Azem Hajdari ishte NJERI!

Opinione

Azem Hajdari ishte NJERI!

Nga: Bislim Ahmetaj Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 13:42
Bislim Ahmetaj

Cili prej nesh që jemi gjallë apo e konsiderojmë jetë dinjitoze këtë jetë që po bëjmë në këtë kohë të trubulltë sociale, ekonomike dhe politikë nuk do t’ja kishte lakmi jetës së shkurtër por të mbushur me ngjarje të Azem Hajdarit!? Ai pati një jetë të pasur, me maja dhe me humnera, me dritë dhe me hije, me lavdi dhe me thyerje dhe jeta e tij zgjati vetëm 35 vite, 6 muaj dhe 12 ditë?!

Përgjigjet e kësaj pyetje (plotë dilema për shumëkënd ) për mua përsonalisht janë krejt të thjeshta . Kjo edhe për faktin se e kam njohur nga afër në arritje dhe në “dështime” deri natën fatale kur plumbat e armëve të policisë së shtetit e ndanë fizikisht prej atyre që e çmuan dhe e anatemuan për së gjalli dhe më pas për së vdekuri.

Unë në këto rradhë s’kam ndërmend të shpalos gjithë bankën e vlerave që barti jeta e tij e shkurtër, por gjithësesi do të mundohem ti jap një përgjigje sa më adekuate titullit të këtij shkrimi dhe për këtë do të më duhet të bëj një portret të shkurtër të veprimtarisë jetësore të Azem Hajdarit. Jetë dhe veprimtari që e diferencoj atë dukshëm dhe cilësisht nga brezi ynë që solli ndryshimin e madh. Brez që bëri histori dhe i dha Shqipërisë ngjarjen më të çmuar pas shpalljes së Pavarësisë në 912, Lëvizjen Studentore, levizje që shembi diktaturën komuniste dhe legalizoj pluralizmin politik, lëvizje të cilës i priu me dinjitet dhe vendosmëri Azem Hajdari. 
Po pse ishte dhe mbeti njëri Azem Hajdari?!

Pikë së pari, sepse ai I besonte dashurisë dhe familjes. 
Kur ne lexonim romanin e Hans Faladës “Po tani o i shkretë” ai guxoj dhe u martua, krijoj familje , lindi fëmijë, punoj fort dhe i doli për zotë familjes së tij si pak kush në ato kohë të trishta varfërie. Ai jo vetëm që ishte një prind I mirë por edhe dinjitoz.(Azemi u martua kur ishte vetëm 17 vjeç dhe u ba baba pak pa I mbushur 20 vite ) Që ai I besontë dashurisë dhe familjes e verteton fakti se ai u nda nga kjo jetë me atë dashuri dhe me atë familje.
Sepse ai i besonte Zotit. 

Kur besimi te Zoti ndalohej me ligj dhe Dervishi I Luzhës ishte identikiti I anatemimit të fesë në vendlindjen e Azem Hajdarit, ai e respektonte dhe e konsideronte atë si një vlerë të çmuar jo vëtëm për vendlindjen e tij. Më vonë ai e demostroj këtë besim sepse u bë inisiatori i ndërtimit të Tyrbes së Dervishit të Luzhës që në vendlindjen e tij e besojnë të gjithë besimtarët e Zotit pa dallim.

Sepse ai i besonte lirise dhe vlerave të saj. 

Edhe pse përsonalisht ai nuk pati ndonjë “shtypje” të drejtëpërdrejtë nga njollat në biografi prej regjimit komunist, ai e ndjente dhe e përjetonte njëlloj si ata që vuanin burgimet , internimet dhe përbuzjen që demostronte diktatura komuniste ndaj një pjese të shoqërisë dhe këtë e tregoj më së miri kur u ngujua në grevë urie më ish të përndjekurit politik për të drejtat e tyre në kohën kur qeveriste partia që ai kishte themeluar në dhjetor të 90-ës.

Sepse ai e çmonte dhe ja dinte fuqinë lirisë së shtypit dhe fjalës së lirë. 

Azemi nuk njihet si ndonjë editorialist apo gazetarë i spikatur por njihet prej gjithë bashkëkohësve të tij “pro dhe kundër” që sot janë “mbretërit” e medias së shkruar dhe elektronike si avokati dhe mbrojtësi I tyre më konseguentë në kohën kur rinisi “çensura” ndaj shtypit. Besoj ju kujtohet kur Azem Hajdari behej Kryetar I Këshillit Botues të gazetës Koha Jonë për tu bërë mburoj e shtypit të lirë. Besoj ju kujtohet kur behej inisiator dhe mbështetës I themelimit të televizionit të parë privat në Shqipëri SHIJAK TV , Gjithkujtë i kujtohet ngujimi i Azem Hajdarit në grevë urie në një furgon para Televizionit Shqiptarë në 98 kur ky TV ishte shndërruar në zëdhënës të krimit dhe të bandave që qeverisnin Shqipërinë.

Sepse ai ngjallte besim dhe shpresë kudo dhe te kushdo.
Brenda vetës së tij kishte lindur dhe ishte rritur lideri I padiskutueshëm, këtë cilësi ai e shfaqi qysh ditën e parë që u ngjitë mbi një gurë në Qytetin Studenti dhe i vuri gjoksin betejës për liri dhe demokraci. Guximi I logjikshëm dhe besnikëria ndaj të vertetës e shndërruan Azem Hajdarin në burim shprese dhe besimi për çdo shqiptarë pa dallim nga Konispoli në Koplik, nga Korabi në Kuç, nga Korça në Kurbin.

Sepse ai nuk bënte kompromise në kurriz të parimeve themelore të lirisë, demokracisë dhe çeshtjes tonë kombëtare.
Ai se njihte servilizmin, lëpirjen, intrigat, hakmarrjen, hajninë dhe zollumin vese këto që I bartnin dhe I bartin me shumicë kolegët e tij deputetë majtas dhe djathtas. Mungesa e këtyre veseve në karakterin e tij ja pamundësoj përfshirjen nëpër kabinetet qëveritare edhe pse ishte kryetari I parë I Partisë Demokratike, edhe ishte zgjedhur katër herë deputet në katër zona të ndryshme të vendit me numër record votash. Po të bënte qoftë edhe një kopromis me të keqën , Ai, Azem Hajdari do të ishte gjallë dhe ndoshta në krye të opozitës së sotshme që na mungon të gjithëve. 

Së fundi kush e njohu Azem Hajdarin dhe nuk e bëri mik për kokë .
Në miqësi ai s’bënte dallime politike, s’njihtë limite moshe, krahine, feje apo gjinie. Ai siç e kishte të lehtë të bisedonte me një ish të burgosur politik po aq natyrshëm gjente fjalët në bisede më një veteran të Luftës së II. Biseda me një akademik për çeshtje filozofike ishte po aq e larmishme sa dreka me djemtë “e fortë” të lagjes. Po ta takoje njeherë vështirë që të mos miqësoheshe me të, sepse ai do të gjentë tek secili bashkëbiseduaes I tij një cilësi të përbashkët që të kënaqte në dy kahje deshirën për ta ngjizur takimin në miqësi të përhershme. Ai vlerësoj dhe u vlerësue prej të gjithë atyre që në tranzicionin e vështirë dhe shpeshherë të pamundur shqiptarë u përpoqën të bëjnë të mundurën e mirë.

Azem Hajdarin e ndanë nga jeta , sepse nuk ishte buka e tyre, sepse i rrinte ngushtë kostumi I njerëzve që prodhuan këtë tranzicion pa fund të Shqipërisë, sepse liria dhe njeriu ishin dashuria dhe pasioni i tij përhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat