Nuk njohin kufij moral, e po presim prej tyre të njohin kufij të tjerë

Opinione

Nuk njohin kufij moral, e po presim prej tyre të njohin kufij të tjerë

Nga: Kimete Berisha Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 14:11
Kimete Berisha

Dy ushtria (FARK e UÇK); 
dy palë heronjsh (tradhtarë të heronjëve dhe heronjë të tradhtuar); 
Dy palë veteranë; 
Dy palë qeveri, nën hije dhe përtej hijes;

dy raporte kundërthënëse për të njejtin kufi me Malin e Zi;
si është e mundur, kufiri në tokë, e ata e lypin në qiell.

shtet në shtet;
pushtet mafioz;

Drejtësi e shitur dhe e blerë; 
milionera (pa tlina) pa punu kurrë asnjë ditë në jetën e tyre;
popull me nga dy gra;
shqiptarë që kurrë nuk kanë ditur dhe nuk dinë ta vendosin kufirin personal mes anëtarëve të familjes e shoqërisë së tyre, e po dinë me vendos kufij ndërshtetëror;

njerëz që krejt jetën janë vrarë për megjë (seksit dhe tradhtisë u kanë thënë kufij);
mashtrues që e shfrytëzojnë tokën, qytetet, fabrikat, katundet, institucionet, kufijtë, kishat e xhamitë për interesat e tyre;

Idiota sa s’ka më.

I kanë mbushë institucionet me farë e fis e akraba.

Manjaka që luajnë me emrin e Jerusalemit dhe bëjnë politikë komunale me të, në kohën kur as Amerika ‘s’po guxon’ ta pranojë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Abdalla, budallenjë, analfabeta, qurrana, kurvarë e mjerana. 
Hajna të çdo gjëje që ekziston.

E urrejnë dijen dhe poezinë, si diktatorët më të mëdhenj të botës. 
Stalinistë të vegjël, që veç pak iu duhet m’u bë stalinistë të mëdhenj.

Ish dasht të çlirohemi nga ta, por ftohtë, mraz, depresion, ec e dil bëhu telashe e ‘tharbjau’ hundtë. 
A ja vlen? 
Jo. 
S’ja vlen.

Çudi pse Amerika ka ça dërrasa me ne kaq gjatë?
Qind për qind se nuk na ka njoft! 
Se as ne vetë nuk e kemi ditur se liria na bën njerëz kaq të poshtër e të pagdhendur.

Ne funksionojmë mirë vetëm si robër dhe vetëm frikën e kemi hak.

Amerika na ka identifikuar me Ibrahim Rugovën. Ka kujtuar se jemi të urtë dhe të kulturuar si ai (ka kujtuar e liria na mrekullon), që anipse ‘e urrejmë’ armikun, ia lexojmë Jeseninin e ia mësojmë Danilo Kishin.

...primitivizëm i skajshën e padije e kërditshme;

Ani kur po qeshin e qaraveshen, sidomos kur po qeshin nga karriga e pushtetit që ua ruan KFOR-i, burra pleq me flokë të lyme e të ngjyme, me botoksa e me hellanka të ngushta balerinësh...
Kurrkushi s’jeni. 
Jeni hajna e kriminela. Kaq jeni ju.

Mbi 70 zëvendësministra, turpi i botës, nuk njohin kufij moral, e po presim prej tyre të njohin kufij të tjerë. 
U bë nami në këtë skëterrë. Kot rrini gjithë natën e deheni zyrave me tym duhani e me shlivovicë. 
Krejt bota po ju sheh.

Madje edhe Enver Petrovci guxoi e i tregoi ‘Kuririt’ serb se si ju e keni ba vendin ‘diktaturë’, kush ju shanë juve, ju ia shkatërroni jetën dhe e futni në Listë të Zezë, ndërsa me miliona që i vjedhni e hiqni veten nga Listat e zeza të botës.

Se armiku ynë është i keq me neve, por për të vetët është ‘i mirë’. E ju jeni e kundërta. Qindra serbë të MUP-it marrin paga nga qeveria e Kosovës pa dalë kurrë në punë, ama kurrë, asnjëherë, hiç (e ju as s’guxoni m’i pyet ‘pse’. Zani s’ju ndihet për së gjalli);
na keni vjedhur paret prej xhepi dhe ua keni paguar serbëve rrymën me paret tona. 
Nuk na i ktheni paret, se mundeni, e dini se ne s’kemi vullnet m’i bë duart grusht.

Ju jeni diktatorët më qesharak në historinë e njerëzimit, sepse jeni të tillë vetëm me shqiptarët e lodhur e të mërzitur nga luftrat e gjata. 
Nuk guxoni të jeni diktatorë me serbë e me të tjerë. 
Si ata ‘këllqat’ që krejt çarshia i rreh e i nënçmon, por kur mbrëmjeve të kthehen në shtëpi i rrahin nanat, motrat, gratë dhe fëmijët e tyre.

Aq shumë jeni çmendur nga marrëzia sa nuk e shihni se sa e brishtë është ‘kështjella juaj prej letre’ mjafton të largohen veç pak (një pëllëmbë) nga Kosova veteranët e vërtetë të luftës (NATO) që ju ta shihni sa sahati. 
As Sali Berisha nuk ua kish çelë më telefonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat