Diplomacia shqiptare, qeveria Rama: A do të marrë vendimin e guximshëm për njohjen e Jerusalemit! - Bota Sot
Diplomacia shqiptare, qeveria Rama: A do të marrë vendimin e guximshëm për njohjen e Jerusalemit!

Opinione

E martë, 12 dhjetor 2017

Diplomacia shqiptare, qeveria Rama: A do të marrë vendimin e guximshëm për njohjen e Jerusalemit!

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 18:08
Beqir SINA

Ambasada e Izraelit në Shqipëri, thuhet në një njoftim të saj se e ka mirëpritur vendimin e guximshëm të SHBA, për të njohur përfundimisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Në njoftimin e saj, ambasada, deklaron se shpreson që Shqipëria, dhe kombet e tjera të ndjekin shpejt udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, duke shtuar se ka ardhur koha t’i jepet fund zhgënjimit tërësisht të pamerituar diplomatik të Jeruzalemit.

Mirëpo, në pyetje tani është se përse menjëherë Izraeli i drejtohet Tiranës, kur asnjë vend tjetër i BE, deri tani nuk ka thënë se e njeh Jerusalemin? Çfarë rëndësie ka kjo njohja e Shqipërisë, për Izraelin të Jerusalemit? dhe për shqiptarët. Pse nuk e njehë Izraeli pavarësinë e Kosovës ? dhe a mundet që ta njohë pas Tirana të njoh Jerusalemin.

Dhe, ajo pyetja “një milion dollarë” është se çfarë do të bëjë, dhe si do të veprojë me këtë rast diplomacia shqiptare, qeveria e Kryeministrit Rama, mbas kërkesës së diplomacisë izraelite. A do ta këtë Tirana, vallë atë vendimin e diplomacisë së guximshëm , si ai që tregojë, mbrëmë  Presidenti SHBA, Donald Trump, për të njohur përfundimisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit!?

Tirana, tani ka rastin më të favorëshëm, që të tregojë se me të vërtet po bën një diplomaci kombëtare, një diplomaci të madhe në nivel ndërkombëtar.

Dhe, së fundi të tregojë se sa të nevojshme apo panevojshme, janë edhe deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin tonë Kombëtar, Shqipërisë me Kosovën, e viseve të tjera, kur ai thotë në mënyrë të tërthortë, sa në një televizion, e sa në një gazetë, se nëse BE-ja, nuk i hap dyert për këto dy vende, atëherë vjen “Bashkimi ynë kombëtar”….

Sot për Shqipërinë e shqiptarët kudo është koha krejt ndryshe, dhe rrethanat janë krejt ndryshe. Dhe, nuk mundet më që Tirana, të ‘luaj” me çështjen e bashkimit tonë kombëtar, dhe, të bëjë akoma atë propagandën që bëri me çështjen kombëtare për 50 vjet me diplomacinë e Enver Hoxhës. Kohë, kur Kosova, ishte dhe mbeti nën okupimin e Serbisë, dhe liritë e të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavin e vëllazërim bashkimit, ishin duke u trajtuar në mos më keq, por si një popullsi e dorës së “tretë” në atë bashkësi që quhej Jugosllavi.

Sot, ka ardhur koha për diplomacinë shqiptare dhe duhet t’a bëj atë që të “ndaj shapin nga sheqeri” si thotë populli, dhe, Kryeministri Rama me diplomacinë shqiptare, të lënë në harresë atë “diplomacinë e momenteve”, e cila e mori në “qafë” popullin shqiptar për 50 vjet, të sundimit sllavo - komunist, e cila nganjëherë është e tepërt dhe është ajo faktikisht që të nxitët diçka, jo të mirë.…për popullin gjithë shqiptarë!

Në qoftë se të gjithë jemi të bindur që do të shkojmë drejt BE-së, së bashku, çka mund të them se edhe z.Rama edhe z. Thaçi, e të tjerët, janë të bindur se do të shkojmë drejt BE-së ashtu së bashku”, atëherë, e nevojshme është të dihet nga të gjithë shqiptarët, se cila është platforma, dhe si do të shkojmë drejt atij bashkimi.

Por, prapëseprapë megjithëse çështja : ”Pse nuk e njehë Izraeli pavarësinë e Kosovës? Çështja e liberalizimit të vizave ! Çështja e demarkacionit!,  çështja e Mitrovicës, Gjykatës Speciale! Çështja e njohjeve të tjera!, janë çështje politike që duhet të zgjidhen nga vet Kosova, që do të thotë se duhet t’i zgjidhin vetë përfaqësuesit politik, institucionet të qeverisë së Kosovës, diplomacia e saj. Mbasi, Kosova, ka sot lirinë e pavarësinë e saj, ka shtetin e saj të njohur nga 115 shtete, përfshirë SHBA, ku Shqipëria, duhet të tregojë se nuk po bën më “diplomacinë e momentit” ,por po bën atë “diplomacinë e guximshme”, si e bëri Presidenti i SHBA, Donald Trump, për të njohur përfundimisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Unë mendoj se kjo deklaratë e Jerusalemit, që “ shpreson që Shqipëria, dhe kombet e tjera të ndjekin shpejt udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, duke shtuar se ka ardhur koha t’i jepet fund zhgënjimit tërësisht të pamerituar diplomatik të Jeruzalemit,” është një çështje politike, që duhet të ketë një vendim të guximshëm nga Tirana, sepse çështja është shumë delikate, për diplomacinë shqiptare, dhe e vë atë në sprovë.

Sipas meje duke spekuluar me vetveten mendojë se :’ Çdo vendim i guximshëm, i Tiranës, mund të sjell edhe vendimin e guximshëm të Jerusalemit, duke i dhënë përgjigje edhe pyetjes se si mund të thuhet që Izraeli nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës? Cilat janë arsyet për të? Kur dihet se në Luftën e Dytë Botërore, shqiptarët të të gjitha besimeve dhe kryesisht  ata myslimanët i ndihmuan më shumë hebrenjtë, sa që Shqipëria, u bë vendi i pashembullt ku as edhe një  hebre në nuk u dorëzua as vra në Shqipëri.

Dhe së fundi ti jepet përgjigja më e mirë asaj se deri tani ka qenë dhe që nuk ka qëndruar fare : “Shkaku i Palestinës dhe Katalonjës. Ku sipas diplomacisë serbo ruse për mos njohjen e Kosovës, është përdorur idea se :”Nëse Izraeli e njeh Kosovën atëherë ai në mënyrë të paracaktuar do të kishte pranuar se Palestina mund të ishte e pavarur, dhe e njëjta gjë për Spanjën , ku shkak ka pavarësinë të rajonit Bask - Katalonia.

Kështu që, nëse arsyeja është marrëdhënie historike, atëherë ... Jerusalemi - hebrenjtë, tani duhet ti kujtojnë miqtë e tyre të vërtet që janë shqiptarët në Ballkan. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test