Dita e flamurit - çfarë na mungon?

Opinione

Dita e flamurit - çfarë na mungon?

Nga: Gëzim Llojdia Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 13:41
Ndërtesa e ish-qeverisë së Vlorës

1 . Strehë karantine dhe një karakoll me dy kate dhe  stoike një ndërtesë historike  e bërë në Skelë të Vlorës, profili i saj nga deti nga erërat s’kishte frikë, muzgje që ndërkaq thinjnin vite dhe as thinjej vet. E bërë për karantinë njerëzore në buzë të sqelës për të  mbyllur fakirët, atë vit të pavarësisë mbajti qeverinë e Vlorës.Ku dergjej qeveria ,sa në konakët e Xhemilit, por hidhej tek Sharrajt, një ndërtesë të madhe tre kate zotëronin, tek telegrafi ishte Lefi  dhe përmes nxënësve vlonjak të shkollës Nr  1 shkonte por dhe vinte çdo ditë, ministri i Arsimit një burrë i ditur energjik,me mustak ai ishte  Gurakuqi :Për të gjithë an' jemi rrethue/Anmiqt kqyrin me u avitë:/Don' tok't tona me i zaptue,/Don'krejt fare me na qitë….

Në vitin 1939,fashistët  ndërsa hynin në sqelë thuhet se e qëlluan me top , që e shkrumbëzuar s’bëhet më llaf,si çdo pushtues. Për ti shuar krejt memorien historike,për ti prerë  krejt gjuhën,për të djegur krejt trupin,zhuritur deri në hi. Kështu u dëmtuan përpjekjet  qw kishte kryer” Shoqëria kulturore sportive Ismail Qemal”i pranë Bashkise për  një muzeu arkeologjik,qëlloi që kryetari i  bashkisë ishte poeti dhe liriku i  madh Ali Asllani,që atë vit zuri bisedimet me dy arkeolog të ekspeditave italiane dhe franceze Rein dhe Malcone.”Përpjekja’  thekson se me përpjekjet e zotit Ali Asllani dhe atdhetareve te këtij qyteti, vendosen qe te ngrenë muze arkeologjik, pranë portit te Vlorës, ne ndërtesën ku  ka kryer veprimtarinë Qeveria e Ismail Qemalit më 1912.Muzeu arkeologjik i Vlorës u inaugurua me 8 tetor 1937, ku i  pranishëm dhe ministri francez z. Louis Mercier. Mirëpo edhe shqiptarët në një mëndje diku aty nga viti 1925 shkatërruan një dëshmi tjetër të pavarësisë, shtëpinë e flamurit.. Edhe regjimi paslufte mendoi se duhej ngritur ndërgjegjja kombëtare dhe vlerat e saj,ndërsa shokonin firmëtarët me ligje,dhe  burgje etj,rindërtuan në vitin 1962 me atë stil dhe me atë pamje banesën,selinë e qeverisë,por shtëpinë e flamurit nuk është hedhur asnjë ide. Përse të mos ribëhej,shtëpia ku  u ngrit flamuri?

2. Akti i  origjinal shpalljes së Pavarësisë. Flamuri po cili ishte nga të tre. Shtëpia e flamurit.

a. Akti i  origjinal shpalljes së Pavarësisë. Në vitin 1937 Lef Nosi për 25-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ka sjellë një riprodhim të dokumentit të pavarësisë.

Për dokumentin kryesor të firmosur në Vlorë në ditën e ngritjes së flamurit mbetet mister se ku mund të ketë përfunduar ky akt madhor, ndërsa disponohet ende kopja  e tij.Fotokopje e dokumentit të Shpalljes se Pavarësisë Kombëtare nga Kuvendi i Vlorës me 28 Mentor 1912, qe gjendej ne senduqin e librave të Aristidh Rucit .Firma A. Rruci lexohet qarte (kthimi rrlr, i rr-se se forte ne r të bute, është veçori e të folmes qytetare). Në dokumentin që u botua  dhe që njihej në 50 vitet shkuara mbeti enigmë se përse u hoqën firmëtarët dhe u vendosën fotografit. E.Dilo na sjell këtë të dhënë interesante: “Me 28 Nëntor 1912, pas Shpalljes se Pavarësisë, I. Qemali me shoke dhe populli mbrapa, shkuan ne xhami dhe në kishën kryesore to qytetit të dëgjonin lutjet fetare, udhëhequr nga klerikë shqiptare. Edhe ne xhami e kishe u duken të ngrihen dhe të valojnë dy Flamure të Shqipërisë. Gjithnjë sipas dokumenteve të elbasanasit Lef Nosi, këta të dy flamurë u gjenden ne shtëpitë e Zotërinjve Aristidh Ruci e Eqrem Vlore” (Adem Hodo, Rev. “K:ha e Jone”, f. 9, Nr.10-11-12, vjeti XII, tetor-dhjetor 1973).

Do të ishte angazhuar specialistë të mirëfilltë për të gjurmuar madje për të rënë në tragën e tij sepse  ka gojë  që thonë se ky akt ekziston ndodhet në duart e dikujt  madje K. Frashëri thotë se në vitin 1962 dikush e ka pasur këtë akt. Gjurmimi në shtetin fqinjë ku ka jetuar djali i I.Qemalit dhe nëpër burime të tjera. Më solli nga Belgjika një vlonjate një fotografi historike për një banesë historike të qytetit të flamurit,ai pinjoll i familjeve të vjetra vlonjate por çfarë kërkonte në shkëmbim të saj. Vetëm 10 milion leke të vjetra,asgjë më shumë tha ai. Argjendi i vjeshtës së fundit. Ishte Pikëllimi përbënte perëndimi  dhe rrëzimin e vlerave morale ,fituan ato materiale.

 Ne na duhet ky dokument në origjinalitetin e tij. Na duhet, jo për të rrahur gjokset ,por sepse është pjesë nga gjaku i shqiptarëve. I urti nga do të kthehet, fytyrë e tij rrëfehet i ligu ngado të shkojë ferrin ka si shtroje. Kultura duhet të hedhin në terren studiues jo për  informata, por për të lokalizuar këqyrur dhe për të sjellë në muzeun kombëtar të Pavarësisë, dokumentin origjinalë, nëse është e mundur ose nëse ato fletë ekzistojnë.

b. Flamuri, që u ngrit në orën tre pasdite në shtëpinë e Xhemil beut. Kemi disa variante për këtë rast dhe disa flamuj. Flamuri  i Spiridon T. Ilo .Me datë 27 nëntor 1912, ai qëndroi në shtëpinë e tezes së tij Marigo Posio. Marigo Posio i qepi këtij flamuri një radhë thekësh dhe bëri disa ndryshime tek s Flamuri i   komunitetit shqiptarë që jeton në SHBA..Referimi  i gazetës „Dielli“ mbi një shkrim të Qerim Panaritit :“Ne e dërguam flamurin nga Bostoni në Korfuz një vit më parë se të ngrihej në Vlorë nga z. Ismail Qemali (në vitin 1911). Të gjitha shpenzimet për qëndisjen, paketimin dhe dërgimin e flamurit u bënë nga shoqëria jonë Besa-Besë.“ Në vijim z.Panariti thotë se: “Detyra e mbajtësit të flamurit ju ngarkua z. Naçi Nuçi, ish mësues i gjuhës sonë shqipe në Korçë. Flamuri Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij, flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali, ishte një flamur personal, pronë private e tij, që e mbante në shtëpi si kujtim, të dhuruar në vitin 1909 në Paris, nga një pinjoll i familjes Kastrioti, don Aladro Kastrioti. Ky flamur u ngrit në Vlorë në 28 nëntor 1912. A gjendet brenda këtij muzeu ky flamur? As këtu dhe as gjëkundi. Aty gjenden flamuj të tjerë të çetave patriotike. Studiuesi J.Brahaj ka sjell një botim për flamurin shqiptar.

Kristo Floqi shkruan kështu: Me z.Poga jam dakord sa për flamurin, që ishte një pluhur e kuqe tri metro e gjatë dhe dy metro e gjerë dhe që mbi atë u damkos shkaba dykrenore me ngjyrë të zezë, gjithashtu jam dakord se atë ditë u gatitën edhe 4-5 flamurë të tjerë që valuan në disa zyra zyrtare të ndryshme,si edhe vetë kam bërë fjalë si këto por tjetër herë. Pluhura u ble prej tregtarit Diamand dakord, po cili e hartoi flamurin e Indipendecës dhe kush e kishte gatitur shkabën dy krenore, këto nuk na i tregon z Poga .Është e vertëtë se një terezi s’ja mban mentë emrin kishte qepur disa flamurë po atë,po atë ditë s’u qepën këta flamurë por edhe të tjerë si e dinjë gjithë vlonjatet . Prej ay flamur që nguli atë ditë mbi ballkonin e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës, plaku Ismail Qemali nuk ish prej atyre që qepi ai tereziu që thotë zoti Poga, po ish ay që qepi dora e së ndierës Margo Pozio dhe shqiponja dy krenore ish modeli që me mjeshtëri përgatiti patrioti shkodran i ndjeri Dom Mark Vassa. Këtë e dinë të gjithë vlonjatet e sidomos z .Seid Qemali, Qazim Kokoshi, Hamza Isai, Ymer Radhima, Faik Kreshpani, Ibrahim Shyti etj, që ishin në shtëpinë e Marigosë kur përgatitej ajy flamur bashkë me disa të tjerë që e prisnin me padurim. Këtë dijnë edhe vet Xhemil bej Vlora që ish atje në shtëpi të vetë kur u suall ajy flamur e dijnë edhe zoti major Bilal Nivica, adjutanti ahere i Ismail Qemalit si dhe bijtë e Ismail Qemalit  z. Ethem dhe Qazim bej Vlora dhe sa e sa vlonjatë e delegatë të krahinave të ndryshme,që ishin prezent atë ditë të shënuar.

c. Ndërtesa e flamurit është prishur sipas të dhënave në vitin ‘25 dhe u kthye në lulishte. Banesat e familjes Vlora aso kohe emërtoheshin saraje.Këto banesa ,pra  sarajet e familjes Vlora ishin  të përbëra nga dy godina të mëdha. Godina ku u ngrit flamuri  quhej Selamllëku dhe këtë  emërtim siç do ta shohim na e sjell në kujtesë,kujtimet e E.Vlorës. Godina e flamurit  siç paraqitet  nga një foto e cila qarkullon kudo në botime ka gjithashtu  një skicë që është ruajtur deri në ditët  sotme  tregon një godinë  të madhe  për nga lartësia dhe gjerësia e saj. Në fotografin e cila është origjinale  ku shfaqen tre katet e banesës nga katër siç shqipton më tej E.Vlora .Janë tre katet e banesë historike që u rrafshua diku nga vitit 1925. Edhe këtë vit- shuarje të saj e sjell po ky dëshmitar. Pozicionimi i kësaj banese historike: gjendej në vendin ku është monumenti i flamurit inauguruar në vitin ’72, ai kap pikën e 17 m lartësi dhe i gjithi në bronz dhe pjesa tjetër cek lulishten  e flamurit ku gjendet varri i kryetarit të Qeverisë së Vlorës, Ismail Qemali, vendosur  edhe një skulpturë e titulluar “Flamurtari” e skulptorit Odise Paskali. Eqrem bej Vlora thotë se: Në hyrjen juglindore të qytetit të Vlorës, në kryqëzimin e shumë rrugëve, që duke zënë fill nga Rruga e Skelës, të çonin në qendër të qytetit, në mes të një parku të madh prej 40.000 metrash katrorë, rrethuar me mure të larta tetë-metërshe dhe me dy porta në të, ka qenë deri në vitin 1925 një ndërtesë e stërmadhe me një tjetër më të vogël përpara. Ai ishte konaku i Vlorajve, përfshi haremin (banesën e grave) dhe selamllëkun (banesën e burrave).Shqyrtojmë selamllëkun ose të njohur si banesën e burrave. Ndërtesa ka pasur tre kate lartësi një numër të madh dhomash korridore dhe ambiente të tjera. Zhbirimi në pamja e parë majtas tregon pozicionin e dritareve të çdo kati .Dritaret  e katit të parë  janë të gjitha me hark dhe duken rreth 6 copë  ndërsa në fakt kanë qenë më tepër por kaq kanë hyrë në fokusin e fotos. Janë dritare të njohura për kohën të vogla të larta por të ngushta duke përfunduar me hark .Në dritaret  e katit të dytë majtas janë rreth 7 copë të cilat na shfaqen në disa forma të çrregullta .E para dhe kryesore ku u shpalos flamuri është më  madhe se të tjerat është edhe derë .Duke treguar se portën hyrëse për në saraje. Përpara saj shquhen qartazi shkallët,nga lartësia e banesë zbresin duke cekur tokën.

Kati më sipërm duken dritare me forma drejtkëndësh pa hark ,ku shquhen rreth 8 të tilla majtas . Kurse ne krahun e djathtë  shquhen tre të tilla  të vogla një e madhe po kaq gjenden edhe  një kat më poshtë. Kjo është banesa Xhemil BeJ Vlorës. Të gjithë autorët që përshkruajnë ngjarjen madhore të 28 nëntorit mbështesin qëndrimin se delegatët janë mbledhur në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës, kushëriri i Ismail Qemalit. Godina tre kate e Xhemil bej Vlorës gjendej aty ku është sot monument kushtuar pavarësisë .Shtiza e Flamurit është e ndërtuar ka vendin e lartësimit të flamurit kombëtar .Mendohet se kjo shtizë përkon me dritaren e katit të dytë të selamllëkut ku u ngrit Flamuri, pasditen e 28 nëntorit. F.Paskali, bija e skulptorit Odise  ka shkruar :  Që shtiza që ngrihet flamuri kombëtar çdo 28 nëntor në qytetin e Vlorës, është krijuar nga babai im Odhise Paskali në vitin 1932? Që memoriali i varrit të Ismail Qemalit me figurën e Flamurtarit është vepër e babait tim .Odhise Paskali, vepër e vitit 1932?  Që këto 2 vepra janë inauguruar më 28 Nëntor 1932?? Duke ju referuar sërish E. Vlora,.me dëshmi autentike  nxjerrim gjysmë fraze " ku ai shprehet U mblodhëm të gjithë në selamllëk ….Pra te sarajet e Xhemil beut. Kati i tretë paraqitet me 17 dritare të cilat sipas ideatorit përfundon secila me hark.. Kati i dytë, ka 11 dritare dhe vendë hyrjen, në foton origjinale ato shfaqen në formë të çrregullt disa më të mëdha dhe disa më të vogla. Disa përfundojnë me hark dhe disa përfundojnë  në formë trekëndëshi. Ndërtesa u shemb në vitin 1925 .A mund të rindërtohet ajo duke ruajtur origjinalitetin,elementët strukturor por në madhësi dhe më e vogël se ekzistuesja?

Muzeu i Pavarësisë Kombëtare është ndërtesa ndodhet në Vlorë, qyteti ku flamuri kuq e zi, rreth 100 vite më parë, në ditët e fundit të vjeshtës të vitit 1912, u ngrit ky flamur duke shpallur independencën e shtetit shqiptar.Ka dy dritare për çdo kat si dhe dy dyer. Porta hyrëse brenda godinës autoktone,sipër porta e daljes në ballkon. Në katin e dytë, në ballkon është i shpalosur një flamur që rri vazhdimisht aty si tregues domethënës, përcjellës i gjurmës dhe historisë sonë. Në pamjen e majtas gjenden dhe dy dritare të tjera. Në korridorin hyrës brenda janë disa tablo me foto në përmasa të mëdha të luftëtarëve të pavarësisë kombëtare si dhe nga kryengritjet shqiptare për pavarësi. Kjo është ndërtesa e selisë Qeverisë së Ismail Qemalit. I vetmi në llojin e vetë. Në origjinalitete ka pajise dhe disa sende personale . Gjenden flamuj origjinal. Një flamur të patriotit Sali Butka, ngritur në Kolonjë. Një portret dhe një pikturë e Marigos. Dhoma e parë e godinës së muzeut është “parathënia e pavarësisë”, ku është pasqyruar rrugë nisja drejt Rilindjes Kombëtare,me fakte dhe dorëshkrime të pakta. Të pasqyruara janë edhe 3 vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881.Fotot e Abdyl Frashërit, Ymer Prizërenit,Sulejman Vokëshit,Iliaz Dibrës. Libra origjinale shqipe si gramatika të gjuhës shqipe në toskërisht,abetarja e S. Frashërit, libri”Vdekja e Pirros”,”Bageti dhe bujqësi” e Naimit, gazetat e kohës ’Koha”,”Shkupi’,”Drita”.”Liri e Shqiptarëve”.Deri në rrugë-mbritjen e vitit ’12 është përshkruar një vargan ngjarjesh. Lexohen pas shkollave shqipe në Korçë,normalja në Elbasan,në Kosovë,kongresi i alfabetit me kryetar Gj.Fishtën .Ardhja e librave shqip, që ndiqte tre drejtime drejt Manastirit në itinerarin Stamboll, Sofie, Bukuresht . Memorandumi i Gërçes,Lufta e Pejës. Mbledhja e Bukureshtit. Itinerarin e ardhjes së diellit,Ismail Qemali në rrugëtimin Stamboll-Bukuresht-Vjenë-Trieste-Durrës,i shoqëruar nga l.Gurakuqi, S.Ilo, Dh.Berati. Pikturuar nga piktori artist Nestor Jonuzi,rruga e tyre është e gjallë. Në Vlorë I.Qemali erdhi nga kushtet,që ju diktuan. Me ftesat e bëra në Bukuresht u lajmërua Vlora, pikë mbritja e tyre. Në 28 nëntor,pasdite .U nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe ju dërgua fuqive të mëdha. Me këtë punë dokumentet citojnë se është marrë Lef Nosi,duke dërguar qeverive njoftimin .Edhe shqiptarëve e patriotëve në krahina të vendit është dërguar mesazhi me thënien”Independenca e Atdheut u shpall”. Në korridor një tavolinë me shkresa si ka qenë atëherë e asaj kohe. Luftëtarë shqiptarë të Idriz Seferit në një foto me ngjyrat e kohës Tavolina e kryeministrit të parë ka në origjinal shkrimin e tij në shqip. Fermani  i sulltanit për I.Qemalin është i vulosur dhe i shkruar në origjinal. Salla e mbledhjeve të qeverisë Vlorës,në krye kryeministri dhe anash ministrat shqiptarë përpara janë flete apo vendimet e qeverisë,përmbi karrigen e kryeministrit është flamuri kombëtar .Në mur portretet e ministrave të qeverisë Vlorës,sipas pozicionit të tyre,fillon me kryeministrin dhe ndiqen nga zv/kryeminsitri dhe ministrat. Nuk është ndonjë godinë me arkitekturë modern. Ka 6 dhoma.8 pavijone dhe 2 sallone. Ka qenë selia e parë e qeverisë së I.Qemalit. Në 1962 shpallet muze kombëtar i pavarësisë. Muzeu i pavarësisë Kombëtare ka patur vazhdimisht një varësi nga bashkia e qytetit të Vlorës. Me një vendim të Qeverisë në vitin 2006, dhe me interes ish-Ministrit të Kulturës,Bujar Leskaj,muzeu i Pavarësisë kombëtare merr një status tjetër më të rëndësishëm duke shprehur rëndësinë e tij. Muzeu në Skelë të Vlorës nuk e ka të shkruar gjithë atë histori as të arkivuar .As të digjitalizuar. Nëse se të gjitha fokusimet mbeten brenda një qyteti siç është Vlora që realisht ka qenë kryeqendra e asaj dite të rëndësishme , por të mos i lëmë historisë asgjë mangët. Në SHBA ka pasur gazeta shqiptarësh deri vitet e fundi, që kanë sjellë dokumente historike e foto të ruajtur nga kjo  ngjarje historike, fotografi të cilat u marrën me vete nga mërgimtarët të cilat i botuan ose i arkivuan nëpër vendet që mërguan. Ne kemi nevojë të njihemi dhe ti kemi të përhershme nëpër memurë,arkiva të gjitha fotot apo dokumentet shqiptare,që kanë gjezdisur botën. Shqiptarët  e diasporës e shkruanin ndryshe historinë e kësaj dite pa retushime nëpër gazetat apo media që kishin ku hedhin lajmet e ndryshme. Dokumente të tjera gjenden nëpër arkiva të shqiptarëve të cilët i ruajnë si sytë  e ballit, por nuk ekspozojnë sepse askush nuk ua kërkon duke i lënë këto dokumente të mbeten të harruar të groposura dhe të pa-ekspozuara. Shumë studiues dhe të tjerë të interesuar në këtë fushë shprehen se disponojnë ose kanë parë materiale, që gjenden  nëpër arkiva të ndryshme personale. Këto dokumente mund të thithen nga institucionet të cilat kanë këtë mision. Nuk mund të presim dhe gjithë kohën të shpresojmë se një ditë këto do të bëhen. Duhet të mblidhen të gjurmohen dhe të bëhen publike .Por  misioni këtu nuk përmbyllet gjithsesi. Le të arkivohen nëpër muzeumet tona kombëtare të mos i  lëmë të varrosura në ndonjë qoshe apo arkiv të mbytur nga pluhuri. Nesër do të na quajnë vdekatarë të tretur nga vjeshtat. Mirësia është një dritë/që nuk shuhet kurrë. Kjo është historia jonë prandaj  kërkohet që ajo të ketë vendin e saj. Vetëm F.SH  në Vlorë ka të trashëguar një arkiv të madh me dokumente dhe gazeta, që do të mund të plotësonin dhjetëra hapësira boshe të këtij apo muzeve të tjera të vendit tonë që janë kaq të varfër në dokumente .Krahas kësaj  këto dokumentet kërkohen të studiohen dhe të shikojnë dritëzën e botimit. Ndër rrugët më të thjeshta është që këto dokumente duhen të ruhen dhe ti krijojnë mundësi studiuesve të saj të shprehen për të marrë informata që do tu duhen në punën e tyre kërkimore studimore. Ministria duhet të licencojë këto pasuri arkivale duke ndërmarrë vetë hapat  e nevojshëm. Ndër rrugët më të vështira është të bësh këtë punë si gjeologu kërkon diademën e skërkave. Sepse ditët e këtij muzgu ne i kemi parë herët. Sepse jemi më të përvëluarit për arkivat sepse ato ose i gjetëm të djegura ose të grisura, ose të zhdukura nëpër mjegulla historie. Rruga, që përshkoi plaku i Vlorës për në Vlorë ka nevojë të plotësohet me fakte të reja. Ka nevojë të detajohet. Ka nevojë të plotësohet dita kur u ngrit flamuri në qytete të tjera .Vitet e fundit janë botuar mjaftë dokumente, që të grishin për këto datat,por ende nuk është një e tërë sepse ato ndodhen diku të botuara, në ndonjë speciale periodiku por ende nuk janë bashkë të gjitha të dhënat. Po i kësaj rëndese mbetet edhe dita e ngritjes së Flamurit. Një periodik e përcjell ndryshe, tjetri ndryshe dhe tek secili gjene fjalë të ndryshme të I. Qemalit. Pyetja, që shtreson gjithë këtë radhë  është : E vërteta e fjalëve të plakut të Vlorës ku është thënë e plotë? A do të mund studiuesit të na sjellin një ndërtim të saktë me të gjitha këto dokumentet që janë zbuluar, që janë publikuar deri në Amerikën e largët? Sepse ende mbetet dossier periodikësh  shqiptar dhe jo studim i zërave të njohur të historiografisë shqiptare. Në këtë pikë  mendimi që  duhet rrahur është që edhe shtëpia e  selisë së qeverisë së Vlorës ë duhet të ketë dokumentet origjinale në stendat e saj. Një ridimesionim i këtij muzeu duhet nga strukturat shtetërore .Për një risistemim foto,dokumente,armë,vepra arti, të personaliteteve shqiptarë të periudhës së rilindjes dhe pavarësisë kombëtare madje me kënde të veçanta të jenë firmëtarët ,sendet dhe pajisjet e tyre,sikurse edhe dhomat e ministrave të qeverisë. Sikurse në shkollën Nr 1 që ka qenë dhoma e punës e ministrit L.Gurakuqi një muze i këtillë, atje duhej bërë për arsimin një muze jo nga këta këndet që kanë bërë shkollat a u hedh dot një sy?

Të njëjtat fotografi dhe ca fjalë për pavarësinë. Një ridimesionim i tillë duhet të fillojë duke filluar me arredimin e brendshëm duke sjell e përgatitur pajisje ne origjinalitetin  e tyre duke e pasuruar me dokumente që do të mund të blihen nga arkivat personale që janë duke i ruajtur, por që askush nuk ka tagër ti vizitojë arkivat personale, në digitalizmin në vendosjen e  sisteme  për ruajtjen e  ajrimit të sistemit të alarmit dhe ç’është më kryesorja,në ditët ku Vlora mbahet e bllokuar nga ujërat e shirave të rrëmbyeshëm ruajtjen nga përmbytja e cila disa vjet më parë  e përfshiu edhe katin e parë. Madje ajo dysheme me pllaka të kuqe një ditë duhet të ndryshojë. Ky muze, që nga koha që ju dha statusi kombëtar  është punuar duke ngritur numrin e vizitorëve por edhe pasurimin e tij. Aktualisht sfidat edhe në këtë fushë janë  akoma të mëdha. Shtëpia e selisë së qeverisë së Vlorës nuk mund të jetë njësoj si muzeumet e dikurshëm, që sot gjenden rëndom e të shpërndarë qyteteve tona, nga një në çdo qytet me të njëjtën fytyrë. Shqiptarët në diasporë, që disponojnë të dhëna dhe objekte që dot  jenë të mirëpritur t’ja lënë historisë dhe të ruhen në këtë muze kombëtar. Tre grupe pune mund të sjellin ndryshimin e tij nëse ata punojnë për një qëllim në tre drejtime: historianët, arreduesit dhe gjurmuesit, nga ku këta të fundit do tu duhen ditë dhe ditë për të rënë në gjurmë të dokumenteve që do të duhen të rikthehen në shtëpinë e pavarësisë për ti parë historianët për ti  vlerësuar studiuesit dhe specialistët dhe për ti vendosur në mënyrë bashkëkohore, por duke ruajtur gjurmët e kohës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat