Përse gënjehet publiku? Përse shtohen gjërat e pathëna?

Opinione

Përse gënjehet publiku? Përse shtohen gjërat e pathëna?

Nga: Gëzim Mekuli Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 23:10
Gëzim Mekuli

“Spin doctors” janë mjeshtër të komunikimit që kanë për detyrë kontrollimin e komunikimit dhe të debatit publik. Këta janë specialistë që e planifikojnë dhe e shtyjnë debatin, lajmin dhe porosinë aty ku këta duan dhe e dëshirojnë.
 
Duke u nisur nga kjo teori mund të faktizohet se, “lajmi”, shpifjet, “debatet”, fotografitë, dhe inatet e shprehura në publik, për dështimin e puçistëve brenda Lëvizjes Vetëvendosje, është i mbështjellë me letrën e “spin doctorëve”.
 
Është një luftë speciale e propagandistike kundër një Levizjeje poliike e kundër një projekti politik të papërfunduar.

Kjo Lëvizje – kjo Rilindje u rrit, pushtoj dhe bindi shqiptarët e Kosovës se ka Shpresë për jetë të mirë; Fatkeqësisht, ishin mu këto fitore, që bënë që projekti i udhëhequr, mirë e me pastërti, nga Albin Kurti, të jetë edhe pengesa e pakalueshme dhe problemi kryesor i mainstreamit të korruptuar politik të Kosovës, mainstream i cili ndikohet, dhe shpesh, edhe kontrrollohet nga politikat e Beogradit.
 
“Spin doctorët” duan të kontrollojnë gjuhën, lajmin, partitë politike, debatin dhe të menduarit kolektiv.

Gazetarët e tyre po tentojnë që revoltën, përkrahjen, mbështetjen, besimin dhe dashurinë e madhe që populli ka për planin politik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pra për Lëvizjen Vetëvendosje, ta përkthejnë në një materie tjetër; Atë të personit, të individit dhe të një partiaku të rëndomtë politik. Këto grimca po tentojnë që bërthamën e LVV-së ta minimizojnë e ‘ta paraqesin si një “kult e simpati” primitive të një shoqërie të tërë për një indidivid të rëndomtë. Por Albin Kurti nuk është i rëndomtë.
 
A do të kenë sukses?
 
Abdyl Frashëri, Sami Frashëri e Vaso P. Shkodrani, po ashtu, ishin njerëz, shqiptarë, patritotë e intelektualë. Ishin pra sikurse Albin Kurti sot. Por, këta, përmes veprës dhe gjurmëve të lëna në kohë e pas sajë, ishin edhe “diçka tjetër”; ishin Simboli, Ikona, dhe Sinonimi i një Shqipërie të pabërë, por që duhej të bëhej.

Edhe perandoria sllave, greke dhe ajo otomane, përmes shtypit të kohës e përmes tellalëve (sikurse sot portalet), tentuan që çeshtjen e pazgjidhur shqiptare ta përzvogëlonin “në dëshra” e në “aventura të disa individëve rebel shqiptar”. Duke dashur t’a rrënonin misionin politik e kombëtar të patriotëve shqiptarë, këto perandori sulmonin personët, individët, patriotët dhe aktivistët e kohës; Shpesh i burgosnin dhe i vrisnin!

Sepse duke thyer simbolin këta donin të grimconin edhe besimin, shpresën, ëndërrën, identitetin, të vërtetën dhe projektin.

Edhe sot: Duke e goditur themeluesin e VV-së, duke e burgosur e duke shpifur, duan ta zhdukin e ta rrënojnë projektin. Duke e krahasuar intelektualin, Albin Kurti, me partikët e korruptuar shqiptarë, keta duan t’a njejtësojnë e t’a barazojnë me korrupcionin, me krimin dhe me liderin partiak të Kosovës.
 
Përse gënjehet publiku? Përse shtohen gjërat e pathëna?
 
Parimet intelektuale të një gazetarie profesionale janë, para së gjithash, mosshtimi i gjërave që nuk ekzistojnë dhe mosgënjimi i publikut.

Pakkush e thot se Albini është “baba”! Pakkush e trajton Albinin si “kult”, si “Zot” e si “Kryetar partiak”. Këto aribute i kanë shtuar Albinit portalet e ndikuara.

Albin Kurti ka dëshmuar, me punë, me vëpër, me pastërti, me këmbngulje, me forcë, me mendje, me diplomaci, me ushtri, me shkrime e me analiza, se është Simboli i Rilindjes së shekullit XXI, mu ashtu siq ishte Abdyl Frashëri simboli i Rilindjes së shekullit XIX. Ai nuk është veç lojtar i mirë, ai është kryepersonazhi i një regjisori besnik të historisë moderne të kombit shqiptar.
 
Janë pra këto dy parime, mosshtimi i gjërave që nuk ekzistojnë dhe mosgënjimi i publikut, të cilat sot nuk i nderon gazetaria shqipe e Kosovës. Kjo gazetari doli me gënjeshtra në publik, duke provuar që të legalizoj pandersmerinë, dhunën, marrjen me forcë e me media pushtetin brenda nje Levizjeje nga ca aventurier ballkanik. Çfarë demokracie do të priste qytetari nga këta puçistë, shtrohet pyetja.
 
Lexuesi dhe lexuesja shqiptare duhet të zhvillohet. Pavarësisht se kush shkruan, apo nga cili medium rrjedhë lajmi, është e rëndësishme që qytetarët t’a kenë të qartë një gjë. Puna qëndron në analizën e lajmit rresht për rresht e fjalë për fjalë. Lexuesi duhet të pyes vehten: Përse unë si lexuesi duhet t’i besojë këtij lajmi? Çfarë qëllimi fshihet pas kësaj fjalie e pas këtij lajmi? Kush e mendon kështu? Një parti politike? Vet lajmshkruesi, redaktori i gazetës? Një burim? Një qytetar? Apo në këtë rast puçistët?
 
Nëse në një lajm thuhet se:”Albin Kurti po konsiderohet si baba e si kult”, atëherë lexuesi duhet të kërkojë një verifikim të këtyre pohimeve. Nëse në një artikull thuhet “sipas burimeve”, apo ” burimi është anonim”, lexuesi e konsumuesi i lajmit duhet t’i vëjë gishtn kokës e të mendoj: “Cilat janë burimet dhe kush janë këta personë anonim?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat