Letër publike të parit të PDK-së dhe Kryeparlamentarit, Kadri Veseli

Opinione

Letër publike të parit të PDK-së dhe Kryeparlamentarit, Kadri Veseli

Nga: Ragip Guraziu Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 10:01
Ragip Guraziu

Siç ja fillove me humor sa u përket zgjedhjeve lokale të 22 Tetorit, po ashtu edhe unë me humor po ta dërgojë këtë letër publike, duke llogaritur se ;''Dy homore-një e vërtet” thotë një fjalë popullore... Ju me humor dhe unë me humor, mos vallë, Prizreni- ''Jerusalemi'', i juaj që vetë e pranove, se tu dhimtë shumë-do e shpallë dikush, qoftë larg kësaj, Kryeqytetin e Serbisë...

Kryeni obligimet në Kuvend, se ju hangëri Dreqi...

Ligjvënësi amerikan Eliot Engel dhe Ambasadorja finlandeze, Anne Huhtamaki, dolën me mesazhe të kjarta dhe ju bënën me dije; se kryeni detyrat e shtëpisë siç ju kanë thënë çdoherë këta të huajt, siç po i quanim ne.

Çështja e kufirit të Kosovës me Malin e Zi ndodhet në parlamentin e Kosovës, por shanset e miratimit të saj duken të vogla. Ligjvënësi amerikan Eliot Engel, i cili sapo është kthyer nga një vizitë në Kosovë, thotë për Zërin e Amerikës se është në interes të Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen dhe të ecë përpara me integrimet e tjera evropiane. Por nëse ata e refuzojnë, atëherë duhet të jenë të gatshëm të përballen me pasojat. Në intervistën për shefin e shërbimit shqip Arben Xhixho, zoti Engel ndalet edhe tek roli i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor si dhe përpjekjet e Rusisë për të penguar integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, Ambasadorja finlandeze, Anne Huhtamaki, ia bëri me dije kryemimistrit, Ramush Haradinaj,  kusht për viza, demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit. Anne Huhtamaki, tha se është tejet e rëndësishme që institucionet e shtetit të Kosovës janë zotuar për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Sipas saj, Kosova mund të ecë përpara në agjendën e saj evropiane në fuqizimin e shtetit ligjor.

“Ka qenë kënaqësi të takohem me ministri e ri të drejtësisë , i cili është i përkushtuar në fuqizimin e shtetit ligjor. Sundimi i shtetit ligjor nënkupton  angazhim aktiv jo vetëm të vendimmarrësve, por edhe nga gjithë qytetarët. Inkurajojë Kosovën që të vazhdojë me reforma. Kosova ka legjislacion modern, por që duhet të zbatohet”, tha ajo në një intervistë dhënë RTK-së.

“Tash është në duart e Kosovës që të kryejë pjesën e vet. Janë dy kushte: Ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe çështja e zgjidhjes së lëndëve në gjykata për të parandaluar korrupsionin. Kosova duhet t’i plotësojë këto kushte”, tha ajo.

Pse këtë Letër Publike drejtuar bash juve, z. Veseli ?!

Sepse mbani dy poste të larta, si i pari dhe më i fuqishmi i PDK-së dhe Kryeparlamentar, kogja një barrë e rëndë dhe me përgjegjësi, për të pranuar, tani duhen edhe realizuar.

Historia e PDK-së me zgjedhje lokale dhe parlamentare, rënie drastike

 nga 18 komuna që i kishte marrë në vitin 2007, nën udhëheqjen e joaj PDK-ja po shënon rënie rapide. Në duart e këtij subjekti politik, që rritën e vet e kishte nisur pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, aktualisht janë vetëm 5 komuna. Por, zgjedhjet e fundit lokale e kthyen PDK-në, tani të udhëhequr nga Kadri Veseli, në vitin 2000. Në ditët e saj më të mira, në fillimin e marrjes së pushtetit, PDK-ja kishte 18 komuna, tani ka vetëm 5,shkrunin mediumet.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të këtij viti, Partia Demokratike e Kosovës fitoi vetëm një komunë, Drenasin, por shpresat i kishte vënë në balotazhin ku merrte pjesë në 10 komuna. Këtu hynin edhe qytetet e mëdha si Prizreni, Mitrovica e Ferizaj.

Vetëm Ferizajn e riktheu mbrëmë partia e Kadri Veselit. E humbi qytetin e dytë më të madh, “Jerusalemi e saj”, Prizrenin. As Mitrovicën nuk arriti ta rikthejë, edhe pse partia shumë shpresa kishte vënë aty. Madje, deri në orët e vona PDK-ja insistonte se kandidatja e tyre në Mitrovicë kishte fituar.

Përveç qendrave të mëdha, PDK-ja dje i lëshoi nga duart bastionet e saj. Sokol Bashota e humbi Klinën, ndërsa edhe Vushtrrinë e mori LDK-ja. Në Skenderaj që nga fillimi kishin vendosur të mos dilnin me kandidat, për shkak të kandidaturës së Bekimit Jasharit, nga Familja Jashari.

Si përfundim, me numërimin e votave të rregullta, PDK-ja do të udhëheqë në Drenas, Shtime, Dragash, Kaçanik dhe Ferizaj. Në vitin 2013 kishte dyfishin e këtyre komunave, por kishte më pak komuna se në vitin 2009.Para katër vjetësh PDK-ja kishte humbur Gjilanin, Mitrovicën e Ferizajn, por kishte 10 komuna tjera. Prizreni, Skenderaj, Drenasi, Klina, Vushtrria, Shtimja, Dragashi, Kaçaniku, Rahoveci dhe Kamenica ishin komunat e fituara nga PDK-ja.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 PDK-ja kishte marrë 14 komuna, duke dalë kështu edhe një herë partia më të madhe; Skenderaj, Drenasi, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Mitrovica, Rahoveci, Vitia, Vushtrria, Malisheva,  Gjilani, Lipjani, Prizreni, Ferizaj. Viti 2007 ishte i PDK-së. Ishin zgjedhjet e para pa Ibrahim Rugovën e me LDK-në të përçarë, dhe Hashim Thaçi e shfrytëzoi këtë situatë më së miri, duke arritur fitore të madhe. Partia Demokratike ishte e paprekshme, duke fituar 18 komuna.

Tani keni kujdes, mos gaboni mu në momente kritike për Kosovën

Demarkimi i kufirit me Malin e Zi është dhuratë e amerikanëve për Malin e Zi që është bërë pjesë e NATO-s. Sa për liberalizim te vizave është vetëm pretekst i BE-ës për të mos i pasur shqiptarët e Kosovës pa viza në BE. Pse nuk po e përmendin demarkacionin me Serbinë?! Sepse Serbia e synon 60% te territorit te Kosovës, aq sa është e regjistruar në librat kadastrale, ku 60% figurojnë si prona serbe. Demarkimin me Serbinë po e presin derisa shqiptarët të ngopen me rrenat dhe tradhtitë e ndërkombëtarëve, dhe tua qorronë Zoti sytë të kërkojnë bashkimin kombëtar, dhe atëherë e lejojnë bashkimin duke ja hjekë Kosovës edhe 60% të territorit, dhe atëherë kryhet puna...

Për deri sa ti dëgjon populli sehiret e politikanëve tanë, përditë e më shum gjendja në vendin tonë do jetë keq e me keq. Një fjalë e urtë thotë;'' Ujku do mjegull'',  dhe mjegulla e krijuare po shfrytëzohet për  në mënyrën ma të përsosur për interesa të veta institucionet tona personale, klanore, partiake e farefisnore.

Fytyra e vërtet e klanit PRONTO, faqja e zezë e PDK-së

Analistët politik kanë vlerësuar, se publikimi  i aferave të fundit të udhëheqësve shtetërorë në Kosovë janë dokumentim i gjendjes mentale të kreut politik se si po udhëheqin me Kosovën.

Siç kanë komentuar ata, ''se vet ardhja në pushte i këtij klani “ Pronto” është shkatërrimi i Kosovës. Se sa më shumë që zbulohen detaje rreth udhëheqjes së shtetit, tregojnë fytyrën e vërtet të këtij klani mafioz, i cili jo vetëm që është marrë me grabitje e vjedhje, edhe me vrasje e eliminime vetëm për të arritur qëllimet e veta për përfitime personale.“ Përgjimet janë publikuar me të vetmin qëllim, për të mundur që të shpëtojë urën e vet,krerët e PDK-së.

Z. Veseli reflektoni për të mirën e shtetit të Kosovës, për qytetarët e saj, pasi keni dy poste të larta, në PDK si i pari dhe shefi i saj dhe si kryeparlamentar, duhet të keni kujdes, ti afroni edhe shpirtërisht opozitën për të tejkaluar këtë krizë që fitues ose humbës do dalim të gjithë, kotë e ka dikush që mendon ndryshe, se faji nuk do mbetet jetik.

Siç ja fillove me humor sa u përket zgjedhjeve lokale të 22 Tetorit, po ashtu edhe unë me humor po ta dërgojë këtë letër publike, duke llogaritur se ;''Dy homore-një e vërtet'', thotë një fjalë popullore... Ju me humor dhe unë me humor, mos vallë, Prizreni- ''Jerusalemi'', i juaj që vetë e pranove, se tu dhimtë shumë-do e shpallë dikush, qoftë larg kësaj, Kryeqytetin e Serbisë...

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat