PDK-ja i pranon vrasjet politike

Opinione

PDK-ja i pranon vrasjet politike

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 9 dhjetor 2017 Në ora: 22:16
ilustrim

Kryesia e re e Lëvizjes Popullore të Kosovës, (LPK), e cila mori drejtimin e Lëvizjes me intriga e puç, duke e akuzuar ish-kryetarin Fazli Veliun me shokë, deri në tradhti kombëtare, pësoi një metamorfozë, sa të papritur, aq edhe të çuditshme! Kjo Kryesi, e përfaqësuar nga rrethi vicioz i Drenicës, me ndoca banditër të Dukagjinit, e mposhti, madje lehtësisht, një koxha Kryesi të vjetër të LPK-së, duke e sfiduar me akuza e shpifje monstruoze. 

 "I fundit i Mohikanëve", Profesor Muhamet Kelmendi, dinjitetshëm, i demantoi dhe, bindshëm, shpjegoi se puçistët e Kryesisë së re të LPK-së, me Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Kadri Veselin, me shokë, janë një ogur i keq për Kosovën. Parashikimi i zotëri Kelmendit, rezultoi, tërësisht, i saktë.

Ndër veprimet e para që mori klani puçist i Drenicës, ishte thellimi i përçarjes brenda-shqiptare, ide dhe praktikë shekullore e serbëve kundër shqiptarëve. Në këtë komplot kundra-kombëtar, u aktivizua, sforcueshëm, Tirana zyrtare, komunistët e rreshkur, mbeturinat e sistemit monist të Enver Hoxhës, të cilët shkrumuan Shqipërinë, që pushtetin e humbur me votë, ta rimarrin me dhunë e terror. Dhe, kjo bandë-mbeturinë, është cilësuar si "jashtëqitja e kombit".

Realisht, këta donin përtëritjen e aleancave të Luftës së Dytë Botërore, ruso-serbe me komunistët shqiptarë. Dhe, goditja e të djathtës të Kosovës, të përfaqësuar nga intelektuali, kombëtari i shekullit dhe i shekujve, Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Lidhja e re e serbëve, me socialistët shqiptarë, funksionoi si sahati "Sarkisuf", pra, saktësishëm, gjatë dhe pas luftës.

Me sknarin e gatshëm të Luftës së Dytë Botërore, të hartuar nga Dushan Mugosha, Milladin Popoviçi, Enver Hoxha me bandën e tij komuniste, me qëllim të marrrjes të pushtetit dhunshëm, filluan vrasjen e nacionalistëve shqiptarë, të organizuar në Partinë e "Ballit Kombëtar", nën drejtimin e Mit`hat Frashërit, djali i Abdyl Frashërit. Pas luftës vazhduan me gjyqet dhe dënimet drastike: vrasje pa gjyq dhe me gjyqe të montuara; burgosje dhe dënime drakoniane politike; internime dhe dëbime të përjetshme, nga vendbanimet lindake. Me dhunë e terror, sunduan për afro gjysmë-shekulli.

Edhe pse në rrethana tjera, skenari i vjetër, u adaptua në kohë të reja. Bandat e organizuara në SHIK, filluan vrasjet e kundërshtarëve politikë në Shqipëri, për të vazhduar në Kosovë. Indiferenca, heshtja e UNMIK-ut, për krimet numerike të bandave të SHIK-ut, shpjegohet me angazhimin e Serbisë me aleatë. Sepse, krimi ndërshqiptar është rrënimi i vet shoqërisë shqiptare.

Të trimëruar, të siguruar se mund të vrasësh dhe nuk përgjigjësh, nuk ndëshkohësh, edhe zyrtarët e partive, që identifikohen me krimet në Kosovë, e kanë "lëshuar gojën", duke pranuar se vrasjet politike në Kosovë, kanë autorësi PDK-në dhe simotrat e saj në SHIK. Dhe, kjo dëshmohet me deklaratën pulike, por, edhe mjaft ironike, cinike të një zyrtari të PDK-së: "Ata që i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja".

E kemi thënë dhe e përsërisim, se vrasjet politike në Kosovë, janë një e fshehtë publike. Fakti që ka ekzistuar një Organizatë ilegale, kriminale e terroriste, por, që me kohë, më sakt, kur ka përfunduar misionin kryesor vrastar, ka njoftuar pushimin e aktivitetit, edhe pse, ky është një mashtrim i radhës. Themeluesit e kësaj organizate, vrastare të shqiptarëve të pafajshëm, me dhunë e terror dhe me shërbime speciale e lojalitet, ndaj Serbisë me aleatë të saj, sot janë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit! Skajmërisht, tmerr!

Lexo edhe këtë shkrim

"Krahu i luftës" dhe "krahu i paqës"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat