Hoxhallarët tonë, duhet të distancohen nga çdo lidhje me islamin e vendeve tjera! - Bota Sot
Hoxhallarët tonë, duhet të distancohen nga çdo lidhje me islamin e vendeve tjera!

Opinione

E shtunë, 21 korrik 2018

Hoxhallarët tonë, duhet të distancohen nga çdo lidhje me islamin e vendeve tjera!

Nga: Skender Jashari Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 10:20
Skender Jashari

Nevoitet:

Të distancohen nga, të mos  identifikohen me, të mos bashkëpërgjegjësohen me, të mos influencohet nga, të ms arsyetojnë aktet  e, të shkëpusin lidhje me, të mos  studiojnë në, të mos pranohen  fonde gjoja humanitare nga, etj  vendet islamike,  si Turqia, Bosnja, Arabia Saudite, Egjipti dhe  gjitha  vendet  tjera, që  Fenë  Islame  e instrumentalizojnë  si mjet për politikën  e tyre të  jashtme influencuese-ekspansioniste! Derisa Republika e Kosovës, ka  Fakultetin e   Shekncave  Islame, hoxhallarët  e vetëm të pranuar  për   Atdheun tonë, të  jenë  të  diplomuarit  e këtij  Fakulteti. Madje literaturat  që   përdoren  në  këtë  fakultet  të  jenë   vendore dhe jo nga   vendet  e  sipërthëna!

Të ndalohet   çdo predikim, lavdërim, përkujtim, nderim, të  historisë së huaj( turke, boshnjake, arabe, etj), të figurave të  huaja historike, të pushtuesve( sidomos  Perandorisë Osmane), të terroristëve islamik, të Xhihadit-Luftës për Islam, të  trajtohet-predikohet   feja  vetëm në përputhje  me  rrethanat   në  Vendin tonë!

Arsyeja:

Që nga  akti terrorist i 11 shtator 2001, në  tërë  botën  shihet   që  kur flitet  për terrorizëm, automatikisht   nënkuptohet  pra identifikohet me  terrorizmin islamik[1]. Edhe  përkundër  faktit  që  tentohet  në  vazhdimësi të  bëhet  dallimi duke  mos e  lidhur  terrorizmin  në  botë   me  fenë  islame!  Islami pas 11 shtatorit 2001, u vendos në qendër të vëmendjes, në ndërlidhjen në mes religjionit dhe terrorizmit, pasiqë sulmet terroriste me vetëvrasje nga viti 1981 deri në mars 2008, ishin 2000 raste më shumë, e të cilat shumica i atribuoheshin xhihadistëve islamik.[2] Krahasuar në aspektin sasiorë, nga viti 1968, deri në vitin 2005, organizatat terroriste islamike janë përgjegjëse për 86.9% të viktimave si dhe për 93.6% të të gjitha akteve terroriste.[3]

Terrorizmi trajtohet si kërcënim global, në veçanti terrorizmi islamik ( p.sh në vitin 2007 në vendet e BE-së, ishin kryer 256 akte terroriste nga terroristët islamik,
krahasuar me aktet terroriste të seperatistëve që ishin 226 raste). Organizatat terroriste islamike, kanë kryer numrin më të madh të akteve terroriste kundër vendeve të Europës Perëndimore dhe SHBA-së.[4] Europa është më e kërcënuar nga terrorizmi islamik,[5]e njejta  shihet edhe  në kohët  e fundit.

Si gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, grupe terroriste, me bindje leniniste-marksiste dhe islamike, kishin mbështetjen nga Bashkimi Sovjetik, të cilat i përdorte për luftë
speciale kundër botës demokratike, e njejta   praktikë  e  luftës së tillë vërehet  edhe  në  kohët  e fundit: përdorimi i  refugjatëve islamik( Sirian, Irakian etj), për  të shkatërru  strukturat politike, juridike, ekonomike dhe sociale të  Bashkimit  Europian,  madje   brenda  turmave të refugjatëve   disa qindra  terrorist dhe të  dyshuar për terrorizëm  kanë  arritur të  hyjnë në  vendet e  Bashkimit  Europian, madje disa dhjetra  akte terroriste  janë  kryer nga ta!

Sipas statistikave në vitin 2011, krahasuar me vitin 2002, numri i akteve terroriste në botë është rritur për 234%,[6] dhe sesa e rrezikshme është kjo dukuri më mirë mund të vërehet që në vitin 2000, nga aktet terroriste vdiqën 3.320 persona, kurse në vitin 2014 vdiqën 32.685 njerëz.[7] Grupet operative terroriste, në vitet 2002-2011, në të shumtën e akteve terroriste, vepruan me më pak se 10 terrorist, derisa aktet terroriste i kanë kryer me sukses, që sjellej nga 89-97%, kurse në vitin 2011, është 90.7%.[8]

Në vitet 2002-2011, viktimat e akteve terroriste në botë ishin: 29% qytetarët dhe prona e tyre private, 20 % të tjerët, 17% qeveritarët, 14% policët, 10% biznesmenët (e që
në të shumtën e rasteve aktet kundër tyre bëhen me qëllim të përfitimit material), derisa si viktimë vetëm në 4 % të rasteve janë ushtarakët. Në të gjitha vendet e botës, në të cilat kanë ndodhur sulmet terroriste, në vitet 2001-2011, më së paku janë atakuar forcat ushtarake, kurse qytetarët dhe prona e tyre, më së shumti kanë qenë objekt sulmi.[9]

Viktimat e rrëmbimit-marrjes peng, nga organizatat terroriste, edhe pas vitit 2011( pra prill 2013 deri në fund të 2015), nga ISIS (si organizata më famëkeqe) ishin në 39% të
rasteve qytetarët dhe prona private, ku më shumë se 6.100 qytetarë janë rrëmby-mbajtur peng, prej tyre rreth 1200 janë liruar (që tregon një shifër alarmante).[10]

Reflektimi në Atdheun tonë:

Duke i pa gjitha  specifikat  e mësipërme, që    në  botë  shihet    feja  islame  si  feja  e vetme  që  ende është  motiv  në shumë  akte  terroriste dhe konflikte  të armatosura . Pra  feja islame  është  njëra ndër tre a më shumë arsyet kryesore, të 67 % të konflikteve, duke luajtur rol të rëndësishëm, sidomos në krijimin e sistemeve me qeverisje islamike, veçmas në vendet e Afrikës Veriore dhe Perëndimore si dhe në vendet e Lindjes së Mesme.[11] Derisa motivi mbizotërues në aktet terroriste në botë, në vitet 2002-2011, mbetet ai fetar, i përfaqësuar nga grupet terroriste islamike.[12]

Madje motivet fetare,si motive që ndërlidhen me konfliktet, në fillimvitet 1990, u  shfaqën,sirezultat i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik  dhe komunizmit në vendet e Europës lindore, e më së shumti u shpreh në ish-Jugosllavi( në Bosnje e Hercegovinë ku  boshnjakët  luftonin për islam dhe serbët për  Kishën  Ortodokse Serbe dhe Kosovë ku  Serbët  luftonin për Kishën  Ortodokse Serbe dhe  Qeveritarët  e Serbisë  tentonin  t’ia  mveshnin  Shqipëtarëve  gjoja se luftonin për islam, por që nuk e arritën madje  as me infiltrimin e  xhihadistëve-muxhahedinëve gjatë vitit 1998 të arrestuar  në Shqipëri), por edhe në ish-republikat e Bashkimit Sovjetik.[13]

Historia  jonë Kombëtare, tregon që elaboratet  si Naçertania, Megali Idea, elaboratet  ruse etj,  shihnin që përmes  Islamit, të   shpërngulen, asimilohen, pushtohen dhe coptohen e sundohen  Trojet Shqipëtare!

Andaj Shqipëtarët e besimit  islam, së paku ta krijojnë  doktrinën islame Shqipëtare( siç i kanë  Turqia, Bosnja, Egjipti, Arabia Saudite etj), e jo të varen  nga   Interpretimi i Islamit   prej Turqisë, Bosnjës, Egjiptit, Arabisë Saudite etj! Derisa të gjitha këto  vende  e bëjnë  Interpretimin  e Kuranit   për vendin e  vetë, atëherë edhe  Shqipëtarët  e besimit islam  do duhej ta   bënin  të njejtën  gjë, e mos të  varen nga  interpretimi turk, arabë etj!

Më: 12.12.2017

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] https://www.usip.org/sites/default/files/PWJan2006.pdf  faqe 1, (20.05.2017).

[2] Sara Silvestri and James Mayall FBA: The Role of Religion in Conflict and Peacebuilding, The Britich Academy,
2015, faqe 21.

[3] Po aty, faqe 23.

[4] EU Terrorism situation and trend report 2007 faqe 14.

[5] http://www.ffi.no/no/Rapporter/04-01146.pdf  faqe 21-24 dhe 89, http://www.ffi.no/no/Rapporter/04-01146.pdf    faqe 18-27. (20.05.2017).

[6] http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/files/resources/2012-Global-Terrorism-Index-Report.pdf faqe 23, (20.05.2017).

[7] http://economicsandpeace.org/wp-content/uploads/2015/11/Global-Terrorism-Index-2015.pdf  faqe 2, (20.05.2017).

[8] http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/files/resources/2012-Global-Terrorism-Index-Report.pdf  faqe 23,(20.05.2017).

[9] http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/files/resources/2012-Global-Terrorism-Index-Report.pdf faqe 26,(20.05.2017).

[10] http://www.start.umd.edu/pubs/START_IslamicStateTerrorismPatterns_BackgroundReport_Aug2016.pdf faqe 6,
(20.05.2017).

[11] http://visionofhumanity.org/app/uploads/2017/04/Peace-and-Religion-Report.pdf  faqe 8, (20.05.2017)

[12] http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/files/resources/2012-Global-Terrorism-Index-Report.pdf faqe 33, (20.05.2017)

[13] Presented at the "Rebuilding Nation Building" Symposium at Case Western Reserve University School of Law, cosponsored by the Frederick K. Cox International Law Center, and the Center for the Interdisciplinary Study of Conflict
& Dispute Resolution, on Friday, Apr. 8, 2005.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test