Urime, por edhe shumë kujdes, Bekim Jashari!

Opinione

Urime, por edhe shumë kujdes, Bekim Jashari!

Nga: Dibran Demaku Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 14:02
Bekim Jashari

Dje ti nise një rrugëtim të ri. Një rrugëtim që mund të jetë i shtruar me lule, por edhe me gjemba! Dhe gjembat, sado pak që të jenë, therrin!

Sa më përket mua si individ, do të dëshiroja që ti dhe familja jote (e shenjtë) të qëndronit jashtë politikës! Ti,Bekim Jashari, dhe familja jote (e shenjtë) i keni dhënë vulën e gjakut atdheut tone që emrin e ka Kosovë! Dhe ajo vulë e gjakut do të ju bëjë ty dhe familjen tënde( të shenjtë) të pa vdekshëm për jetë të jetëve!

Megjithatë ti që nga dje nise një rrugëtim të ri. Të gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen, të urojnë me zemër që të dalësh faqebardhë në rrugën e nisur! Të gjithë shqiptaret, kudo ku ndodhen, e dijnë se rrugëtimi yt i ri është një sfidë dhe një barrë e rëndë që ti do ta bartësh mbi supe! Sepse, në këtë rrugëtim tëndin të ri, apo thënë ndryshe, në këtë sfidë të re ti nuk je vetëm; së bashku me ty është edhe babai yt, është axha yt, komandanti legjendar, është familja jote (e shenjtë) e ngushtë dhe e gjerë Jashari!

Çdo sukses yti në rrugëtimin tënd të ri, është edhe sukses i babait tënd, është sukses i xhaxhait tënd-legjendarit, është sukses i familjes së (shenjtë) JASHARI; ashtu siç mund të ndodhi edhe e kundërta e kësaj, të cilën nuk do ta dëshironte askush nga shqiptarët, përveq atyre pak gjembave që gjinden në çdo komb dhe shoqëri njerëzore!

Që nga dje, si kryetar komune i Skenderajt, ti, Bekim Jashari, duhet të kujdesesh se si ecën, ku e vë këmbën, me kë rri e shoqërohesh, si e bën punën, me kë dhe ku e kalon kohën e lire; me një fjalë rrugëtimi yt do të përcillet dhe mbikëqyret më shumë se i çdo kryetari komune në Kosovë! Që nga dje, duhet të kujdesesh edhe për rrethin tënd të ngushtë dhe të gjerë, dhe sidomos të kesh kujdes nga ata që të rrethojnë, sepse jeta a ka treguar (në shumicën e rasteve) se gropën ta bëjnë ata që ta rrahin shpinën sa janë me ty!

Andaj, përveç urimit nga zemra, për rrugëtimin tënd të ri, të sugjerojmë edhe shumë kujdes! Kujdes!...Kujdes!...Kujdes!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat