Turpi i Kadri Veselit dhe Kujtim Gashit ndaj Kimete Berishes

Opinione

Turpi i Kadri Veselit dhe Kujtim Gashit ndaj Kimete Berishes

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 23 nëntor 2017 Në ora: 23:55
Kadri Veseli dhe Kimete Berisha

Ministri juaj i kulturës Kujtim Gashi, s'pati gjë tjetër të bënte për kulturën kosovare, po menjëherë e huxhum pas Kimete Berishës, o Kadri Vesel-Vesvesi. Si s'ju vjen turp të nguceni me gazetaren, analisten dhe artisten e shkrimeve të bukura, të guximshmen dhe intelektualen Kimete Berishën. Ju ore Kadri Vesela e Kujtim Gasha do harroheni në të ardhmen, kurse Kosova do krenohet me shkrimet e guximshme, trimërore e shumë të mençura të Kimete Berishës.

Pse e sulmoni e veproni kundër saj, a?, si mendoni, ne se dimë se pse e torturoni, malltretoni, dëmtoni Kimeten, a,? Sepse ua nxjerrë të gjitha të zezat e budallallëket tuaja politike; mos doni t'ju përkulet , t'ua bëjë qejfin, të ecë e lëvizë si opinioniste, analiste e gazetare drejt mullirit tuaj politik si Arbana Xharra?

Kot e keni, Kimetja s'është e tillë, e rëndë dhe e vështirë për ta mposhtur, s'është femër e kollajshme për ta mashtruar aq lehtë. Vet  shkrimet e saja janë të dinjitetshme sikurse që është edhe ajo vet; opinionet e saja janë plumba që ju vrasin më keq sesa  alltitë tuaja që i mbani në brez. Po sikur Kimetja, ashtu e bukur siç është, t'ishte dhe k..vë si ju këndej, a do t'i bënin gjë, si jo, të gjitha privilegjet shtetërore do t'i gëzonte vetëm pse t'ua bënte qejfet epshore seksuale.

Të jetonte Kimetja në shtetet europiane do krenoheshin me te. A keni  pakëz fytyrë, mundoheni egërsisht ta përmbysni, t'ju përkulet  vajza e re dhe e vetmuar Kimete Berisha, beqareshë që s'ka kush t'i dalë zot përveç prindërve të saj. Jo gabim e keni, e fortë është ajo, nuk dorëzohet kurrë para jush. Habitemi me gazetarët e intelektualët kosovarë pse heshtin e s'reagojnë për torturat psikike e padrejtësitë ndaj Kimete Berishës, apo mos ndoshta s'bëjnë zë për shkak xhelozisë.

Poashtu habitemi  me mbi 40 mijë fansat e Kimetes,  jo të bëjnë më shumë, por vetëm  të protestojnë simbolikisht kundër vendimit të Ministrit të Kulturës, Kujtim Gashit në mbrojtje të Kimetes, për shkak se ajo e meriton. 

Kimete Berisha me shkrimet e saja sakrifikon veten për popullatën e Kosovës, ndërsa Kadri Veseli, Kujtim Gashi e të gjithë politikanët tjerë sakrifikojnë Kosovën për të jetuar vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat