A gjithherë po u dashka me diktat si në komunizëm

Opinione

A gjithherë po u dashka me diktat si në komunizëm

Nga: Islam Fejzullahu Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 19:58
Vetëvendosje

Me keqardhje me duhet te them se vetëm ne kohen e komunizmit është vendosë dhe punuar e vepruar me diktat, dhe duhet patur kujdes për të pa prekshmit!

LVV këto ditë po perballet me një tmerr mediatik shkaku i një fjale apo shprehje të lëshuar ne afekt (mendimi im) fjalë e cila tani po bie ne pikëpyetje një punë shumëvjeçare dhe përkushtim të shumicës së anëtarëve (themelues-iniciues)?

Ndoshta edhe vet ekzistenca e LVV dhe puna e saj si lëvizje apo aktivitete lëvizjes tani përfundimisht po iu hakmerren duke iu mundësuar kundërshtareve dhe të pa shpirteve si thotë populli të gjuajnë gur e dru mbi te gjithë ene veçanti mbi një grup të involvuar ne dy drejtimet. Do iu drejtohem me një të vetmen pyetje kryesisë së LVV dhe shumicës së aktivistëve të devotshëm se a ka demokraci e mesin tuaj, a ka fjalë të lirë ne mesin tuaj, apo vetëm si thotë "Baba" ashtu duhet të bëhet dhe veprohet?

Nuk e amnistoj aspak përdoruesen e asaj shprehje banale(fyerje),por ndoshta është tepër e rëndë për tu linçuar një person kushdo qoftë? Sa kuptova fillimisht baza nga vjen paska vendosë ta shkarkoj si kryetare të degës, dhe se ajo paska ofruar dorëheqje nga posti i kryetares se degës dhe anëtare e kryesisë qendrore, por mendoj se është e tepërt linçimi i pa fund, përfundimisht edhe përçarja e LVV për ketë shkas?

Ku po mbetet përkushtimi i juaj për shtet, për popull, me keqardhje me duhet ta them mendimin tim se po dëshmoni se akoma nuk jeni liruar nga ideologjia marksiste-leniniste-enveriste e cila vetëm me diktat ka funksionuar sa ka ekzistuar ne pushtetet komuniste dhe ashtu veprohet edhe sot ne disa vende botërore ku ekziston sistem i tillë. I drejtohem Albin Kurtit i cili tani gjendet ne paraburgim per një kauzë të madhe  qe  te reflektoj dhe te dëshmoj se ai gjithherë ka qenë ma i fortë edhe kur është burgos, fyer, akuzuar, shantazhuar nga armiq te ndryshëm, ndërsa ketë fyerje nga bashkpartiakja e tij ta tejkaloj me forcë pa hidhërim dha ta pranoj kërkim faljen e saj si njeri i fuqishëm dhe te mos lejoj qe ai të portretizohet ne asnjë mënyrë nga askush qoftë edhe nga vet partia sepse portretizimi është vetëm armik i vet Albinit por edhe i LVV.

Fundja njerëz jemi të gjithë, nuk jemi të pa vdekshëm apo të pa zëvendësueshëm, si do qete jetë LVV duhet të vazhdoj të ekzistojë të veproj edhe pas Albinit e pas secilit tjetër, por nuk duhet  si thotë populli; Për një plesht ta kallim jorganin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat