Njohja e Jerusalemit si kryeqytet Izraelit, hap i guximshëm i presidentit Trump - Bota Sot
Njohja e Jerusalemit si kryeqytet Izraelit, hap i guximshëm i presidentit Trump

Opinione

E martë, 12 dhjetor 2017

Njohja e Jerusalemit si kryeqytet Izraelit, hap i guximshëm i presidentit Trump

Nga: Sherif Ramabaja Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 19:18
Sherif Ramabaja

Lajmi që dje befasoi tërë Botën erdhi , nga kush tjetër pos nga SHBA- të. Presidenti Trump zyrtarisht, Jerusalemin e njohu si kryeqytet të Izraelit. Po të mos vinte një lajm i tillë nga SHBA - të nga kush do të vinte? Proceset e tilla që në realitet edhe  “Mamutprocese” quhen janë në gjendje vetëm SHBA- të  t`i lëvizin. Kritikat pas një akti të tillë ishin të fuqishme nga mbarë Bota , kuptohet duke kritikuar vendimin e presidentit Trump.

Shikuar realisht kaosi që mbretëron në botën arabe është shumë i komplikuar dhe i pazgjidhur, prandaj humbja e kohës do të ishte tragjike për të gjitha palët. Armiqësitë duke filluar nga Arabia Saudite, sunite në njërën anë dhe Irani, sheit janë të parrugëdalje. Si shtete të fuqishme janë pastaj Egjipti dhe Turqia, që secila ka interesa të ndryshme e asesi të gjejnë zgjidhje. Kaosi në Jemen i shkaktuar nga Arabia Saudite dhe Irani është i pafalshëm. Pastaj lufta siriane, kriza në Liban, lufta qytetare në Libi, organizata terroriste e shtetit islamik IS etj.

Shtrohet pyetja: a janë të afta shtetet arabe të dalin vetë nga ky kaos në të cilin e kanë futur vetëveten? Gjethsesi jo! Me paratë që kanë shtetet e pasura të këtij rajoni përpiqen që kaosin e tyre ta shtrijnë edhe në vendet e tjera e sidomos në Ballkan . Për fat të keq më së shumti në trojet shqiptare duke insistuar në përhapjen e muslimanizmit ekstrem që nxit në racizëm, lufta fetare dhe antivlera njerëzore.

Ish ambasadori amerikan John Kornblum në emisionet televizive në Gjermani, në bisedat në tryeza të rrumbullakët shpesh thoshte se, ne amerikanët dallojmë nga evropianët , ne kemi tjetër mentalitet. Nganjëher e kemi vështirë ti kuptojmë evropianët thoshte ai.

 Kjo u vërtetua pra edhe dje. Qe 20 vite bëhen përpjekje për gjetjen e një zgjidhje mes Izraelit dhe palestinezëve, pa sukses. Ish presidenti Klinton, Bush dhe ish ministrat e punëve të jashtme amerikanë, pa sukses kishin ndërrmar iniciativa të ndryshme për arritjen e paqes. Dikush duhej të provonte në një mënyrë tjetër që gjërat t`i

lëviz nga vendi. Presidenti Trump po ashtu u deklarua decidiv edhe për shtetin Palestinez.

Jerusalemi kuptohet është i njohur qe 2000 vjet si qytet i Mretit David, po tempujt palestinez ndërkombtarisht do të mbrohen.

Evropianët nga frika e eskalimit të situatës, e kritikuan vendimin e presidentit Trump. Në realitet më së shumti kritikojnë ata që vetë sbëjnë asgjë. Frika nga eskalimi në botën arabe është gjithnjë i pranishëm. Asgjë nuk është e re. Priten protesta, greva, sulme terroriste, kërcënime, po këto gjëra atje ndodhin rregullisht .  Vendimi i till i SHBA -së do i vëj gjërat në lëvizje dhe ndoshta pse jo, të shpresojmë në arritjen e paqes së qëndrueshme për të gjithë. Së pari bota arabe duhet ta gjej identitetin e vetë dhe të çlirohet nga fetë ekstreme muslimane, që i kan mbërthyer popujt e rajonit në çfarosje të njëri - tjetrit. Ta reformojnë fenë islame që proklamon paqen në botë dhe të angazhohet të jetoj në tolerancë me fetë e tjera. Ta pranojnë ekzistencen e Izraelit si shtet e të mos thurin plane për zhdukjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test