Njeriu mendje lehtë dhe i pa integruar e shkrep armën për të festuar!

Opinione

Njeriu mendje lehtë dhe i pa integruar e shkrep armën për të festuar!

Nga: Dedë Preqi Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:00
Dedë Preqi

Nëse dikush do ta kishte idenë të bëhët ligji për mbajtjen e armëve me leje për qytetarët kosovar, ndoshta do ta gjente përkrahjen e kësaj ideje, sikur të funkciononin normat ligjore dhe etika morale e njerëzve në këtë shoqëri, apo sikur këta njerëz do të drejtoheshin kah e vërteta e mirëkuptimit dhe civilizimit njerëzor dhe se askush nuk do të gabonte të bëjë diçka të keqe, madje as atëherë kur do të kacafytëshin në mes vete dhe me armë në brez nuk do ia zbrazin njëri-tjetrit!....

Në shoqërinë dhe rrethin tonë shoqëror, është e pa mundur të definohet një ligj i tillë, apo të kopjohet nga ndonjë vend tjetër, sepse përgjegja që duhet të marrim përbëhët nga veprimi i drejtë dhe anasjelltas, në përmbushjen e detyrave të cilat jeta dhe ligji na i ka vënë në veprim. Edhe SHBA-të, padyshim vendi më demokratik dhe më i fuqishmi në mesin e të gjithëve, e ka miratuar një ligj të tillë, i cili paraqet njërin prej shumë rastëve, duke e vënë në sprovë një gjë e tillë edhe këtë shoqëri moderne.

Kosova është largë asaj të një miratimi dhe ligji të tillë, sepse armët paraqesin rrezikun më të thellë që mund ta shkatërrojnë dhe acarojnë këtë shoqëri dhe nëse këtij fenomeni do t’ia shtojmë edhe ligjin për mbjatjen e armëve legale, para së gjithash do paraqiten probleme edhe më të ndërlikuara,  edhe pse do donim të ishim më të mirëkuptuar dhe të integruar në këtë aspekt dhe në të tjera, por, mentaliteti i këtij populli përmbanë gjithherë diçka të veqantë në vete, të cilin e karakterizon ngutia dhe gjaknxehtësia më njëri-tjetrin.

Kjo nënkuptohet vetëvetiu, nëse i marrim parasysh edhe ngjarjet e hidhura në vendin tonë, të cilat shkakëtohen nga armët legale dhe ilegale, që njerëzit i përdorin në mes publikut nëpër festa dhe ahengje të ndryshme, duke gjuajtur në anë të ndryshme dhe shpeshherë edhe në mënyrë të pa kontrulluar, që nga plumbat qorr përfundojnë edhe me fatalitete të njerëzve të pafajshëm.

Është shumë e logjikshme dhe domëthënëse thirrja e qeverisë dhe policisë së Kosovës, të cilët u bëjnë thirrje qytetarëve të vendit, duke thëne se, të festohet me zemër dhe jo me armë. Prandaj, këto ditë sjellja e zyrtarëve të lartë nga qeveria e vendit, në mesin e tyre edhe ministri i diasporës, ish kryetari i komunës si edhe këshilltari i zevendësministrit dhe të tjerë,  gjuajnë një rrëbesh rrefallesh në një ahengj, duke festuar me armë zjarri, që krijojnë një opinion dhe mesazh të keq këtij vendi, i cili nuk shpëton as nga syri i popullit pa vërejtje si edhe nga mediumet dhe opinionet e ndryshme.

Në Kosovë kemi shumë raste tragjike që janë shkakëtuar me armë zjarri nga njerëzit e pakujdesshëm, duke festuar me armë dhe nga gjuajtjet e plumbave qorr, janë privuar shumë njerëz nga jeta. Tek qytetarët duhet të ekzistojë vetëdijësimi dhe kujdesi ndaj këtij fenomeni të shkrepjes së armëve, që nuk tregon mburrje as krenari, por shkakëton shëmtim dhe ligësi në një shoqëri. Dhe hallka që do ta stoponte këtë fenomen të neveritshëm dhe të dëmshëm në shoqërinë kosovare, do të ishte zbatimi dhe procedimi i legjeve ndëshkuese, duke dhënë përgjigjen më të mirë dhe më korekte për rastet e tilla.

Në këtë pikparje është edhe një rrëfim shumë pak mbresëlënës, që ka të bëjë me deputetët e Kuvendit të Kosovës, për të cilët flitet se, shumica e tyre posedojnë armë legale, së cilës do t’ia shtojmë një patericë ndjellakeqe, që nënkupton ndjenjën e pasigurisë e njerëzve të tillë, duke i krijuar kushte vetëvetës në këtë mënyrë, që në vendet e lira dhe demokratike nuk do e hasim në asnjë vend tjetër të botës.

 Qytetarët e Kosovës dhe qeveritarët e saj, përveq fushës së betejës kundër pushtuesit, kësaj here ti lëmë armët në një anë dhe ta zejmë hapin në planin e projekteve dhe zhvillimëve njerëzore dhe të bashkohemi me vendet tjera, të cilat përmes përvojave dhe suksesëve, kanë arritë dhe kanë krijuar vepra të mëdha në krijimin dhe  zhvillimin e shtetit të tyre.

Prandaj, ngjarjet e tilla të përcjella edhe me doza fataliteti, që ia shkakëtojmë vetëvetës, në fakt ia imponojnë tërë kuptimin të ardhmës dhe jetës së këtij populli dhe krejtë asja bote, sëcilës i rrah pulsi i brendshëm i saj shumë i dhimbshëm dhe i brishtë. Dhe ngjarjet e tilla, aqë më pak janë në gjendje të na shërojnë nga plagët e kaluara dhe që sinjalizojnë ndonjë tingull shpresëdhënës, apo insistim optimist, kur shkakëtarin e të këqijave do ta gjejmë te vetëvetja.

Ndërkaq, duke pasur parasysh se, të ardhmën e Kosovës e kemi akoma të pa qartë, apo të okupuar në pjesën veriore, prandaj insistimi i atyre që duan të tregojnë trimëri dhe krenari me rrefallët e tyre, nuk e përjashton turpin, që duhet ta bartin mbi supet e veta sëcili për gjestet e tilla,( sidomos luftëtarët e lirisë) kur Kosova dhe populli i saj, akoma lëngon nga plagët e okupatori serb. Nga tragjika e kësaj lufte, i kemi mbi 12 mijë njerëz të vdekur, të torturuar e të masakruar, mbi 20 mijë gra e motra të dhunuara dhe 16oo të tjerë, ku akoma nuk u dihen eshtrat e tyre.

Festat dhe ahengjët ti festojmë pa ndalur gjithë së bashku, pa dallim feje dhe etniteti, pa dilema dhe rezerva, pa armë dhe shkrepje, për të pranuar fatin tonë të dhembsurisë dhe për të vazhduar me sukses rrugën tonë  të ardhmërisë, për një Kosovë më të begatshme dhe më të rehatshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat