Në Europë nuk shkohet vetëm

Opinione

Në Europë nuk shkohet vetëm

Nga: Ilir Vata Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 20:23
Ilir Vata

Shqiptarët vetëm kur janë bashkë dinë të bëjnë kalimin e madh, të bëjnë reforma, madje dhe beteja dhe ia kanë dalë ndër shekuj, ndërsa politika nuk po mundet të shkëputet nga e shkuara të dal nga tranzicioni sepse thurën dasi për interest të saj dhe harron bashkimin për interesa të qytetarëve.

Marrëveshja historike e majt, duhet përsosur për të shkuar drejtë një bashkëpunimi kombëtar dhe pse jo një pajtimi të munguar kombëtar për integrimin e Shqipërisë në BE, për të shkëputur vendin nga tranzicioni, për të çliruar politikën nga krimi, mëkatarët e regjimit, për të vendosur drejtësinë në vend si mundësia e hedhjes së gurit të parë të shtetit të së drejtës që ende është larg së egzistuari.

Shqipëria post-komuniste ka shpërfyturuar çdo normë demokratike, që nga fjala e lirë të drejtat politike pa fre e agresive në shumë raste, deri të të drejtat e pronës apo të drejta të tjera që kushtetura ua garanton qytetarëve të saj.

Partitë politike shumfishohen sepse të drejta politike nëpërkëmben nga mënyra e cetralizuar e të bërit politikë të partive të mëdha dhe grupet e interesit gjenden të papërfaqësuar dhe të përjashtuar nga të drejtat e tyre.

Mercenarët politikë shtohen madje vitet e fundit në politikë janë thirrur dhe kriminelët ordiner si trupa mbështetëse, kërrcënuese dhe madje vendimtare në zona të ndryshme elektorale të vendit.

Qytetarët po mercenarizojnë bindjet politike sepse ka filluar joshja e tyre me të mira të paligjshme duke futur dhe parat apo përfitimet shtesë që vijnë nga abuzimi i pushtetit.

Në zgjedhje nuk shkohet më me bindje politike apo për të lexuar programet e përkthyer ato në interesa të tyre në të mira për vete, familjen dhe femijet, por për kryenecësi të mercenarizuar nga politikat që drejtojnë lidershipët e partive të mëdha që kanë në thelb kontrollin e partisë dhe jo atë të demokratizimit të saj.

Politika që zhvillohet në Shqipëri nuk ka lidhje me demokracinë, apo me përsosjen e mendimit në shërbim të programeve më të mira për të zhviluar vendin, rritur punësimin, zbutur varfërinë, rritur të mirat publike, investimin, zhvilluar bujqësinë, sportin, artin, kulturën apo turizmin që janë burime të vyera fitimi, por mercenarizimin e një grupi për të marrë pushtetin dhe shpërndarë të mira për ta, e jo për qytetarët.

Politika primitive e një grupi, e një klani duhet të marrë fund, kur krerët e partive politike të demokratizojnë politikën e partive të tyre dhe mbi të gjitha të punojnë për çeshtje që u interesojnë shqiptarëve dhe brezave që vijnë pas.

Shqipëri ndodhet në mes të rrugës për t’u qasur me qytetrimi europian apo për t’u kthyer në promivitetin e saj nga ku e la diktatura me gjithë komplekset e saj deri në post tramë shoqerore kombëtare apo shuarjes së memories kombëtare që është në të vërtetë fatkëqesi për një vend demokratik, sic konsiderohet Shqipëria.

Në cilën anë dyhet të shkojmë?

Dhe kësaj pyetje shqiptarët ju përgjigjen 27 vite me pare kur thanë, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por politika nuk ka menduar kështu për afro tri dekata dhe vazhdon të jetë në në njejtën agoni përsa i përket kthjellimit të idesë sepse ata ende e kanë mendjen te klanet dhe pasurimi i paligjshmë, madje po përpiqen të minojnë dhe vetë drejtësinë për të garantuar një pushte të tillë në anarshi, pra për t’a kthyer në sistem trazicionin.

Ka ende shpresë, mundësi bashkëpunimi, sepse reformat e rëndësishme si reforma zgjedhore kërkonë të gjithë aktorën në ndërveprim dhe bashkëpunim për t’i dhënë fund shpërfyturimit të votës dhe përdorjes së saj si një fletë që e hedh në kosh dhe jo si një mundësi më shumë.

Reforma në drejtësi që është në finitin e procesit të saj kërkon të gjithë aktorët në ndërveprim dhe bashkëpunim të kushtëzuar për të arritur të kemi një sistem drejtësie të pavarur që të vetëkontrollohet, pikërisht nga pavarësia e saj dhe jo nga varësia politike dhe finalizuar aksionin e madhe kundër korrupsionit si mundësia e shpëtimit të vendit nga paligjshmëria dhe abuziviteti dhe ktjimi I vitalitetit të pasurisë kombëtare tashmë të vjedhur.

Kohët e fundit janë dëgjuar thirrje bashkëpunuese, madje edhe në disa rrafshe janë qasur, sepse lideri i mazhorancës e ka përsëritur publikisht dhe konkretisht ka qasur bashkëpunim edhe në Kamëz në një nga basonet e së djathtës dhe së fundmi në Shkodër u pa hapur bashkëpunimi.

Provoja është marrëveshja e 18 majtë që finalizoj një ndërveprim politik historik, një mundësi palësh për të ndrushiuar traditën e keqe politike, një mundësi për të ç’militarizuar tek njerëzit politikën, një mundësi që të zgjedhurit të bashkëqeverisin për të mirë të qytetarëve dhe të vendit, një mundësi për të shkëputur vendin nga tranzicioni dhe reminishëncat e së shkuarës.

Opozita mund të bëhët në parlament, në qeveri në rrugë dhe nëpërmjet opoznencës, kontrollit nga afër në qeverisje, mundësit e korrupsionit janë me të vogla dhe mundësitë e prezantimit në publik për idet dhe mënyrën e qeverisjes në shërbim të qytetarëve janë më të mëdha.

Bashkëqeverisja si një pakt i pajtimit kombëtarë është udha e duhur e politikës për të udhehequr një popull drejtë qytetrimit europian, porn ë Europë nuk shkohet vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat