Investimi nuk i kalon milionat që bëhen dëme çdo vit

Opinione

Investimi nuk i kalon milionat që bëhen dëme çdo vit

Nga: Ing. Dod Doçi Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 23:19
Dod Doçi

Shqipëria, këto ditë, është nën ujë nga përmbytjet e reshjeve të shiut e vërshimet e lumenjve. Sigurisht, dihen të dhënat hidrometeorologjike për të gjithë lumenjtë kryesorë të vendit tonë. Ato janë aty, të sakta, publike.

Lumenj të shumtë e përshkojnë vendin tonë nga Lindja në Perëndim dhe në drejtime të tjera. Shumica e tyre derdhen në detin Adriatik e disa në detin Jon. Lumenjtë më të rëndësishëm, të radhitur sipas prurjeve mesatare shumëvjeçare të ujit, janë me këta tregues:

Buna - 44 km i gjatë, me 652 metër kub ujë në sekondë.

Drini - 285 km i gjatë, me 340 metër kub ujë në sekondë.

Vjosa - 272 km i gjatë, me 210 metër kub ujë në sekondë.

Semani - 281 km i gjatë, me 95 metër kub ujë në sekondë.

Mati - 115 km i gjatë, me 74 metër kub ujë në sekondë.

Shkumbini - 181 km i gjatë, me 60 metër kub ujë në sekondë.

Një plan kombëtar investimesh, afatshkurtër dhe afatmesëm, i studiuar nga inxhinierë hidroteknikë, mendoj se e zgjidhë këtë problem... Investimi nuk i kalon milionat, që bëhen dëme çdo vit në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat