Letër publike Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Opinione

Letër publike Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Nga: Ragip Guraziu Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 08:26
Ragip Guraziu

Është e vërtetë se gjiganti metalurgjik “Trepça” pjesë e familjes, trashëgimisë kombëtare si dhe e traditës shqipatre den baba den tradita e minierave në Kosovë është e pashlyeshme, si dhe ekzistenca e popullit shqiptarë. Minierat e Kosovës, kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë të Kosovës. Tani me ju nuk është diç në rregull dhe gaboni në rast se nuk e vizitoni psikiatrin...Sepse të gjithë popujt në këtë botë shohin ëndrra deri sa flejnë e ju dhe Serbia jote, po shihni ëndrra zgjuat…

Vuçiq më të vërtet je i sëmurë, po sheh ëndrra pa fjet fare..

Ne rast se ju referohemi, z.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ,deklaratave të juaja në 90 vjetorin e ekzistencës dhe punës së kombinatit Trepça, ku ke thënë se ''gjiganti metalurgjik “Trepça” pjesë e familjes, trashëgimisë kombëtare si dhe e traditës. Këtë deklaratë, kreu i shtetit serb e bëri në 90 vjetorin e ekzistencës dhe punës së kombinatit metalurgjik që ndodhet në Mitrovicë. “Kur një kompani ndërtohet për 90 vjet siç është rasti me Trepçën, kjo kompani nuk është më vetëm një entitet ekonomik, është pjesë e trashëgimisë familjare dhe kombëtare, pjesë e traditës”, tha ai duke shtuar se tradita e minierave në Kosovë është e pashlyeshme, si dhe ekzistenca e popullit serb në këto anë''. Pa qenë i smuar kështu nuk flitet kur edhe ju president serb, Vuçiq, por edhe e gjithë Serbia, aleatët e juaj dhe e gjithë bota është një efori e juaja se Kombinati Metalurgjik Trepça është në Zemrën e shtetit të Kosovës.

A di pse?!

Trepça është një minierë e lashtë plumbi, zinku,argjendi, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme në Kosovë, gjegjësisht në komunën e Mitrovicës. Trepça në kohën e shtetit Jugosllavi kishte shumë famë dhe ishte njërja ndër motorët e ekonomisë jugosllave.

Fatkeqësisht kjo minierë u shfrytëzua nga regjimi jugosllav dhe frytet e saj shumë pak u shijuan nga populli autokton shqiptar i Kosovës.

Para luftës Trepça punësonte rreth 22.000 punëtorë. Produktet kryesore ishin xehet dhe koncentrati i plumbit dhe zinkut, plumbi i rafinuar dhe aliazhe te plumbit, argjend, ari, bismut, zink elektrolit dhe kadmium, acid sulfurik, acid fosforik, plehra superfosfate, akumulatorë, bateri nikelkadmiumi, municion të gjuetisë, gypa dhe tel plumbi, llamarinë të zinkuar dhe produkte prej llamarinës, materiale elektrokontakti, vagoneta, elektrolokomotiva për xehtari, pajime dhe pjesë rezervë për metalurgji dhe xehtari e produktet të tjera. Aktualisht, Trepça nuk prodhon. Kjo shprehet mjaft keq në prodhimin e përgjithshëm industrial të Kosovës dhe në eksport, sepse pjesa dërmuese e produkteve të Trepçës eksportohej. Për riaktivizimin e Trepçës nevojitën investime të mëdha, të cilat duhet të sigurohen nga partnerët ekonomik të jashtëm dhe të brendshëm.

Greva e minatorëve të Trepçës më 20 shkurt të 1989-ës vet faktit se ishte njëri nga hapat kryesorë për shënimin e shtetësisë së Kosovës, shënon edhe diçka tjetër. Ngjarje që bashkoi shqiptarët anë e kënd Kosovës dhe më gjerë.

“Njerëzit kanë dërguar lira, i kanë heq unazat nga gishti, vothët nga veshët e paratë nga xhepat dhe gjithçka që kishin. Duke nisë nga Dukagjini, Shala e Drenica, e tërë Kosova atë ditë ndodhej moralisht në Trepçë.”.

Përgjatë kohës sa minatorët ndodheshin në grevë urie kundër heqjes së autonomisë së Kosovës nga Republika Socialiste e Serbisë, kjo nuk do koment.. Por edhe shumë qytetarë të Kosovës, jo se e përkrahën grevën e minatorëve, por ka pasur nga ta edhe te vetmen lopë që e kishte ne ahurin e tij, i lente fëmijtë pa tambël, i vetmi burim që fëmijtë ushqeheshin asaj kohe, tani ju z.po shihni andërra pa fjetur fare.

Aziz Abrashi (ish drejtori i Kombinatit “Trepça” dhe ish funksionarë i lartë i Jugosllavisë), e edhe Burhan Kavaja (organizatori i grevës dhe ish drejtori i minierës me flotacion në Stan Tërg), të cilët organizuan grevën,që alarmoi tërë botën.

Edhe aktori me famë botërore, Bekim Fehmiu kishte dërguar një letër përkrahjeje për minatorët e Trepçës”, me foto të atyre që ndihmonin grevistët 10000 metra poshtë.

“Milan Kuçani (ish presidenti i Sllovenisë) asokohe ka pas thënë që në Trepçë po ruhet Jugosllavia, a serbët thonin që këtu është terrorizmi, a ata vet kishin qenë terrorista”.

Lufta e armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999, vulosi gjithçka sa i përket Kosoves, resurseve të saj, shpallur pavarësinë me 17 shkurt 2008, më pastaj edhe Kushtetutën, e njohur mbi 110 shtete etj.

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999), dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Amendamentet kushtetuese (1989–1994)

Ngjarjet

Në 17 nëntor 1988, Kaqusha Jashari dhe Azem Vllasi u detyruan të hiqnin dorë nga drejtimi i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës. Në fillim të 1989 Kuvendi Serb propozoi amendamentet kushtetuese ku do të hiqej fjala “Socialiste” nga titulli Republika e Serbisë, krijim i sistemit shumëpartiak, heqjen e pavarësisë së institucineve të rajoneve autonome siç ishte Kosova, dhe riemërimin e Kosovës si Provinca Autonome e Kosovës dhe Metohisë. Në shkurt shqiptarët u ngritën në protestë kundër propozimit.

Në 8 maj 1989 Millosheviçi u bë President i Presidencës së Serbisë, e cila u konfirmua në 6 dhjetor. Në 22 janar 1990 kongresi i 14-të i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (LKJ) ndryshoi pozitën e e partisë si partia e vetme në Jugosllavi. Në janar 1990 qeveria Jugosllave njoftoi se do të vazhdonte me krijimin e sistemit shumë-partiak.

Në 26 qershor 1990 autoritetet serbe pezulluan Kuvendin e Kosovës për shkak të disa rrethanave speciale. Në 1 ose 2 korrik 1990 Serbia aprovoi amendamentet kushtetuese me referendum.[Në 2 korrik, 114 nga 180 anëtarë shqiptarë të kuvendit të Kosovës shpallën pavarësinë e Kosovës si shtet i pavarur brenda Jugosllavisë. Në 5 korrik Kuvendi Serb shpërbëu Kuvendin e Kosovës. Serbia gjithashtu shpërbeu këshillin ekzekutiv provincial dhe mori kontrillin e plotë të drejtpërdrejtë të Kosovës. Serbia mori menaxhimin e medias kryesore shqiptare në Kosovë dhe i ndaloi të gjitha transmetimet në ghjuhën shqipe. Në 4 shtator 1990 shqiptarët e Kosovës mbajtën një grevë të përgjithshme 24-orëshe, duke paralizuar totalisht të gjithë Kosovën.

Në 7 shtator 1990 Kushtetuta e Republikës së Kosovës u shpall nga Kuvendi i Kosovës. Millosheviçi u përgjigj duke urdhëruar arrestimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës i cili ishte shpërbërë më parë. Kushtetuta e re kontroverse Serbe u shpall në 28 shtator 1990.Zgjedhje të reja shumë-partiake u mbajtën në Serbi në 9 dhe 26 dhjetor 1990 ku si rezultat Millosheviçi u shpall President i Serbisë. Në shtator 1991 shqiptarët e Kosovës mbajtën një referendum unanim për pavarësi. Në 24 maj 1992 shqiptarët e Kosovës mbajtën zgjerdhjet për Kuvend dhe President të Republikës së Kosovës.

Më 17 shkurt të 2008-tës, Kosova shpalli pavarësinë dhe u shkoq defintivisht nga Serbia

Deputetet shqiptarë dhe minoriteteve tjera,përveq atyre serb, shpallen Kosovën shtet dhe më pas edhe Kushtetutën e saj dhe tani mbi 120 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Por ju z.president serb, Vuçiq, ftyra e juaj dhe e Serbisë kriminele gjenocidiale, që përveç serbëve, të kishit mundësi do i farosni popujt tjerë në gjithë botën, që tani jeni shpallur shtet kriminel dhe disa udhëheqes të juaj, kriminela gjatë luftës së fundit që Serbia në të gjitha Republikat e Kosovës ja mësyri t’i zaptojë, por në disa nuk ia doli,dhe këtë po e vuani këto nga Gjykata e Hagës, që disa bën vetëvrasje, si kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi, disa u dënuan e disa u tranuan…

Është e vërtetë se gjiganti metalurgjik “Trepça” pjesë e familjes, trashëgimisë kombëtare si dhe e traditës shqipatre den baba den tradita e minierave në Kosovë është e pashlyeshme, si dhe ekzistenca e popullit shqiptarë. Minierat e Kosovës, kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë të Kosovës. Tani me ju nuk është diç në rregull dhe gaboni në rast se nuk e vizitoni psikiatrin...Sepse të gjithë popujt në këtë botë shohin ëndrra deri sa flejnë e ju dhe Serbia jote, po shihni ëndrra zgjuat…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat