PISA po dëshmohet në Kuvend

Opinione

PISA po dëshmohet në Kuvend

Nga: Islam Fejzullahu Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 17:02
Kuvendi i Kosovës

Edukata dhe etika njerzore nuk blehet me kurrarë cmimi,ajo fitohet fillimisht nga familja, pastaj edhe me arsimim dhe shkollim!

Gjatë viteve të 90-ta kur ndodhi helmimi nëpër shkollat tona nga armiku ynë i cili me strategjinë shkatërruese diti ku duhet të godas, pikërisht ne brezin e ri ne bankat shkollore!Në ato kohra ne një rast duke kerkuar ne mesin e të helmuarve një vajzë të motrës dhe një vajzë të vëllaut të cilat ishin si shumica e të helmuarve tjerë, takova një mjek shumë të respektuar dhe kontribues i madh gjithëher në një gjendje shumë shqetësuese  duke tentuar sesi t' iu ndihmojë fëmijëve të cilët silleshin në spitalin e Vushtrrisë.

E ndala dhe iu drejtova: O doktor Pajazit, si po ndihesh dhe a kanë shpresa këta femijë? Ma kthej ashtu i shqetësuar: Mbaje mend këto pasoja do t'i shijojmë pas 15 apo 20 vjetësh! Gjithë respektin për doktor Pajazit Pllanen, një atdhetar, një profesionist dhe kontribues i madh i cështjes kombëtare! E ndërlidha këtë cështje e cila nuk përkon me titullin e opinionit tonë, por desha të ngrej një paralele neëmes shëndetit dhe edukatës dhe etiks njerëzore, pikërisht shkak dhe shkas më doli Kuvendi i Kosoves dhe debati dhe gjuha e përdorur këto dy ditë rreth programit qeverisës. Si duket rezultatet e PISSA-së vitin paraprak nuk datojnë vetem me qeverinë Isa (sikur edhe atë kohë një opinion e pata titulluar: PISSA rezultat i qeverisë ISA)? Jo se dëshiroj ta amnistoj ish-kryeministrin Mustafa, por si duket PISSA që nga vitet e suprimimeve të Kushtetutës dhe gjithckaje të Kosovës nga ana e okupatorit serb, tani po dëshmohen ne kohërat e sotit specifikat e shkollimit, edukimit dhe etikës njerëzore të atyre ditëve të rënda për kombin tonë!

Përcillja debatin si thotë një proverb popullor; "Kur thehet qerrja, rrugë gjenë kah të duash", pra debati i këtyre dy ditëve ka qenë dashur të bëhet qysh në themelimin e qeverisë në shtator, por ja qe qerrja paska ardhë e thyer qe atëherë dhe pas dy muajsh debatohet, por jo debat por demagogji, denigrim gjuhësor, moral fyes, akuzues, kercënues e gjithcka, por më se paku debat i duhur per cka janë të thirrur. Me keqardhje po e them se ndihem shumë i fyer dhe i turpëruar me gjuhën dhe debatin e një numri të madh deputetësh dhe qeveritarësh pa specifikuar apo apostrofuar, sepse po i përcjell i tërë opinioni kombëtar dhe sigurisht se secili do e sheh veten dhe noton veten dhe tjetrin nëse kanë një fije morali apo ndergjegjëje njerëzore. Si do që të jetë, edukata e as etika njerzëore nuk ka cmim më të cilin mund të blihen, ato rrjedhin nga edukata familjare dhe arsimimi dhe shkollimi i secilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat