A ka turpi kufij?!...

Opinione

A ka turpi kufij?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 17:20
Dibran Demaku

Lidhja e shkrimtarëve të mërgatës me seli në Gjermani kohë më parë me rastin e katër vjetorit të themelimit,kishte shpallur konkurs anonim letrar për krijimtari artistike dhe atë në fushën e poezisë.Udhëheqësit e kësaj lidhjej e sidomos kryetari i saj kishte shkruar me pompë nëpër mjete të ndryshme të informimit se konkursi në fjalë ishte gjithëkombëtar dhe se në te kishin të drejtë pjesëmarrjeje të gjithë krijuesit e poezisë nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe ata të diasporës.Përveq tjerash ai,pra kryetari i Lidhjes në fjalë kishte propaganduar me të madhe se kushtet e konkursit anonim do të respektoheshin deri në maximum…Por kështu do të ishte vetëm ne fillim,sepse sam ë shumë që afrohej dita kur do të mbahej manifestimi letraro-artistik,ai pra kryetari i Lidhjes,kishte filluar të ftonte pjesëmarrësit e konkursit që t`i lajmëroheshin atij,për shkaqe që vetëm ai i dinte?!...

Dhe kur njërin nga pjesëmarrëit e konkursit anonim do ta ftonte publikisht që lajmërohej në adresën e Lidhjes në fjalë,pothuajse që të gjithë pjesëmarrësit e konkursit nëfjalë e kishin kuptuar se në atë mes po luhej një lojë?!Dhe atë lojë nuk do ta bënte askush tjetër përveq kryetarit të Lidhjes në fjalë.Ai se edhe shumë herë deri me tani,dëhironte q t`i identifikonte pjesmarrsit e tek pastaj pjesmarrsit e identifikuar t ia propozonte Jurisë për shpërblime?!Meqë disa nga pjesëmarrësit as nuk ishin lajmëruar dhe as që kishin marrë pjesë në manifestimin në fjalë,edhepse Juria poezitë e tyre i kishte nominuar për t`i shpërblyer,kryetari i lidhjes kishte ngulur këmbë,se ata që nuk ishin prezentë,nuk duhet të shpërbleheshin,paqka se poezitë e tyre,sipas Jurisë ishin më të mirat?!Thuhet se Juria kishte këmbëngulur në të veten,ndërkaq kryetari në të tijën?! Dhe në fund Juria kishte larguar poezitë e atyre që nuk ishin atë ditë present dhe kishin shpërblyer disa poezi të autorëve qe paskan qenë prezentë?!Dhe kështu,manifestimi letraro-artistik kishte degraduar për shkak të tekeve të kryetarit të Lidhjes në fjalë?!Megjithate,një pjesë të fajit e kanë dhe duhat ta bartin mbi supet e tyre edhe anëtarët e Jurisë,të cilët nuk do të duheshin të binin pre e manipulimeve të kryetarit?!...

Të nesërmen Lidhja e shkrimtarëve të mërgatës kishte planifikuar të mbante edhe kuvendin zgjedhor,ku do të duhej të zgjidhej kryesia e re!Por,e nesërmja do të vinte dhe as do të zgjidhej kryesia e re e as kryetari i ri,sepse në kuvend nuk do të paraqitej i famshmi kryetar,i cili vetëm pak orë më herët kishte koontribuar që të degradonte deri në kufijtë e refuzimit edhe konkursi anonim?!Kot kishin pritur pjesëmarrësit se mbase kryetari i famshëm ishte vonuar për ndonjë shkak objektiv,por edhe pasiqë kishin kaluar disa orë ai nuk ishte dukur!Pjesëmarrësit(të ardhur nga vende të largëta europiane) ishin shpërndarë të revoltuar?!

Tash flitet se kryetari i famshëm i Lidhjes me këtë mosardhje në kuvendin zgjedhor paska fituar të drejtën që të jetë kryetar i Lidhjes në fjalë së paku edhe për dy vite?!Kështu e thënka statuti i Lidhjes në fjalë?!...

Duke dëgjuar këto thashethëna seç m`u kujtua një ngjarje e vërtetë që kishte ndodhur në fshatin tim para më shumë se gjysëm shekulli më parë.Ajo ngjarje e ndodhur flitet edhe sot e kësaj dite nëformë barcolete:Lidhja e rinisë socialiste të fshatit tim,me sugjerimin e strukturave të komitetit komunal kishte zgjedhur një kryetar rinije të fshatit.Por,do ti që shumica e të rinjve nuk e kishin dashur personin që ishte zgjedhur dhe në shenjë refuzimi nuk i kishin shkuar disa herë me radhë në mbledhje.Një ditë,pas shumë mbledhjeve të dështuara,kryetari dhe sekretari i riunisë së fshatit kishin vendosur që t`i përjashtonin të gjithë të rinjtë e fshatit,të cilët refuzonin të merrnin pjesë në mbledhje?!...Pasi kishin përpiluar një shkresë në të cilën në mes tjerash kishin shkruar se i përjashtonin të gjithë të rinjtë e fshatit që refuzonin të merrnin pjesë në mbledhje dhe pas firmosjes të asaj shkrese,me të në xhep kishin shkuar në komitetin komunal që të njoftonin për vendimin e tyre.Një zyrtar i komitetit pasi kishte lexuar shkresën e tyre duke qeshur u kishte thënë:-„Nuk e kuptoni se cfarë keni bërë?!Dhe kur ata të dy i kishin rrudhur krahët zyrtari ua kishte kthyer:-„Ju me këtë veprim e paskeni përjashtuar veten tuaj nga Lidhja e rinisë?!...Ata të dy kishin ulur kokën dhe me kokë të ulur ishin kthyer në fshat?!...

Edhe kryetari i famshëm i Lidhjes së krijuesëve të mërgates,me mospjesëmarrjen e tij në kuvendin zgjedhur e ka përjashtuar vetën nga udhëheqja e Lidhjes në fjalë?!Me veprimin e tij ai nuk ka më as të drejtë morale e as njerëzore që ta udhëheq asociacionin në fjalë?! Nëse ndodhë e kundërta do të lind pyetja:A ka turpi kufij?!...Veçse dikush është mësuar ta hajë turpin me bukë?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat