Një tregim ‘i madh’ dashurie i një njeriu të ‘vogël’!

Opinione

Një tregim ‘i madh’ dashurie i një njeriu të ‘vogël’!

Nga: Kimete Berisha Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 17:36
Kimete Berisha

Jam duke e zbukuruar bredhin e Vitit të Ri, dhe ju e dini se pa u bë me ‘mend të fëmijëve’ ti harron të jesh i lumtur.

Po më kujtohet lumturia, o Zot sa e vogël ka qenë ajo lumturi, sa lirë ka kushtuar, ka qenë e pakuptueshme dhe falas.
Kur natën e Vitit të Ri, rrugës për në shtëpi nj?herë mua dhe motrës na u patën thyer gjysma e shisheve me pije. Çfarë dramash m’i fsheh shishet, që s’kishin pas qenë drama por kishin qenë ditët e lumturisë më të madhe.

Sa keq që nuk e ‘sheh’ as nuk e njeh lumturinë kur ajo ndodh. Por, e ‘zbulon’ shumë shumë vonë.

Kur vetë i bënim zbukurimet, s’kishim nevojë t’i blenim, dhe kartolinat, ato kartolinat me borë, me babadimër e me dhurata.
I dërgonim njëri-tjetrit kartolina për Vitin e Ri (shokëve e shoqeve të klasës, motrave e vëllezërve ua bënim befasi, nën jastëk, më së fshehti, s’dinim vend më të fshehtë), me urimet legjendare:

‘Po bën zogu ‘ci ci ci’ ta uroj Vitin e Ri!’

‘Ujin kur ta pishë mos e turbullo, shoqen tënde të dashur kurrë mos e harro’;

‘Ha Ha Ha, Hi Hi Hi, ta uroj Vitin e Ri, plot me gaz e lumturi’;

‘Gjelin kur ta pjekësh,
kujdes mos ta djegësh,
kur gjelin ta kafshosh,
mua të më kujtosh’

‘Sa yje ka galaktika
sa simbole ka kimia
sa formula ka fizika
aq të mëdha janë urimet e mia’

- A kemi dashuruar atëherë! 
A më e vjetër është dashuria a mençuria?
I mençur bëhesh vetëm
pasi që të ‘djeg’ dashuria, prandaj dashuria është më e vjetër se jeta jote!

Kemi pasur simpati, po, naj shok të klasës apo të naj paralele tjetër, dhe kaq ka mjaftuar për të qenë të lumtur. 
Që ti ta dish se e ke dikë simpati, pa pasur nevojë që t’i tregosh dikujt. Të gjithë e kanë simpatizuar dikë, por askush nuk i ka treguar askujt. 
Si ajo magjia që prishet posa e qet nga goja.

Sot fëmijët e prishin magjinë, e shprehin simpatinë e tyre, nuk turpërohen, si ne atëherë, nga dashuria.

Sot e dëgjova këtë tregim ‘të madh’ dashurie që më la pa mend:

Një djalë i klasës së pestë fillore, para disa muajsh e kishte simpatizuar shoqen e tij të klasës. Simpatisë së tij vajza i ishte përgjigjur me shikime të drejtpërdrejta në drita të syve.

Nana e djalit e kishte hetuar se i biri po i pastronte dhëmbët shpesh, po kërkonte të vishej bukur, po e ndreqte frizurën ditë për ditë dhe me vullnet po shkonte në shkollë.
Kalon një kohë e shkurtër, dhe e ëma e vëren të birin se si nuk i lante më dhëmbët si më parë, nuk e ndërronte modën përditë në shkollë, nuk merrej me frizurë një orë në ditë dhe nuk shkonte më me aq vullnet në shkollë.

Dhe, pasi e sheh se niveli i dashurisë dhe i kujdesit ndaj vetvetes bie krahas rënies së nivelit ndaj dashurisë për tjetrin, e pyet të birin çfarë ka ndodhur.

I biri nxënës me krejt pesa, bukurosh si Dielli, me çiltërsinë e tij prej fëmije i tregon të ëmës se si më nuk i pëlqen as nuk e ka simpati atë vajzë, sepse ajo e kishte spiunuar te mësuesja për një ‘sherr’ mes nxënësisht. 

Djaloshi u njoftua me’tradhtinë’ e vajzave për herë të parë në moshën 10-të vjeçare, dhe sherri i gjestit të saj të spiunimit ai as s’do me dëgju më për emrin e saj.

Pra spiunazhin dhe tradhtinë nuk e falë as fëmija!

Derisa ne të moçmit kujtojmë se qielli po do me na ra mbi kokë prej halleve të mëdha, i harrojmë fëmijët në botën e tyre, që për neve është vetëm botë e lojës, po jo. Në lojë, si për hajgare fillon çdo dramë.

P.S. Megjithatë, lumturinë në ditët e shkurta të dimrit, gjithmonë e zë nata! Është vështirë të ndjehesh bukur me kaq pak dritë e diell.
Zbukuroje bredhin, ndezi dritat e bredhit se sot më 6 dhjetor duhet (shtiru kishe je i lumtur, mos ta nin për kërkon), pi çaj kamomile kah t’rrotullohesh se të merr gjumi, përzije një lugë mjaltë me shafran indian dhe me piper të zi (të garantoj me kaull ta heq mërzinë).

Dhe, le të del ku të del, dashuro.
Punë e madhe a ta kthejnë dashurinë!
Kush ta përbuzë dashurinë, ‘i dekt nana’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat