Fjalori ofendues nuk e nderon autorin asnjë herë

Opinione

Fjalori ofendues nuk e nderon autorin asnjë herë

Nga: Milazim Maraj Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 11:38
Milazim Maraj

Në veçanti:    

Kur në anën e tij nuk qëndron asnjë argument.                                                                                                                               

Kur i mungon cilësia për  vlerësim.                                                                                                                                                 

Kur mungon e drejta morale për kritikë.                                                                                                                                    

Është e turpshme kur në këtë formë,ofendohet bashkëluftëtari!.  

Skender Hasangjekaj, është krenar  për luftën e punën dhe nuk i ka borxh askujt. Ai të gjitha që i ka i ka merituar. Madje nuk ka aq sa ka merituar. Institucionet e Kosovës i kanë borxh Skender Hasangjekajt dhe shokëve të tyre që i larguan nga ushtria dhe puna më format më të turpshme. Më tradhtitë më klasike. Kur Skenderit i epet leja të shkoj në Gjemani për të nxjerr plumbat nga trupi. Në Rahovec largohet nga puna ne TMK. Lihet në rrugë komandanti i Batalionit të parë i Br. 138. “Agim Ramadani”.  Po, është e vërtetë që njeri nga  plumbat që e plaguan Komandantin  i erdhi nga ushtari i vet, i pa stërvitur. Ai kishte ardhur atë ditë në luftë. Ishte koha kur në Burrel mbaheshin 6000 ushtarë ndërsa në Koshare që po luftohej, në distanca shumë të vogla më armikun, kishim numër të vogël ushtaresh.  Por komandanti tani i plagosur, nuk e vrau. Ai e thirri ushtarin  e vet  që po qante  me ngashërim dhe ishte i gatshëm të bëjë vetëvrasje. Eja këtu  i tha; i qiti dorën mbi sup, e shtrëngoj fort pran vetes dhe i tha; e dijë, që nuk e bërë më qellim. Nuk ka gjë tani vazhdo luftën për çka ke ardhur. Ky ishte morali i komandantit  Hasangjekaj. Vetëm Serbisë do të duhej të i pengonin  këta oficeret të shkolluar dhe të ngritur, patriot dhe të përkushtuar për lirinë e vendit tonë. Vendin e punës, truallin i ka të ndara nga Komuna në mënyrë krejt legjitime.

Kurse shtëpinë e ndërtoj me ndihmën e shokëve që nuk e harruan dhe nuk e harrojnë kurrë. Në këtë komunë Skënderi punon dhe kontribuon më plot përkushtimin dhe sukses, njësoj  sikur që e kishte në luftë. Gjithmonë në shërbim të vendit të vet dhe popullit të vet. Nuk ka përfituar asnjë tender, për shembull: para, dhi, dele, lopë, nuk i ka shkatërruar as pyjet e komunës se vet, përkundër  i ka mbrojtur,ky ka organizuar  mbrojtjen e tyre dhe  personalisht ka marrë pjesë në  shuarjen e  zjarrit që po i kallte sipërfaqe të tera pyjore të ndezura  nga ata që nuk kanë dhembje për vendin dhe popullin e vet. Largimi i Skenderit dhe eprorëve të specializuar për luftë,nga punë në TMK ishte budallaki apo mision? Kjo nuk është ende mirë e sqaruar. Nëse është e budallai duhet të mësojmë një herë e mirë që njerëzit të tillë të mos vihen në institucione vendimmarrëse. Nëse është mision duhet të veprohet  shpejt dhe më shumë kujdes që misionaret e huaj të mos kenë vend në institucionet tona. Nga se largimin e patrioteve dhe specialistëve, nga puna dhe institucionet e Kosovës e bënë  me plan. Ky plan është  pjesë të misionit të tyre, te hartuar jashtë Kosove dhe me qellim që: Kosova të mos behët kurrë shtet të mos ketë flamur më simbole kombëtare, të mos ketë himnin e vet tekstual, të barazohen 90% shqiptarë më minoritete, që në këtë flamur të kenë një yll si shqiptarët si ata që më përqindje me ( 0,..) që Kosova  të mos ketë kurrë ushtri. Që të mos lexohet kurrë shkurtesa FARK që do të thotë: Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës) Por të luftohet për shkurtesën FAK që do të thotë(Forcat e Armatosura të Kosovës) pa e përmendur fare statusin Republikës.

Këso forca ka pasur edhe në Krahinën autonome socialiste të Kosovës. Mbrojtja territoriale e Kosovës, Mbrojtja civile e Kosovës. Dhe forca të armatosura të Kosovës kanë qenë milicia,gardianet , gjahtarët dhe ushtria jugosllave. Nuk ka pasur FARK. Këtë e formoj Kosova para lufte. Sulmi ndaj  FARK nga Serbia ishte i kuptueshëm dhe i pritshëm. Por sulmi ndaj FARK nga disa shqiptarë është i pa pritshëm, i pa kuptueshëm i dëmshëm në këto përmasa dhe më këto pasoja që tani po i vuajmë. Njerëzit e ligj nuk i matin projektet më arsye por me inat. Tani na duhet bekimi i Serbisë për të themeluar FARK. Që institucionet e Kosovës të dhunohen nga grupe jo formale. Që dhomat e dëshmive të vidhen dhe të mos gjenden kurrë kriminelet. Që Kosovës të i vritet imazhi ndërkombëtar që Kosova të vlerësohet si shtet kriminal dhe pa perspektivë. Që në universitetin e Kosovës të regjistrohen fëmijë në emër  “të familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës” të përzgjedhur nga grupet jo formale por që nga këta student të ardhshëm të mblidhen sasi të mëdha parash. Këta nuk  e lodhën kokën për masakrimin e cilësisë në arsim që po i bënin dhe po i bëjnë Kosovës. Që kuvendi i Kosovës të bije nën ndikimin e këtyre grupeve që hyjnë në Kuvend shajnë dhe ofendojnë deputetet. Që të shpërndahen certifikata të Veteranëve të Luftës për njerëzit që nuk ka qenë kurrë në luftë dhe ata që kanë qenë në anën e kundërt të luftës tonë çlirimtare terë kohën.

Krejt kjo të bëhet në kompozim të votës së pist dhe parave të pista. Për mes të shkallëve(“ pushtetin më çdo kusht”) arritën në majën e piramidës njerëzit që do të duhej të dënoheshin për tradhti ndaj vendit dhe popullit. Polic të Serbisë që bashkëpunuan më kriminelet  serb deri në qershor të vitit 1999. Njerëz të inkriminuar dhe indoktrinuar. Që kanë marr pjesë në projekte jashtë interesit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kurse të dëshmuarit, të diturit, të ngriturit të gatshmit për sakrificë deri në flijim për interesin e vendit u larguan. Madje gjithmonë më arsyetimin e pa vërtetë “ na ka ardhur nga Unmiku” ose” na ka ardhur nga KFORI”. Ose duke inskenuar procese dhe projekte për të i realizuar këto qëllime të ndyta. Lidhja e rrezikshme  të cilën nuk e vlerësuam dhe nuk e pritem ishte ajo LKJ brenda subjekteve politike shqiptare, me  grupet tjera jo formale ne Kosovë dhe jashtë saj. Shpëtimi jonë duhet të kërkohet te  ndërrimi i gjeneratave në të gjitha subjektet politike në Kosovë. Këtë duhet ta bëjmë sa më shpejt  duke i respektuar ligjet e demokracisë dhe duke pasur  shumë kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat