Planet serbe po realizohen! - Bota Sot
Planet serbe po realizohen!

Opinione

E premte, 15 dhjetor 2017

Planet serbe po realizohen!

Nga: Ngadhnjim Sopjani Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 21:47
Ngadhnjim Sopjani

Dhe prapë planet bëhen mbi ne - ne të fundit e marrim vesh!

-Gjatë verës së këtij viti vizitova prapë Prizrenin, s'kisha qenë moti. Rini pashë pak, por pashë serb, serb qe nuk jetojnë aty?

Ecnin nëpër shëtitoret e Prizrenit, mblidheshin para kishës qe me ligj të miratuar është objekt i veçant, mblidhen edhe ne "Bogosllovi" një vend qëndrim i kriminelëve serb që kishin mbetur pas luftës në Kosovë, e cila u dogj në vitin 2004, por që Serbia pretendon që dikur ishte vendqëndrim i priftërinjve dhe shkolle fetare!

Pse lejojmë diçka që askush s'do duronte?

Në Prizren mund te vi çdo njeri për qejfin e vet, por serbet nuk vijnë për qejf, se nuk kanë mall për "komshijat" e tyre, as për ndonjë kafene apo për Shatërvanin, ata vijnë për të dëshmuar prezencë në Kosovë. Do të ishte më se normale që serbët në vijnë në Kosovë pasi që Serbia t'i paguaj dëmshpërblimet e luftës dhe ta këtë njohur Kosovën si shtet te pavarur ashtu siç e njohin fuqitë mëdha!

Shqiptaret pa kondicion!

Plani është i thjeshtë, dhe po ndodhë për çdo ditë e për çdo sekondë, shqiptarët janë të varfë, nuk kanë kondicion për të luftuar për atë çka u takon, dhe harrojnë shpejt, ketë e vërej prej rrëfimeve të viktimave gjatë luftës ne Kosove, krimet serbe i shohin si diçka personale, jo si diçka politike, serbet nuk vranë shqiptarë për inati, por për arsye politike, për t'ja u marrë territorin, për ta bërë Serbinë e madhe. Kapitali i vetëm i Shqiptarëve, rinia, po ik prej Kosovës, qeveritë e zgjedhura prej neve e kane varfëruar popullin, ketë njerëz që dhanë gjak, mund e djers, por më së shumti durim, shume durim e kanë zgjedhur të ikin që jetojnë një jete dinjitoze, për të qenë patriot duhet të jesh dinjitoz në rend të parë !

Lufta kulturore!

Serbia nuk ka për qellim ta sulmoj Kosovë me tenka, ti djeg shpiat e shqiptarëve apo të dhunoj vajza të reja, atë as nuk ka fuqi ta bëjë as nuk e lejojnë ta bëjnë, Serbia tani ka një kurs tjetër ndaj Kosovës, pushtimin kulturor të saj
Së pari: Pretendon ti tregoj botës se Serbia është pjese e Evropës, mbrojtësja e Evropës (thirret në Betejën e humbur e Kosovës 1389 ), ta bind opinionin botëror se kanë mbrojtur anën e gabuar në vitin 1999, ta bind se lufta në Kosovë kinse nuk ishte gjenocid për ta krijuar një Serbi te madhe po luftë në mes Krishterimit dhe Islamit.

-Së dyti : Siç nuk ishim të përgatitur për luftën me armë, nuk jemi sot të përgatitur për luftën kulturore, Serbia tenton ta bind botën se Milloshviqi u çmend dhe vrau popuj tjerë, por se populli serb nuk është i keq dhe se qëllimi i luftërave ishte i mirë. Në Kosovë vërtet popullata me shumicë absolute është shqiptare por kishat serbe janë dëshmi që "Kosova është toke e shenjtë serbe" shqiptaret kanë bastoret dhe xhamiat, objektet e partive dhe autostradat, por historia e atij vendi është serbe, kjo është taktika e re serbe që mund të gjej bashkë-ndjesi dhe mirëkuptim tek vendet që kanë harruar si ishte puna në Kosovë, kane harrur ku qëndron e drejta dhe e pa-drejta, e botën sot e shohin nga prizmi i luftërave në Lindjen e Mesme, Shqiptarët ju ngjajnë ne palestinez e Serbia ju ngjan (ku ta di) ne Izrael?! Apo i krahasojnë bombardimet e NATO-së me luftën në Irak, se Amerika e djallëzuar ju hodh në qafë Serbisë së shkretë sa për t'ia marre Kosovën për ta instaluar Bon Stillin!

Së treti : Në Kosovë Serbia ka filluar një ofensivë por jo me predha por me përmendore!

Në Graqanice u ngrit busti i Millesh Kobilit për të cilin duhet të vlej standardi si për Gjergj Kastriotin (nuk kishte kombe atëherë) pra nuk mund të dihet se kujt i takonte Mlleshi! Në Mitrovice u ngrit statuja e Car Dushanit, i pretenduar si princ i Kosovës. Po ashtu në Graqanice po mbahen "lojërat mesjetare" ku fëmijët nga e gjithë bota vijnë ti reklamojnë veshjet e tyre mesjetare të vendeve përkatëse. Një kopjim qesharak i lojërave që bëhet neper disa vende të Evropës që për qëllim kanë ti thonë botës, "hej jemi pak po kjo Kosovë është e jona, shqiptarët me natalitet na e morën këtë tokë". Ta zëmë një amerikan që dëshiron të sheh diçka te re, e kalon nga këto ane, ka parë komente në internet "Kosovo Je serbie" dhe i lidh gjërat gabim, mund ta krahasoj Vietnamin me Kosovën, i kujtohet se si Amerika e bëri balt atëherë e askush s'dinte të kallëzonte pse amerikanet dërgonin bijtë në atë vend të largët. Kosova po vendoset para aktit të kryer të një pushtimi të heshtur kulturor, nëse tenton ta ndal mund të del si agresor!

...Dhe planet realizohen!

Shqiptarët merren me mbijetesën, serbët merren me neve.

Nuk mund të mohohet se interesat turke dhe ato serbe puqen mu në Kosovë, ajo vërehet aq kjartë saqë s'ka nevojë as të komentohet,Turqia investon në një Kosovë çfarë Serbisë i duhet, shumë xhamia, pak shkolla, edhe ato shkolla që janë, janë nën çdo nivel. Merre cilën duash periudhë gjatë historisë, bashkëpunimi serbo-turk është evident dhe i dokumentueshëm, 1870, Kriza Lindore, P. Osame humb luftën kundër Rusisë, kush përfiton? Serbia, çka përfiton? Tokat tona, filloj me trevat e Nishit, Toplicës e Prokuples bashkë me fshatrat për rreth, për të përfunduar me pushtimin e Kernlandit (territorit thelbësor) Kosovën në vitin 1912 ku siç dëshmon gazeta New York TImes në Shkup, Dibër, Kumanovë e Uskanë, Prishtinë, Prizren, Pejë e Gjakovë e Drenicë u vranë afro 25.000 civil, shumica mbeten por një pjesë e madhe sidomos ata që u mbiquajtën muhaxhir (emigrant) ikën për Turqi, pra shqiptaria zbrazej, Serbia zgjerohej, Turqia popullohej. Në vitet e 20'ta të shekullit të kaluar nënshkruar edhe një marrëveshje për depërtimin e shqiptarëve për në Turqi, në vitet 60-'ta edhe ndodhi faza e tretë e depërtimeve, mesazhi i eshte i thjeshte shqiptaret janë turq, ata po shkojn te vellezrit e tyre, Kosova është toke serbe, shqiptarët janë fis e nuk janë komb, a jeni pyetur pse jetojnë 5 milion shqiptar në Turqi?

Pse secili Shqiptar e ka dikë të afërm në Turqi?

Historinë që e përjetuam!

Pyetje?

Ta lëmë historinë se ndoshta është "manipuluar" nga turkofobet?

Pse nuk hyri ushtarakisht Turqia ne Bosnjë?

Sarajeva kaloj 3 vjet shtetrrethim, ne Gorazhde, Bjellina e Foqa vriteshin muslimanët sikur minjtë e femrat muslimane përdhunoheshin sikur dhitë, ku ishte Turqia? Pse Turqia nuk i mbronte vëllezërit e vet musliman, fenë te cilën ata ja u kishin sjellë? Gjithmonë Turqia ka pasur ushtri super të fort?

Nuk i qante shpirti çka ndodhte në vëren e kobshme të vitit 1995 ne Srebrenicë ku u vranë 8000 burra musliman?

Pse nuk i ndali shkijet të na masakrojnë e dhunojnë në vitin 99 në Kosovë, çka e ndali? Neve na bëri musliman, na lanë vet ne vitin 1912 kur u sulen forcat sllavo ortodokse dhe greke mbi ne, na shndërroj në argument se ne jemi turq e duhej asgjësuar, por kurrë asnjëherë asgjë s'na ndihmoj, u detyrua Perëndimi te na ndihmoj, ti bombardoj shkijet, t'ia u ndal turrin!

Historia është fakt jo dëshirë!

Turqinë në Ballkan e dëmtoj vetëm Gjergj Kastrioti, për 25 vjet, në ketë kohë kur Serbia u nënshtrua krejtësisht, për gati 500 vjet në serbi nuk u dëgjua asnjë zë rezistence, tek kah fundi i Perandorisë Osmane me nxitje e paret e Rusisë nga vitet 1804 siç njihet në histori (Kryengritje e madhe serbe me në krye shtëpinë princërore Karaxhorxherviq) serbet i qiten do pushke kundër Turqisë, kryengritje e cila u mposht me turp nga osmanët, ku serbet iu nënshtruan prapë Portës së Lartë. Ishin Shqiptarët që ishin pengesë për Perandorinë Osmane jo serbët e nënshtruar, ishin Arbërorët që ndalen turqit të futën në Evropë, andaj shtypja më e madhe u ushtrua mbi shqiptarët, të cilët iu ndalua gjuha dhe iu imponua feja, nga frika se shqiptarët mund të bëheshin prapë Gjergj Kastriot e ta thyenin Turqinë e ti ri vënin kufijtë e Arbërisë së dikurshme.

Çka ndodh sot?

Lufta e e sofistikuar !

Një pop në prag-vdekje i Serbisë ne Gazimestan para dy viteve tha se Skënderbeu ka qenë serb, përgjigja tek disa Shqiptar kurriz-thyer është AMIN (ja bënë Share këtij lajmi sa munden), akademia serbe thotë në Kosovë ju sollën turqit vetëm pse ja u pranuat fenë, hoxha i Prizrenit thotë AMIN!

Po ta thonin këtë shqiptarët para 100 viteve mund të arsyetohet si padituri, por sot?

Epo sot kjo ndodh me qëllim, pra PUQJA e interesave serbe dhe atyre turke ndodh pikërisht mbi fatin tonë.

Ja shenjat konkrete të luftës tjetër të Serbisë kundër qenies sonë, janë faqet anonime përçarëse në internet

Për-shembull: Janë ato faqe që për qellim kanë shqiptarit me ja qit vetit prej hujit e me i bind që nuk vlejnë asgjë!

Sulmi me i shpesht bëhet sidomos mbi një figurë, Gjergj Kastriotit!

Skënderbeun këta propagandojnë, se s'ka qenë shqiptarë po ka luftuar për kryq e nanën e ka pas shkinë, në kohën e tij s'ka pas kombe (e si ka mundësi që nuk ka pasur kombe e paska pasur pra serb?), shqiptarët s'janë pasardhës të ilirëve por e kanë prejardhjen nga Kaukazi! Në mendjen e këtyre inferiorëve nuk ka kuptim një personash si Gjergj Kastrioti, sepse për ta shqiptarët janë të nënshtruar interesgji dhe humbës, për ta nuk ka kuptim që një Shqiptar mposhti një perandori, një shqiptar që admirohet prej krejt botës, ata ose e bëjmë me qellim ose nuk e kuptojnë se shqiptari nuk është qenie vetëm disa qindra vjeçare, por mijëra vjeçare - iliri dikur besoj në diellin që i sillte dritë dhe ngrohte tokën, arbërori besoj në Krishtin, e shqiptari beson sot në shumë fe, kryesisht në atë Islame.

Njerëz fund e krye anti kombëtar e anti njerëzor si Olsi Jazexhi që mban fotografinë e Vlladimir Putinit në fejsnbukun e tij e shkon ne Gazimestan e çon tre gishta është propaganduesi me i madh anti-Gjergj Kastriotit dhe ushqyesi i stereotipit se shqiptarët janë një-soj me turqit, autor i faqes anti-shqitpare "The Osmanli" qe shume shqiptar të shkretë e marrin si reference të së vërtetës

Në anën tjetër e medaljes një faqe tjetër anti-kombëtare "Albanian Orthodox" e cila bën propagandë kundër shqiptarëve të feve tjera, për më shumë, kjo faqe ofendon në baza të përkatësisë rajonale shqiptarët e Fyrom dhe te Kosovës, duke pretenduar se shqiptarët e vërtet janë vetëm ata ortodoks e jo tjerë, duke marrë like dhe support nga komentuesit serb!

Skënderbeu është dëshmia që nuk jemi turk madje anti tyre, Skënderbeu është dëshmia që i takojmë Evropës e jemi mbrojtësit e saj, Serbia e urren dhe tenton ta përvetëson sepse ju nënshtrua 500 vjet Turqisë dhe se është një referencë historike ku shqiptaret mund te thirren para Evropës, kurse Turqia e urren sepse neve na kujton ky emër se kush jemi me të vërtet!

Të qartësohen gjërat!

Pse në vitin 2004 nuk u dëbuan serbët prej atyre që sot quhen komuna serbe që po duan ta krijojnë një republika Serbska të dytë në Ballkan, por u dogjën kishat serbe? Pse nuk u hodh në ajër kisha kriminale serbe që po ja ndal frymën kampusit të Universitetit te Prishtinës?

Pse nuk u hodh në ajer objekti i Gazimestanit ne vendin ku në vitin 89 u mblodhën 600.000 serb dhe u betuan për ta na bërë atë që na bën 11 vjet me pas?

Pse e pushtuan botën pamjet e Shqiptarëve që thyen e kallin kisha?

Ato kisha (ajo do të del shumë shpejt edhe e faktuar) u dogjën nga shërbimet serbe dhe ruse, qëllimi ishte i thjeshtë, shqiptarët janë popull anti-krishter, janë anti-evropian, në Kosovë serbet kanë trashëgimi kulturore krishtere që po sulmohet barbarisht nga shqiptarët!
Kosova duhet ta fitoj ketë luftë!

Në Kosovë duhet të organizohen ngjarje si "Muaji Dardan" apo "Ditët e Ilirëve" ku do ftoheshin njerëz nga e tërë bota për ti parë artefaktet e të parëve tanë, të organizohen gara për vallëzimet ilire, të ndahen çmime për poezitë apo këngët më të mira kushtuar popullit të vjetër, të kujtohen luftërat Iliro-romake, përmes lojërave në Malet e Berishës apo në ato të Sharrit, do të ishte një atraksion i shkëlqyeshëm. Të kujtohen masakrat e forcave serbe në vitin 1912-1913, përmes marsheve në tërë vendin. Të kujtohet beteja e dytë e Kosovës në të cilin do të takoheshin forcat e Janosh Huniadit dhe ato Arbërore të Gjergj Kastriotit, e cila u tradhtua nga Krajli i Serbisë, le të organizojnë ngjarje përkujtimore Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Hungarisë e cila është dëmtuar nga Serbia duke ja shkëput Vojvodinën!

Në Prishtinë duhet të ngritët shtatoret e të gjithë princave arbëror, këtu afër Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, jo shtatore mediokre por të punuara nga artist të huaj, shtatore që ju ngjajn shtatorëve përendimore. të ndërtohet një qytet i vogël si pas modelit të një qyteti mesjetar, siç janë disa atraksione në Amerikë që i ngjajnë lagjeve të Perëndimit të egër (Wild West), ne Has te shpallet shpella e Bogdanit si shpelle ku eshte strehuar Pjeter Bogadani gjate luftrave Osmano-Austriake (ku moren pjese mijera shqitpar)

Në Gjilan te ngritët Shtatorja e Lek Dukagjinit princit sundimtarit mesjetar te Kosovës se sotme, ne fshatin Velekincë, në vendlindjen e Lek Dukagjinit të ndërtohet një kullë në emër të tij, ne Prizren e ngritët përmendorja e Nikolle Dukagjinit, pjesëmarrësit në Betejën e Kosovës i cili kishte selinë në Prizren, saktësisht në Kalanë e Prizrenit, në Pejë të ngritët shtatorja e Pal Dukagjinit babait të Lek Dukagjinit që kishte selinë mu në atë qytet.

Të organizohet në kishat katolike shqiptare evente për përkujtimin e dy dëshmorëve të parë të krishterimit, Arbërorët Shën Naumi dhe Shën Flauri, të organizohen mesha dhe lutje për Njeriun e parë në këtë Kontinent që besoj me një Zot të vetëm, Konstandinin e Dardanisë, aty të marrin pjesë klerik katolik nga e gjithë bota!

Bashkësia islame duhet të organizoj simpoziume fetare se si shqiptarët musliman mbrojtën nga Holokausti hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, një fenomen që nuk ndodhi askund në botë - të kërkoj një shtatore për Sheik Albanin, shkencëtarin më të madh islam në botë!

Serbia do ta pranoj Kosovën si shtet, por jo si shtet me kulturë e rrënjë shqiptare, andaj po lufton me shpirt kundër anëtarësimit tonë në UNESCO!

Bota do e kuptoj kush jemi, do na adhuroj, do ta flakë përpjekjen serbe mbi Dardaninë tonë, ne kemi vlera por nuk dimë ti qesim në pah!

Bota pa vlera kërkon vlera, ne këto i vlera i kemi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test