  kutin e pandorës do ta nxjerrim prej arkës të vendosur mbi një shekullë.Kutin do ta shpalosim  dhe  do ta vendosim mbi tavolinë të bisedimeve të fillohet të hapet kutia e pandorës që gati një shekull e gjysmë jemi sjellur vërdall të hapet.Në mesë nesh si dy popujë fqinjë duhet të mos e harrojm të kaluarë ne por më shumë të kemi vizion për ndërtimin e të ardhmes ton,jo vetëm si pjesë tokësore.Fillimi i këtyre bisedimeve do të shenonte kthesa tëpër historike së pari Serbia nuk do të vazhdonte të na konsideronte nese si armiqë dhe që duhet të investoj dhe të angazhohet tërë arsenalin dhe potencialin shtetëror për sundimin,dëbimin,shpënguljen,gllabrimin dhe përvetësimin e tokave shqiptare. Do të fitont mjaftë populli serbë nëse arrin të këndellet që shqiptarët tashmë jan dy shtete dhe nuk mundë të luan si të donmë me ne. Më mirë është të na kërkon falje dhe të fillohet të shikojm kah e ardhmja.

Të gjitha atë investim dhe angazhim kundër shqiptarëve që është dashur dhe don ta investoj do ta orientoj me destinim në interes të shoqërisë së vetë dhe të njerëzimit mbarë.Beogradi shqiptarëtë duhet dhe do ti trajton si një popullë me vlera dhe si fqinjë. Beogradi nuk mundë dhe ka si ta mshef  tragjedin dhe dëmet që i ka sjlle popullit shqiptarë. Nuk mundë të mohon se ka ngritë një shtetë mbi tokat që dikur ishin të banuara nga vendasit dhe të  kontrolluara nga etnosi shqiptarë që nga Nishi,Leskoci,Prokuplja,Kurshumlia,Vranja dhe pjesë tjera.Kjo është histori e dhimshme më shumë se një shekullë.Serbia do vetë të inicoj të hapet kutia terësisht pa dashur të fshehë asgjë se edhe po të dije nuk do të mundë.Sa më parë duhet të pranoj të gjitha ato që ka bërë kundër qenjies dhe etnosit shqiptarë.Më mirë është të thotë ashtu si ka ndodhur, ta thotë këtë në mënyrë më shkencore të bazuara në argumenete dhe të jetë një zë institucional  shtetëror.

-Beogradi para një shekulli është detyruar ta harroj  pretendimin ndaj kufirit të sotëm të shqipërisë Londineze,

-Beogradi më 17 shkurtë 2008 duhet të harron pretendimin për ta mbajtur Kosovën e sotmë administrative nënë sundim dhe

- Beogradi nuk mundë ti shkel dhe t’ua mohoj të drejtat e Krahinës shqiptare në Medvegjë Bujanoc dhe Preshevë.  Prishtina po ashtu është e interesuar të hapet në tërësi kuti e pandorës dhe të fillohet një kaptinë e re.Nuk do të harrohet pushtimi i egër diskriminimi nga Beogradi për një shekullë.Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë ka shenja se seriozisht ka investuar në zgjidhjen e kontestit shqiptaro-serbë.

Beogradi është gjetur në një rrethan jo edhe aqë të leht pasi duhet të zgjedhë në mesë të kaluarës dhe të ardhmesë.Bota është gati t’ia thotë në sy Beogradit troqë, se çfarë ka bërë kundër shqiptarëve.Nuk mundë të shkohet më tutje pasi forcat Serbe nuk janë në Kosovë,prandaj Beogradi nuk ka rrugëdalje tjetër përveqë të kërkoj falje dhe të fillon ti pranoj shqiptarët të barabart dhe si fqinjë të respektuar.Është edhe një borxhë që ka Evropa ndaj nesh shqiptarëve që në këto bisedime të ngritë dhe të thotë me zë të plotë se çështja e shqiptarëve në Krahinënë e banuar me shumicë shqiptarë të mbetur nënë Serbi duhet të zgjidhet.

Në kutin e pandorës jan të vendosura dhe arkivuara të gjitha!?

Prandaj është  momenti të hapet në këto bisedime.Nëse nuk hapen dhe lexohen letrat dhe planet për dhe kundër njëri tjetrit nuk mundë të kërkohet të njihet pavarësia dhe sovranitet ndaj njëri tjetrit.Përveqë ksaj  Prishtina dhe Beogradi vërtet  kan nevoj të ulen në tavolinën e bisedimeve për shumë arsye.Do të ketë të lëvizje të guri nga vendi pasi këto bisedime janë pas 17 shkurtit 2008 nëse ju përmbahet parimit fundamental  të parimeve: Të lirisë, të drejtësisë dhe të demokracisë  për të dy popujtë.Hapja e të gjitha temave në mesë nesh mbi të gjitha kjo do të prodhonte  efekte tepër  pozitive  në këtë  pjesë  të  ballkanit.

E pashmangshme edhe çështja e pazgjidhur eshqiptarëve në  Komunat,Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë                   

Delegacionet apo ekipet profesionale të lëmive adekuate në takimet e Prishtinës që do të bisedojn me Beogradin pavarësisht në çfarë niveli qofshin ato së pari  duhet të ndërtohet një qëndrim,platformë a strategji afatgjatë,dhe çfarë është interesi jetik i shqiptarëve nga kjo hapsirë e jona etnike.Prishtina duhet të konsultoj partitë politike të tri Komunave,duke u ndërinformuar dhe marrë udhëzime të ndërsjellta.Prishtina  domosdo duhet që përveqë nga Tirana që të marr instruksione edhe nga kjo Krahinë.Me të drejtë ne popullata shqiptare nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jemi duke  pritur nga  Prishtina  që në këto bisedime të ngritet zëri,mbrojnë dhe përfaqësojn edhe interesat e shqiptarëve nga kjo hapsirë etnike shqiptare.Të shtrohet dhe të mbrohen të drejtat që na takojnë  si ato idividuale dhe ato kolektive.Kjo duhet të rrjedhë së pari pas konsultimeve  e këto të jenë të rregullta,intenzive me pushtetin lokal dhe subjektet nga tri Komunat.

Kjo mos të jetë sa për të thënë dhe arsyetuar para opinionit.Por,thjeshtë Prishtina të shtron drejtë këtë  këtë çështje të ngritet para ksaj çfardo grupi, trupi punues apo komisioni ndërshtetëror.Prishtina duke kërkuar në këto bisedime do të arrit kështu edhe njoftoj,sensibilozoj  dhe alarmoj opinionin ndërkombëtarë që çështja e shqiptarëve të ksaj Krahine po pret dhe duhet gjetur një zgjidhje të drejtë.Në këtë krahinë  me shumicë shqiptare në Serbi,situata është e tejet e keqësuar,që nga viti 1990 e këndej.Në bisedimet me Beogradin, Prishtina duhet  paraprakisht të ketë ndërtuar një qëndrim lidhur me  çështjen e pazgjidhur të ksaj Krahine tonë shqiptare.Prishtina duhet të tregohet shumë e vendosur dhe këmbëngulëse jo vetëm para ekipit që do të përfaqëson Beogradin por edhe ndërkombëtarë.Prishtina në këto bisedime jo vetëm të ngrisë shqetësime, por të kërkoj edhe  këto gjëra se deri më tani Beogradi për shqiptarët e ksaj Krahine nuk i ka diskutuar.

Delegacionet e Prishtinës që do të bisedojn me Beogradin duhe ti ken parasysh dhe ti njohin rrjedhat dhe zhvillimet  në këtë krahinë.Nuk duhet të humbet rasti sikur gjatë bisedimeve të delegacionit të Kosovës me atë të Serbis nënë prezencën e faktorit ndërkombëtarë.Përfundimisht të hapet kutia e pandorës lidhur me ndërtimin e raporteve Prishtinë-Beograd,duke e shtruar në tavolin edhe çështjen e ksaj Krahine shqiptare.Nuk është lehtë të tejkalohen shumë gjëra që nuk jan hapur,por ishin tema tabu mbi një shekullë  gjysmë.Nuk është lehtë  të ndërtohen raporte të shëndosha,të qëndrueshme,si dy fqinjë,ku bisedimet do të zgjasin më shumë se mendohet.Fillimi i shkrirjes së këtyre raporteve do të jetë pasi që Beogradi ta njoh realitetin që ka ndodhur,kurse temat të tjera do të jen më të akceptueshme edhe për opinionin e vetë Serbisë.Për fundë paralajmrimet se do të organizohen bisedime në mesë të Prishtinës dhe Beogradit,duhet të pregaditemi  për të gjitha   mundësit dhe alternativat  e mundshme vetë vetiu parashtrohet pyetja e pashmangshme  a do të hapet kutia e pandorës  në raportet shqiptarao-serbo. Nga kjo logjika na thotë që të konsultohemi edhe me Tiranën  zyrtare.Në këto bisedime duhet të shtrohen drejtë dhe me kompetenc të gjitha  çështjet e pazgjidhur  që i ngarkojn raportet shqiptaro-serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat