Sa janë valide të dhënat e Entit Shtetëror Statistikor

Opinione

Sa janë valide të dhënat e Entit Shtetëror Statistikor

Nga: Rahmi Veliu Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 12:54
Rahmi Veliu

Për këtë ent statistikor është bë fjalë majft në mjetet e informimit. U shkruajt dhe u fol se ky ent manipulon me numrin e popullsisë së Maqedonisë. Me një fjalë, ep të dhëna kuturu për nukrin e popullsisë shqiptare t'a zvogloj dhe atë të popullsisë maqedonase t'a rrit. Ky është një manipulim kontinuell që është duke u zhvilluar në këtë ent statistikor. Se me numrin e popullsisë manipulohet, me rëndësi është të theksojm se një manipulim i tillë ka qenë prezent kahere, qysh në kohën e ish Jugosllavisë së para Luftës së Dytë Botërore. Vazhdoj edhe në periudhën e Jugosllavisë komuniste dhe është dukë vazhduar edhe sot në Maqedonin demokratike. Me një fjalë, manipulimi s'ka të ndalur. Emërues i përbashkët i të gjithë këtyre manipulimeve ka qenë se si numrin e shqiptarëve t'a zvoglojnë. Ndërkaq, atë të popullsisë Maqeonase ta rritinnë mënyrë që të jetë shumicë apsolute në Maqedoni. Për këtë ka mori të dhënash të cilat vërtetojn se numri i shqiptarëve në Maqedoni është largë më i lartë se ai i të dhënave zyrtare. Po i theksoj disa prej tyre: BBC vërteton se në Maqedoni ka 880.000 (1974), CIA thekson se në Maqedoni ka afër një milion shqiptarë. Antë Popovski në konferencën për shtyp në Beograd do të theksoj: "Në Maqedoni ka 600.000 shqiptarë (1981). Ndërkaq e dhena zyrtare e këti Enti Statistikor ishte se në regjistrimin e vitit 1981, në Maqedoni ka 377.208 shqiptarë ose 19.8%. Dallimi në mes të dhënës së A.Popovskit është për 222.792 banor shqiptarë përkundrejt të dhënës zyrtare (1981). Këtë të dhënë zyrtare e demanton edhe e dhëna e numrit të votuesve, ku nëër të tjera do të theksohet se votues shqiptarë ka 530.000. Këta janë të moshës 18 vjet e mbi, ndërkaq ata të moshës prej 0 deri me 17 përfshin të shqiptarët 40% ose kësaj grup-moshe i takojn 212.000 që gjithësejt shqiptarë ka 742.000. mendoj se kjo mjafton sa me demantua këto të dhëna zyrtare të popullsisë të këti Enti Shtetëror Statistikor.

Këto votime, nxorën në shesh dedhe shumë manipulime tjera që bënë ky ent statistikor. Në votimet e 2017 u zbulu edhe një manipulim që bënë ky ent statistikor. Në listat e votuesve, do të hasim edhe një të dhënë për përcaktimin e etniteteve. Kështu, do të lexojm se votuesi shqiptarë do të regjsitrohet si maqedonas ! Nëpër keto lsita të votuesve do të hasim që Valbona Ibrahimi nga nëna dhe nga babai janë shqiptare, por nga tabela do të lexojm se Valbona është maqedonase ! Kjo shihet nga tabela e cila përfshinë këto struktura: Emri dhe mbiemri, shkalla e arsimit, gjinia dhe kombësia. Nga kjo do të mësojm se Valbona e ka të kryer klasen e tetë apo tetëvjeçaren dhe se i takon gjinisë femrore dhe se për nga kobësia është maqedonase ! Ngjajshëm theksohet edhe për Lauretën e cila gjithashtu për nga nëna dhe babai janë shqiptare dhe se ka të kryer tetë vjet shkollë dhe se për nga kombësia është maqedonase!

Në faqen vijuese do të lexojm: se Nexhat Rexhepi ka të kryer tetë vjet shkollë dhe se është i gjinisë mashkullore dhe se për nga etniteti është maqedonas (i shënuar me nistoren M), pastaj vijon me Imrush Iseni për nga etniteti maqedonas, mevlan Muharemi nga nëna shqiptare dhe nga babai gjithashtu shqiptarë, por i përket etnitetit maqedonas ! Besim Kurtishi gjithashtu i shënuar si maqedonas ! Asime Qafjani të kryer tetëvjeçaren i përket etnitetit maqedonas. Si maqedonas është i theksuar edhe Xhevahir Neziri, të kryer kl e 8, për nga etniteti maqedonas. Nermin Bexheti të kryer kl. e 5, i gjinisë mashkullore dhe i përkatësisë maqedone. Këta që i theksova më lartë janë vetëm disa votues që i kam nxjerë në listat e votuesve. Kjo më së miri shihen nga tab. e poshtshënuar:

Image

Kjo do të ishte një pasqyrë e shkurt se si shqiptari shëndrohet prej shqiptari në maqedonas. Ky do të ishte një asimilim i qetë i shqiptarëve, ashtu si që ndodhi rasti me shqiptarët ortodoks të Rekës dhe viseve tjera të Maqedonisë. Kjo do të ishte një shkelje e pa presedan e të drejtave të etniteteve të garantuara me konventat e Kombeve të Bashkuara (KB).

Mu nga këta deformime, në këtë ent staitstikorë duhet të bëhen ndryshime rrënjësore kadrovike dhe udhëheqëse në mënyrë që ky ent të hyjë në binar normal. Përndryshe, edhe regjistrimi vijues që planifikohet të mbahet nga viti 2021 do të përcillet me kësi "intervenime"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat