Përse Spitalet private po dëmtojnë Sistemin Spitalor në Shqipëri?

Opinione

Përse Spitalet private po dëmtojnë Sistemin Spitalor në Shqipëri?

Nga: Pirro Prifti Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 12:14
Pirro Prifti

Në morinë e ankesave dhe pakënaqësive të popullit për shërbimet jo cilësore në Spitalet publike përfshihen jo vetëm keqmanaxhimi spitalor që kemi përmëndur dhe në shkrimet e mia në të kaluarën  por edhe rrushfetet nën dorë ndaj mjekëve dhe infermjerëve,  dukuri e cila është bërë një  plagë e pa shëruar në këtë shërbim por edhe aspekti tjetër trishtues në të cilën pacientët janë të detyruar të shkojnë tek private për të marrë një shërbim më  cilësor por që është shkatërrimtar për financat e çdo hallexhiu.

Për arësyet që do përmënd më poshtë mendoj së duhet një tërmet  i madh professional dhe ligjor, që të vendosë në shinat e duhura Sistemin e korruptuar dhe të degjenruar shëndetësor.

Përse po ndodh kjo?

A mos është vallë vetë keq manaxhimi i spitaleve ai që sjell këtë aspekte të shëmtuara të  shërbimit jo cilësor në spitalet publike apo ka dhe faktorë të tjerë  të vilët nxiten nga ky keqmanaxhim i qëllimtë?

Po  ta keni vënë re,  problemet më të mëdha në keq manaxhimin spitalor dhe në rritjen e rrushfetit si dhe të korrupsionit shtetëror lindën menjëherë kur për arësye politike u vendosën për herë të parë Ministra  me prodesion jo mjek, e cila si pasojë shkaktoi një reaksion zinxhir të zëvëndësimit të  drejtuesve mjekë në cdo sector të shëndetësisë publike me individë jo mjekë por që nuk e kishin haberin e drejtimit të një institucioni shëndetësor. 

Politika ndërhyri dhe tashmë është bërë modë që në drejtimin e spitaleve rajonale dhe për më keq, atyre terciare publike u vendosën ekonomistë apo financierë, apo dhe juristë, duke shkelur njëkohësisht edhe strategjitë e zhvillimit të sistemit shëndetësor të Ministrisë të Shëndetësisë në të cilat ndihmesë të madhe kanë dhënë jo vetëm Banka Botërore, por edhe insitutcione të rëndësishme të BE,  të cilët investuan për trainime dhe manaxhim shëndetësor shumë mjekë madje dhe ekonomistë, si dhe insistuan që Spitalet e mëdha për të shmangur Korrupsionin masiv duhej të drejtoheshin me Bordene, në të cilat duhet të merrnin pjesë edhe përfaqësues të  popullit, Kryetari i Bashkisë, apo i Rajonit, përfaqësues nga Ministria, etj.

Asgjë nga këto nuk po zbatohet as sot por as dje kur në vitin 2007, Kryeministri i asaj kohen vendos për herë të parë për problem politike Nard Nokën duke hequr Ministrin e suksesëshëm të asaj kohe të Shëndetësisë Prof. Maksim Cikulin.

Që këtu mori tatëpjetën Sistemi ynë Shëndetësor.

Përse përmënda Spitalet private. Problem kryesor i Spitaleve private dhe i shërbimeve ambulatore private nuk do të kishte ndikim të keq në Sistemin Publik Shëndetësor  nëse Strategjia e zhvillimit të Sistemit Shëndetësor do të bazohej në dy pikat e rëndësishme që i ka bota:

-Konkurimin përsa i përket cilësisë së Shërbimit shëndetësor në Spitale ndaj pacientit

- Manaxhimit të mirë të këtyre spitaleve.

Spitalet Private në të dyja rastet ja kanë kaluar Spitaleve Publike, duke arritur shërbime më të mira Shëndetësore dhe manaxhim më të mirë shëndetësor.

Por përse Spitalet publke i kanë të dy treguesit negative?

Shkaqet janë të qarta por Ministria e Shëndetësisë nuk mund të  ndikojë dot për këto arësye:

Sepse Ministriat  e Shëndetësisë nuk janë Mjekë, dhe se administratën e Ministrisë nuk përfshihen personel shëndetësor profesionist por është bërë një vënd pune i zakonshëm në vënd që të jetë e kundërta,

Sepse Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk garanton me paratë që u merr popullit, një shërbim spitalor cilësor,

Sepse rrogat e mjekëve dhe infermjerëve janë të vogla në raport me BE dhe fqinjët, pra nuk ka asnjë politikë të mirë për pagesat dhe bonuset ndaj shërbimit të mjekëve,

Sepse Ministria nuk ka bërë Vendime apo Projekt ligje për të  ri-shpërndarë numrin e mjekëve dhe infermjerëve në vënde ku shërbimi mjekësr standart dhe ai i specializuar nuk egziston ose ka mangësi, duke përfshirë në këtë Projekt ligj aktivizimin e Prefekturave dhe Bashkive për të bërë Kontrata me mjekët dhe infermjerët që kërkohen duke u siguruar atyre kushtet e nevojshme për punë dhe jetesë,

Sepse Ministria ka 5 vite që nuk po largon Drejtuesit  vjetër të  Sherbimit Spitalor publik të cilët janë kthyer në Pronarë të klinikave shtetërore dhe publike duke nxitur rryshfetmarrjen dhe korrupsionin e vogël dhe atë ministror,

Sepse në Spitalet publike nuk punojne mjekët më të mirë të mundshëm që kanë dalë nga Unviersiteti Mjekësor, nuk punojnë infermjerët më të mirë që kanë dalë po nga ky Universitet Mjekësor,  por janë future nëpërmjet politikës, duke shkatërruar cilësinë e shërbimit ndaj pacientit. Konkurimi mbetet një alternative e mirë por duhet bërë pa presione politike,

Sepse Drejtuesit e Sërbimeve të specialiteteve në të tre QSU-të e Tiranës janë nga më të korruptuarit dhe punojnë në dy ose tre vënde punë private, duke shkaktuar anomali në kujdesin Shëndetësor të Pacientëve; për pasojë edhe një pjesë e mirë e mjekëve specialist nëpër spitale duke mos patur kontroll  merren edhe ata më dy punësim gjatë dhe pas orarit të punës, kërkojnë rrushfet, nuk bëjnë shërbimet cilësore të duhura ndaj pacientit.

Spese këta mjekë të dhe drejtues të specialiteteve përfshi dhe shumë infermjerë të hyrë me `mik` në spitale pa konkurim, dërgojnë pacientët në spitalet private, shërbejnë keq në spitalet publike, nxisin pakënaqësinë tek pacientët duke u lënë të kuptojnë pacientëve se shërbimi më i mirë bëhet në spitalet private.

Sepse drejtuesit e spitaleve private nuk kërkojnë  dhe nuk pranojnë të përfshihen në skemën e Rimbursimeve, duke bërë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të mos jetë më aspak efektiv.

Sepse Spitalet publike nuk kanë një Udhëzim të vecantë për personat e siguruar të cilët duhet të pranohen falas për shtrime në Spitale, madje siç e thashë më sipër janë vetë mjekët dhe infermjerët në shumë raste përfshi dhe drejtuesit e shërbimeve spitalore që bëjnë një propagandë negative qoftë me shërbimin e tyre aspak human dhe dinjitoz, por i rekomandojnë pacientët të shtrohen në spitale private, të bëjnë analiza tek private, të vizitohen tek private, duke rrënuar kështu edhe ato cilësi të mira që kishte sistemi spitalor publik.

Pak fjalë për dorëheqjen e mjekëve të Urgjencës, . Në parim ata kanë të drejtë, sepse gjithçka ka lindur nga pa-aftësia e Ministrisë së Shëndetësisë dhe administratës komplet të pa-aftë të Ministrisë dhe të Këshilltarëve  aspak porfesionistë që ka mbledhur Ministrja  pa eksperiencë e Shëndetësisë.

 E si mund ajo të drejtojë këtë Sistem Shëndetësor kur nuk ka nxjerrë një Urdhër për të detyruar Mjekët dhe drejtuesit e Spitaleve rajonale për të mos dërguar pacientët që mund ti kurojnë vetë aty por i lejojnë që këta drejtues sidomos ditët e premte pasdreke, të shtunave e të djelave nxisin dërgimin e pacientëve në Tiranë?

 Është pa tjetër e nevojshme që ajo mbingarkesë të pakësohet, dhe tu kërkohet llogari spitaleve rajonale dhe Qëndrave shëndetësore si dhe QSU-ve të Tiranës, për pacientët që çojnë pa kriter.

Por shkaqet e  tjera  (përgjegjësi  penale ndaj  Ministrisë së Shëndetësisë), mbeten: paaftësia e mjekëve  dhe infermjerëve nga mos konkurimi i rregullt dhe I përsëritur në kohë, të Qëndrave Shëndetësore, pagesa e tyre e vogël,  lënia e zonave të tëra pa mjekë , mos dhënia e bonuseve për shërbime jashtë orarit, si dhe dëshira e drejtë e pacientit për tu kuruar tek mjekët më të mirë specialist.

 E si mund të jetë  e aftë Ministrija e Shëndetësisë, kur lejon që  Qëndrat Shëndetësore të drejtohen nga  financierë, ekonomistë, madje dikur edhe ish policë apo ushtarakë? Ky është kulmi i  paaftësisë dhe i keqpërdorimit  nga ana e Drejtuesit Kryesor të Shëndetësisë në vend.

E si mund një Drejtuese jo mjeke të kuptojë se mos pasja e Medikamenteve dhe e pajisjeve të konsumueshme mund të çojë në vdekje një pacient?

E si mund një Drejtuese e Sistemit Shëndetësor,  nuk merr masa për të forcuar disiplinën profesionale ( dhe jo  vetëm të orarit të punë?), duke i detyruar drejtuesit e Sherbimeve të specialiteteve të rrinë aty në Spitale e të drejtojnë punët e jo të shkojnë tek Spitalet Private, apo të  harbohen moteleve?

E si mund një Drejtuese e Sistemit Shëndetësor të mos urdhërojë Fondin e Siguracioneve që të realizojë kartat e Shëndetetit të cilt duhet të kkenë efekte edhe për shtrimin e Pacientëve pa pagesë, dhe të rregullojë  me kritere  se cfarë duhet për këtë problem? Le të shikojë se çbëhet jashtë shtetit në vëndet e BE?

Përse nuk ka korrupsion në vëndet fqinjë si Maqedoni, Mal i Zi, Greqi, SSerbi Bullgari  madje dhe Turqi, dhe në Shqipëri  Mjekët dhe infermjeriët janë bërë si çakenj duke u lmarrë lekë pacientëve?

Përse Ministrja e Shëndetëesisë, nuk vendos me Ligj që Mjekët në Qëndrat Shëndetësore të jënë me specializimin `Mjekë Familjeje`, por lejon  lloj lloj mjekësh të fillojnë punën pa asnjë njohuri përkatëse?

Përse Ministrja e Shëndettësisë nuk jep Urdhërin që Mjekët e Familjes të dalin edhe në terren se bashku me infermjerët  të cilët janë kthyer në shkruesa të zakonshëm në vënd që të kujdesen për pacientët ?

Përse Ministrja e Shëndetësisë nuk jep Urdhër që pacientët që dalin nga Spitali apo edhe ato që shtrohen në Urgjencë dhe në Spital, duhet që Mjeku i Familjes dhe infermjeri ambulator ti shoqërojë apo të paktën ti shoëh pasi talin nga Spitali?

Përse  Ministrja e Shëndetësisë nuk e kë në Program hapjen e Shtëpive të Pleqve në të cilat  të mund të shtrohen moshat e treta, të sëmurë kronikë, apo invalidë, si dhe hapjen e  shtëpive për të sëmurët kronikë mendorë të cilët rrinë rrugëve sot e kësaj ditë?

Ku i ka këshilltarët kjo Ministre, dhe përse ata të paktën nuk kanë identifikuar problemet negative në spitale, qëndra shëndetësore, spitale private?

Duhet  që Ministrja ti marrë vesh nga një shkrim gazette?

Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja: Në cilët Laboratore publike duhet të bëjnë pa pagesë analizat Pacientët ? dhe cilat analiza dhe egzaminime të bëhen me pagesë të pjesëshme?

Nga këto probleme të mëdha që kanë qelbëzuar Shëndetësinë publike shqiptare dalin disa konkluzione të cilat duhen mbajtur mënd;

Nuk mund të ketë Mjekësi falas, por një Shërbim Shëndetësor të Rimbursuar publik ose privat. Sot, ky Shërbim Shëndetësor është bërë vetëm për tu marrë lekët popullit, sepse askush nuk përgjigjet për popullsinë që paguan rregullisht  taksën e Shëndetësisë  prej vitesh. Aktualisht të gjithë i blejnë medikamentet me lekë, dhe shtrohen me lekë.

Ky është Mesazhi i këtyre Drejtuesve  të pa-aftë të Sistemit të sotëm  Shëndetësor:

- rekomandojnë popullin të shtrohen në Spitale private, të paguajnë  dhe të mos shtrohen në spitalet publike të cilat janë bërë si ambjente për private, në të cilat populli vdes, vuan, paguan, dhe infermjerë dhe mjekë , dhe Drejtuesit e tyre (duke pëjashtuar mjekë dhe infermjerë  që nuk e kanë harruar Betimin e Hipokratit, sepse ka mbetur ndonjë akoma),  i kanë kthyer këto spitale publike në dyqane shitblerjeje, në të cilat mjekët dhe infermjerët e kanë përparësi të shkelin rregullat e shtetit, të përbuzin pacientin, dhe të mos i bëjnë Shërbimin e duhur.

Ka ardhur koha znj. Ministre e pa-aftë, ose të marrësh këshilltarë të vlefshëm që të orientojnë se si të ndryshosh gjëndjen, ose largohu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat