Izraeli sulmoi një “bazë” iraniane në Siri dhe rrezikon konfrontimin me Rusinë

Opinione

Izraeli sulmoi një “bazë” iraniane në Siri dhe rrezikon konfrontimin me Rusinë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 22:39
Sherif Ramabaja

Luftës qytetare në Siri dalngadal po i afrohet fundi, kurse kaher është përgatitur dhe thuaja se ka filluar një luftë e re. Kështu u komentua ditët e fundit në disa media gjermane. Në njërën anë qëndron Irani dhe Rusia, kurse në anën tjetër ndodhen Izraeli dhe SHBA. Qështja është se kush do ta kontrolloi këtë rajon gjeostrategjik në Lindjen e Mesme, pas përfundimit të konfliktit. Kush do të përfitoj dhe do krijoj përparësi në këtë udhëkryq gjeostrategjik.

 Rusia dhe Irani në mënyrë masive e kan përkrahur Asadin dhe tash duan që t`i vjelin frytet e një përkrahje të tillë. Rusia në Tartus do të ndërtoi portin detar për nevoja të veta si dhe ka lidhur marrëveshje ekonomike dhe ushtarake me Sirinë.

 Irani ndjek një qëllim strategjik mjaft të rrezikshëm. Teherani ëndërron përmes një koridori tokësor të dal në Mesdhe, kurse po ashtu në Tartus dëshiron që të ndërtoi një bazë të veten ushtarake. Irani njofton se dëshiron të stacionoi trupa të përhershme ushtarake dhe aeroplanë luftarak në territorin sirian. Kjo do të thotë që sa më shumë t`i afrohet afër kufirit, armikut të tij numër një, Izraelit. Këtë mundësi të Iranit dëshirojnë që ta evitojnë me çdo kusht SHBA dhe Izraeli. Deri tash kjo ishte bërë më tepër vetëm në mënyrë retorike.

Të shtunën Izraeli kishte bombarduar kazermën ushtarake në jug të Damaskut, ku Irani planifikonte t`i vendoste trupat ashtarake. Ky bombardim izraelit ishte një vërejtje si për Iranin, po ashtu edhe për Rusinë. Izraeli kishte kryer sulme në Siri kryesisht për t`i ndërprerë rrugët e furnizimit me armë të milicëve sheitë në Liban, që në eskalim të situatës, sulmojnë Izraelin.

Izraeli nuk mund të lejoi një rrezik të tillë që trupat iraniane të stacionohen në Siri dhe afër kufirit izraelit. Ky do të ishte një vend stacionimi për ta sulmuar Izraelin kur dihen deklaratat  e Mullave iranian për ta zhdukur Izraelin si shtet. Ky ishte edhe një sinjal i qartë drejtuar Moskës dhe Putinit se Izraeli ka një linjë të kuqe të cilën për interesin e tij ekzistencial do ta mbroj . A do ti bëj Moskës kjo përshtypje nuk dihet, po deri më tash s kishte kurrfar reagimi zyrtar e as të mediave. Do të thot kjo se Moska e kupton Izraelin, apo nuk dëshiron që në këtë cështjte të përzihet, mbetet të shihet.

Putini nuk dëshiron t`i prish marrëdhëniet me Teheranin

Interesat ekonomike të Rusisë me Iranin jan të larta prandaj edhe Moska nuk dëshiron ta stopoi praninë ushtarake të Iranit në Siri. Sinjali në këtë rast ndoshta më tepër i drejtohet Asadit dhe Teheranit ngase Izraeli nuk do të lejoi stacionimin dhe praninë e përhershme ushtarake të Iraniane në Siri.

 Ambasadori rus në Izrael kishte deklaruar se nëse trupat iraniane i afrohen kufirit izraelit është legjitime. Kjo ishte një përgjigje pasi Izraeli kishte deklaruar se nuk do të lejoi që trupat iraniane t`i afrohen kufirit tonë më afër se 50 kilometra. Një konfrontim dhe sulm i hapur mundet shpejt të eskaloi nëse herën tjetër mund të ketë viktima në mesin e ushtarëve iranian. Qëndrimi amerikan në këtë rast është i njohur. Palëkundur do të jenë dhe do ta mbrojnë shtetin izraelit. Këtë e din mirë si Teherani, po ashtu edhe Moska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat