Gjilani do të duhej të vëllazërohet e binjakëzohet me Medvegjën, Preshevën, Bujanocin, Kumanovën e Likovën

Opinione

Gjilani do të duhej të vëllazërohet e binjakëzohet me Medvegjën, Preshevën, Bujanocin, Kumanovën e Likovën

Nga: Refik Hasani Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 23:23
Refik Hasani

Me miliona Euro kemi humbur për gati dy  dekada ne trekëndëshi kufitarë që nuk kemi ditur të shfrytëzojm  fonde e donacione që ndahen çdo vit nga Këshilli i  Europës në projekte për  bashkëpunim  ndërkufitarë. Gjilani si qendër e Rajonit të Anamoravës është dashur të jetë iniciatore e këtyre projekteve për të thithur këto fonde.

 Bashkëpunimi ndërkufitarë është më se i domosdoshëm të fillohet sa më par, pasi ndërvarësia gjeografike, mjedisore, urbane, rurale dhe ekonomike janë parametra që duhet bashkëpunuar në mesë Komunave kufitare.  Bashkëpunimi do të prodhonte efekte  që të binjakëzohen, vëllazërohen dhe miqësohen Komuna e Gjilanit me Komunën fqinje të Preshevës, Bujanocit, Kumanovës dhe Likovës. Kurse mbetët të caktohen dhe precizohen sferat e përgjegjësisë në mes të Komunave të Gjilanit me Komunën e Preshevës dhe ate të Bujanocit kamë shumë fusha të veprimit dhe gati se dallimi është shumë i vogël.

Kurse Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës dhe atë të Likovë ka ndryshime dhe më pak kemi fushatë bashkëpunimit. Bashkëpunimi ndërkufitarë mundë të përkufizohet si marrëdhënie fqinjësie midis autoriteteve Lokale në të dyja anët e kufijve. Kuvendi Komunal i Gjilanit  arriti që të marrë vendimin që formoj një Komitet dhe tani nuk na mbetë gjë tjetër vetëm të fillohet sa më parë me aktivitetin në fushë veprimin e saj të bazuar në kritere, rregulla, parime e praktika të përcaktuara paraprakisht me Komuna gjegjëse. Duke marrë për bazë identifikoj  një së çështjes që presin duhet së pari prioritet të caktuar për fillim. Duke u nisur në bashkëpunim të ndërsjellët të Komunave tona kufitare në një bashkëpunim  reciprok të fillojmë së funksionari pasi kërkohet një evidentim, regjistër dhe statistikë zyrtare që duhet poseduar.

Pse nuk mundë të punohen pasurit e dy anëve të kufirit , këto janë çështje që duhet shtruar, trajtuar  si Komitet si filtri i parë dhe tek pastaj të rekomandohen të kalojnë nëpër Kuvende gjegjëse Komunale duke ju Rekomanduar Qeverisë dhe Parlamentit  për lehtësim dhe bashkëpunim. Kur jemi te kufiri mundë ti referohemi edhe praktikave që kanë ndjekur dhe janë duke ndjekur shtetet e Evropës për këto çështje.

Komiteti do të mundë të identifikojnë afërsi të dy anëve duke bërë plane e projekte të përbashkëta edhe ndonjë investim të përbashkët në infrastrukturë dhe qarkullim të lirë të mallrave. E veçmas kur jemi te hartimi i planeve e përpjekjeve ku ka  fonde të posaçme  për investime nga Këshilli i Evropës dhe mekanizmave tjerë Evropian si në ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturoro-historike, zhvillimin e aktiviteteve kulturore, në organizmin e garave në sportive në shumë disiplina, në ruajtjen e ambientit, në investimin në Bujqësi e infrastrukturë  në lehtësimin e kalimeve kufitare dhe disa mallrave.  

Ky Komitet do të krijon efekte të mirëfilltë më shumë se bashkëpunim ndërkufitar,por do të krijon efekte të bashkëpunimit, miqësor, fqinjësor dhe  vëllazëror, duke ngritur shumë çështje të Komunave, do të trajtohen së bashku probleme dhe shqetësime të përbashkëta. Ne, jemi që edhe Prizreni të bashkëpunoj ngushte në mënyrë vëllazërore, miqësore e të binjakëzohen me Tetovë e Kukës, Peja me Plavë, Rozhaj e Gusi etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat