Shqiptarët, ata që janë vetëshpallur muslimanë

Opinione

Shqiptarët, ata që janë vetëshpallur muslimanë

Nga: Haki Bunjaku Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:04
Haki Bunjaku

Kohët e fundit po dukën të hendikeposur në krye,sepse po i mbulojnë femrat me pelena,thua se dota hapin haremin e mbretit!Po miqësohen aq shumë shpirtërisht me armikun e shqiptarëve-turqit,me të cilët nuk na lidh asgjë pos tradhëtia ndaj vetëvetës,kombit,gjuhës e gjakut.

Duke vështruar kohët e shkuar,konstatojmë se armiku numër një i shqiptarëve ishte dhe ështëTurqia bashkë me gjakun e prishur turk.

Ajo perandori e sherrit,territ e tëmerrit për gjashtë shekuj na shtrydhi,shtypi e na e piu gjakun dhe na kthej edhe për disa shekuj tjerë mbrapa.

Sot përse të adhurohet aq verbërisht armiku shumëshekullor i yni,prej të cilit patëm vetëm të zeza,të cilat ende nuk pona shqitën,por po na ndjekin mbrapa,si hijet.

Shqiptarët duhet të vetëdijsohen e të ndjehen vetëm shqiptar e asgjë tjetër.

Unë krenohem me vetëvetën,me prejardhjen time fisnike-shqiptare dhe kështu due të mbetëm përgjithmonë.

Me turqit mund të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore,por jo edhe vëllazërore,sepse as që ka fe vëllazërore,e feja e turkut për ne është krejt e huaj.

Ne kemi fenë tonë të pastër shqiptare dhe nuk lakmojmë e as nuk vrapojmë pas tjerave.

Këtu duhet përjashtuar snobistët injorantë e fundërrinor,të cilët nuk e meritojnë përkatësinë shqiptare.

Mes njerëzve (jonjerëzve) të tillë kombëtarisht ndjehem i fyer dhe largohem prej tyre,si prej të fëlliqtit!

Kë dota fajsojmë tash,kush po na shtyen në këte qorrsokak!-Vetëm lakimia e sëmurë dhe vetë armiqësia ndaj vetëvetës....

...Jemi mësuar fajin ta hudhim mbi shpinën e tjetrit,por tash po na mbetet dobiç në derë!

Me u kthye në shtëpi nuk është vonë kurrë.Më mirë vonë sesa asnjëherë!

Secili shqiptarë le të betohet në Flamur dhe në nderën e kombit dhe le të thotë gojaplot:

-Kombi im i nderuar kurrëmë nuk do të tradhëtoi!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat