Orari i punës

Opinione

Orari i punës

Nga: Dibran Demaku Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:39
Dibran Demaku

Duke lexuar nëpër mjete të ndryshme të informimikt se si kryeministri kryeministri i ri i Kosovës Ramush Haradinaj po punuaka shtatë ditë të javës dhe atë me orar të zgjatur,pyetja e parë që të vie ndermend është:-„Athua a lodhet kryeministri për gjithë atë punë që bëka?!Fill pastaj të vjen në mendje pyetja tjetër:-„Athua kur pushuaka kryeministri ynë?!“ Dhe pastaj pyetje të tjera:-„Sa pahuhet kryeministri ynë për gjithë atë punë që bëka?!Sa rroga i merrka kryeministri ynë pasi që gjithkund në botë punëtori( i cilit do profil qoftë) paguhet aq sa punon?!“...Ndonjë tjetri mund t`i shkojë në mendje dhe të thotë se kryeministri ynë qenka për libër të Ginisit me gjithë atë punë që bëka?!Ai ua paska kaluar edhe vetë Japonezëve,të cilët janë të njohur gjithandej se e duan punën më shumë se kushdo tjetër në këtë planetin tonë që e ka emrin tokë .Ndonjë i painformuar do t`i trakasë kryeministrit tonë për gjithë atë punë që bëka për të mirën e vendit dhe të kombit?!...

Duke lexuar për punën shtatëditëshe të kryeministrit Harainaj,dhe atë me orar të zgjatur,seç me erdhi në mendje një koleg gjerman me të cilin para shumë vitesh kisha punuar në një organizatë shtetërore gjermane.Atëherë atë vend pune ma kishte gjetur vetë komuna në të cilën tash sa vite jetoj dhe punoj.Në punën që më kishte gjetur komuna( dhe e cila punë ishte e përkufizuar për një afat njëvjeçar) duhej të plotësohej dhe të firmosej një kontratë pune në mes punëtorit( që ishta unë autori i këtyre rreshtave) dhe punëdhënësit që ishte komuna.Pas firmosjes së kontrates do të nisja punën në ditën dhe orën e caktuar.Harrova të potencoj se në kontratë ishte përcaktuar gjithçka me precizitet gjerman se cfarë do të punoja dhe sa orë do të punoja.Aty cekej se nuk do të punoja asnjë minutë jashtë orarit që ishte përcaktuar në kontratë!

Në ditën që do të filloja punën do të njihesha edhe me punëtorët e tjerë të cilët kishin nisur punën kohë të caktuar para meje.Secil nga ata e kishte punën e tij që tashmë bënte dhe që në ditën e parë kryepunëtori do të më caktonte të punoja me njërin prej tyre.Ai e punonte atë punë për një kohë dymujore para meje dhe të them të drejtën e bënte punën mirë ashtu siçe bëjnë punën shumica e gjermanëve.Ishte edhe i gojës dhe dita e parë e punës do të më kalonte për bukuri.Në ditën e dytë,që në mëngjes do të ndeshesha me një befasi:Punëtori që kisha punuar me të një ditë më parë,kishte ardhur dy orë më herët se orari i rregullt,kishte futur kartelen në aparatin që shënonte kohën kur do të filloje punën dhe priste .Pas përshëndetjes së zakonshme ai do të më drejtohej me fjalët se përse nuk kisha ardhur edhe unë më herët,të fusja kartelën në aparat dhe kështu do të më shënoheshin orët e punës edhe pa punuar dhe në fund të muajit do të pahuhesha më shumë për orët e tepërta!Ai pastaj do të tregonte se si për ata dy muaj tashmë kishte mbo 300 orë pune më shumë,sepse sipas tij ai jo vetëm që vinte në punë pothuajse çdo ditë dy orë para orarit zyrtar,por se vauhdonte punën për dy-tri orë pas orarit zyrtar!Kur unë do ta pyesja se si ishte e mundur kjo gjë kur në kontratën e firmosur shkruante qartë se në firmën ku kisha filluar punën nuk kishte punë pas orarit të punës dhe se edhe nëse do të bëje ndonjë orë më shumë pune nuk paguheshe,ai do të ma kthente se i kishte të shënuara orët në kartelë dhe se firma do të ishte e detyruar që për orët e tepërta ose do të paguhej më shumë ose do të merrte pushim vjetor të zgjatur…Dhe kështu ai do të vazhdonte të vinte në punë për çdo ditë dy orë më herët dhe do të ikte nga puna për dy-tri orë më vonë?!...

Një ditë krejt rastësisht në vendpunishten tonë do të vinte të na vizitonte edhe shefi i firmës,dhe në mes tjrash do të na pyeste nëse kishim ndonjë kërkesë apo ndonjë hall.Të gjithë ne të tjerët do të heshtnim sepse nuk kishim asnjë hall dhe kërkesë,ndërkaq ai që vinte çdo ditë në punë më herët dhe ikte nga puna më vonë se orari zyrtar i përcaktuar edhe me kontratë do të pyeste:-„Si do të bëjmë me orët e tepërta të punës sime?!“…Shefi për një moment do ta shihte me një kureshtje të theksuar pastaj do të ia kthente:-„Të lutem përserite edhe njëherë pyetjen se sikur nuk të kuptova!“ Dhe kur tjetri do t`i thonte se ai kishte orë të tepërta pune dhe se ai vinte më herët në punë dhe nga puna ikte më vonë,dhe se për orët e tepërta duhej ose të paguhej ose të merrte pushim,shefi duke buzëqeshur do ia kthente:-„Të kam kërkuar unë që ti të vijsh më herët në punë dhe nga puna të shkosh më vonë?!“ Dhe kur tjeri i kishte thënë jo,por unë kam ardhur për çdo ditë më herët dhe kam ikur nga puna më vonë sepse nuk kam cfarë bëj në shtëpui,shefi pa një pad y ia kishte kthyer:-„Ti,po deshe edhe mund të flesh këtu,por orë të tepërta nuk do të shënohen derisa nuk të kam urdhëruar unë ndryshe.Pastaj e ke edhe në kontratë gjithçka të shënuar,por siç duket ti e paske firmosur kontratën pa e lexuar fare!“…Dhe shefi do të ikte dhe punëtori me orë të tepërta pune do të mbetej me gishta në gojë…

Mbase kryeministrit tonë nuk do t`i ndodhë një gjë e tillë,sepse ai nuk ka shef mbi vete,si të thuash ai ësht shefi,dhe mbase ai vetë i përcakton kushtet e kontratëse së punës së vetë.Sepse në Kosovën tonë të dashur dhe me halle shum ,ata që udhëheqin kanë lënë favorfe të ndryshme për vete?!...Ku i dihet,mbase kryeministri ynë për punën pas orarit merr edhe ndonjë rrogë shtesë?! Gjithçka është e mundshme?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat