Epidemia e bixhozit

Opinione

Epidemia e bixhozit

Nga: Fatmir Lohja Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 11:03
Fatmir Lohja

Në çdo sokak,në qytetet qënder bashkije , të ftojnë kazinotë,për të rjepur së gjalli. Në kioskat,ku shiten gazetat,në kryqëzimet si në qytete,qyteza apo në katund,të qasen llotaritë,me premtimin se    të bëjnë të   pasur, në çast.Në shumicën e bar-kafeve , televizorët e shumtë, që kanë dekoruar muret,të ndjellin të vesh baste sportive.Edhe noterët,i vertetojnë fajdet, boll të merren vesh palët.

Ku po shkon kjo shoqëri?Si ky popull nuk zuri mend nga eksperienca e hillur e vitit 1997?I dorëzuan paratë me thasë,në këmbim të një tefteri me vulë,duke endërruar, se pa punë, do të bëhen të pasur.Mundohem ta analizoj këtë shqetësim kombëtar,por nuk jam i kënaqur plotësisht.

Shqiptarët,të vetquajtur “intelektualë”,që e shohin nga lart kombin e vet,e japin përgjigjen menjëherë: ”Shqiptarët janë dembelë,prandaj luajnë bixhoz.”Fatkeqësisht,me këtë konkluzion janë edhe politikanët e varur nga partitë,edhe opinionistët e “mosvarur” nga askush.Pse i bien shkurt,ky konkluzion, nuk më ngroh në arsyetim.

Masivizimi i bixhozit,sëpaku për mua, është sa  shqetësim shoqëror,po aq  dhe ekonomik. Dhuna në familje,divorcet, grindjet në shoqëri,hajdutëritë, …. , që shohim në kronikat e zeza çdo ditë,në shumë raste, shkakun e kanë  nga humbjet e finaciare në bixhoz.

Thuhet,se jane dy profesionë, që nuk kanë bërë të pasur askënd.Janë peshkatarët dhe bixhozxhitë.Kur fitojnë i duan të gjithë,sepse nga gëzimi i shpërndajnë paratë me ” grushta”.Kur u vjen tersi i mallkuar,mbetën në vetmi. Edhe kur u japin  një copë,për moral kanë: “E kanë fajin vetë.”

Pse luhet bixhoz,kur dëmet dihen nga të gjithë?- mund të jetë një pyetje e vështirë ,dhe  me mend. Kam lexuar,dëgjuar,arsyetuar shumë dhe nuk jam i bindur ende, për një konkluzion të saktë.Kjo është arsyeja,që i drjetohem lexuesit,me këtë shkrim.Të arsyetojmë sëbashku,për të “ vaksinuar” shoqërinë nga kjo epidemi.Mos t’i biem shkurt me thënien:” Bixhoz luhet anëkënd botës.”Eshtë luajtur,luhet dhe do të luhet,por nuk është kthyer në epidemi shoqërore.

Sëmundja ka shkaqe psiqike,fillojnë shpjegimin psikologët.Besojnë te fati,se do të bëhen të pasur në çast.Supërticiozë ka kudo në glob.Besojnë te Perendia,në astrologji,në shkenca,në punë,në arte,se një ditë do të jenë të pasur.Njeriu që nuk ka qëllime në jetë,bie në qetësi dhe përgatitet për të shkuar tek të shumtit. Vetvrasjet këtë motivacion kanë.Jeta duhet gëzuar.Kërkon guxim dhe arsyetim për ta shijuar.

A jemi supërticiozë ne shqiptarë? Mendoj,se jo më shumë se kombet  e tjerë.Sanija,sa kalon në tokën Greke,konvertohet në Mari, thjeshtë ,për t’u bërë qejfin komshive mitikë,sepse e kërkojnë me përkushtim.Shyqyrija,që në ujrat ndërkombëtare,konverohet në Xhyzepe .Astrologjinë,pak shqiptar mund të jenë pre e tyre.

A jemi caza dembël?Ndoshta.Me të thëna e kam, se vetem ne shqiptarët dhe turqit flëmë në drekë.A jemi energjikë?As më pak, e as më shumë se të gjithë mesdhetarët. Na vlon gjaku i nxehtë në trup.A kemi deshirë ta gëzojmë jetën? Edhe qindarkat e fundit,duam t’i dorëzojmë mbi tavolinë ,kur vimë në çakërqejfë, sa i befasojmë të huajt ,për këtë mani kombëtarë. Midis xhepit dhe qejfit ka një kontraditë. Dikush e cilëson  joantagoniste, ndërsa pala tjetër tërësisht anatgoniste.Qejfet i kemi pa masë,por xhepat na lënë në “ baltë”,sepse i kemi pagat më të vogla në Europë.

Po qeveria a mund ta frenoje këtë mani kombëtare?Pyetja,për mua, është me vënd,por mesa duket edhe ajo po e ka të vështirë.Rilindasit,me të marrë “timonin” në duar,i shpallën luftë lojrave të fatit.Për epideminë e bixhozit, të gjitha fajet ia faturuan  PD-së.Me aksion,sipas detyrave të përcaktuara shumë qartë, në pleniumin e lorave të fatit,E hëngri kush e hëngri, tallazin e parë.Me aksion u mbyllën shumë dyer të errta në lagjet e Tiranës dhe në qytetet e tjera.Na e u premtua,se brënda dy viteve,kazinotë do të dalin në periferi.Pas këtyre raprezaljeve, gjindja  u gëzua.Militantët e duartrokitën nismën e partisë së tyre.Dolën në rrugë, me gjoks të fryrë,për të treguar se kush janë rilindasit e vërtetë.

Më pas entuaziazmi ra.”Paraja  shpon detin” - ka thëne dikur, plaku i urtë. Kaluan vite e ato nuk luajtën nga vëndi.Militantët e justifikojnë qeverinë,se u shpërqendrua me dëtyrat e pleniumeve  për energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje. Një opozitar,thumbon,se kinse edhe rilindasit e pëlqekan paranë, nga lojrat e fatit.Kush e zbërthen këtë enigmë?Ministria e Financave,na vë në  dijeni,se shteti fiton shume para, nga lojrat e fatit,që i duhen për të  bërë rrugë e miradi,në atdheun tonë të dashur.

Me këtë shkrim,i dashuri lexues,nuk kërkoj të më këshilloni .Këshillat drejtojani qeverisë, për të mirën e shoqërisë.Nuk e zgjidhi unë këtë shqetësim,se jam një qytetar i thejshtë ,në atdheiun tim.I lutem Perëndisë, në çdo mëngjëz për;  vete; familjen; miqtë; ….të mos u afrohen kazinove, llotarive,telebingove, se e shpenzojnë edhe kohën, edhe paratë fare  kot.

Kanë kaluar katër vite dhe ende kazinotë nuk po shqitën nga vendi.Na u dha fjala e burrit për dy vite ,do Perëndia nuk kalojnë tetë vite.Mendoj, së të gjithëve bashkë, qeveria do të na dëgjojë,këte kërkesë modeste: “ E dashura dhe e mira qeveri! Hapi qitapet e pleniumit të lojrave të fatit,dhe  mbaje fjalën që na ka dhënë!”

Dikush mund ta mbrojë, se aktualisht është e zënë me pleniumin e ujit të pishëm.Dikur, kur u bë pleniumi i gjashtë,një mik i imi u gëzua shumë,sepse  mbaruam punë me pleniumin e pestë.Kur shteti u drejtua me pleniume,me nisma e aksione u pa realisht se si u shtuan tollonat.Nuk ka asnë arsyetim,që aktualisht të rrinë pa punë të emëruarit e “pleniumit” të Lojrave te Fatit,sepse qeveri është e zënë me “pleniumin” e Ujit të Pishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat