Qun Lajqi gati si në vaj i përshpirtet Kryeministrit Ramush Haradinaj - Bota Sot
Qun Lajqi gati si në vaj i përshpirtet Kryeministrit Ramush Haradinaj

Opinione

E martë, 12 dhjetor 2017

Qun Lajqi gati si në vaj i përshpirtet Kryeministrit Ramush Haradinaj

Nga: Binak Maxharraj Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 23:48
Binak Maxharraj

Ramush, mos e shit Qakorrin, mos u bane si Hashim Thaqi e Isa Mustafa, Qakorri është i joni, aty me kane lind te paret, aty kam lind edhe unë, aty ka lind edhe Bubulina ime qe sot e varrosa atje, i premtova do te vdes për Qakorrin ,sepse aty janë varret e te parëve te mijë, aty janë ëndrrat e mia. Mos te lutem Ramush?!!.

Ja lexojeni ne vazhdim shkrimin e dhembshëm te Qun Lajqit
Per Qakorrin i cili eshte krenaria e tij dhe e gjithe Kosoves.Ku nuk ia vlen te mirret asgje ne kembim me Qakorrin,sepse Qakorri eshte Jerusalem i Kosoves:

Shume vite i lash atyne çukave, pllajave e sukave. Nëpër çeta e rudina i mbolla vitet e rinisë sime e Çakorrit i thura lavde n’kangë.

Por…s’ besova se kur t’me gjenë Liria të plakun, vllau që thoshte unë të çlirova, do t’mi shuan andrrat e mia!

Ti gjithçka bane, por vetëm mbete, se ne u lakuam si thuprat n’dorë tradhëtarësh e për pak pare Ty shpinden ta kthyem, e shkuam pas atyne që falin!
Ramush.

Isa e Hashimi me drapën m’i korren gjurmët e unë i cunguem mbeta bjeshkëve te mia.

Dhe përkundër dhimbjës për vdekjen e fëmiut po e marr fuqinë me shkrua.

Jo me sha, se borxh prej Zoti s’e kam,por me i mallkua.

Se bjeshkët e Atdheu mbi vdekjet tona janë.

Kur ia hudha kacinë e fundit me dhe Bubulinës, i thashë: natën e mirë, mos u tut se Çakorrin roje e ke.

Po jo, këta prap lugat u çuan!

Ky Enveri juaj, n’Vashington tue i lëpi buzët e tue u pispillua, ngreh kryet e gjelit e thot: ne kufinin do ta ratifikojmë!

He t’mjerët ju për shpirtin e shitun e sytë e verbuem nga lakmia.

Çfarë do tu thoni nesër mbi varr fëmijve tuaj?

Natën e mirë si unë?

Apo,

Na falni që ia shitem Çakorrin vajzës Çunit!

Tani i thyem shpresash po mallkoj rrugëve t’humbuna.

Për fajet tueja po qaj këtu n’Australi, nisoj si për Bubën që lule të Çakorri e mbolla.

E shitet Atdheun bashkë me shpirtin Enver, Isë e Hashim, e ne grindemi mes veti n’pamundësi me iu ba ball, e Ramushit me i ndihmua.
Kurrë dritë mos pafshi.

Ps. Me rrodhën lotet dhe mu thye shpirti kur i lexova këto vargje te Qun Lajqit, dergue Ramush Harajdinaj, dhe piskata deri ne kup te qiellit: mallkua qofshin ata qe e shesin vetëm edhe një pëllëmbë te atedheiut tim.Historia do ti dënoj pamëshirshëm, e fëmijët dhe nipat e tyre nuk do te kenë as fytyre e faqe me dale as ne rrugë (BM).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test