Shenja anti-BE/SHBA nga politika shqiptare?

Opinione

Shenja anti-BE/SHBA nga politika shqiptare?

Nga: Ilir Vata Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 20:38
Ilir Vata

Mjerisht, reminishencat e diktaturës na kanë shoqëruar dhe vazhdojnë të na ndjekin si hije, si ogur i keq në demokraci, sepse trasparenca me të shkuarën s’u bë kurrë dhe se demokracia në Shqipëri u vra që në embrion, sepse ish-presidenti i fundit komunist ua delegoi pushtetit njerëzve të besuar të tij, pra ata që na përsekutuan, tani na predikojnë demokracinë.

Por demokracia nuk është predikim, është shtet ligjor që bazohet në parimet e mëdha të lirisë, të të drejtave qytetarë, të të drejtave të shenjta si prona, barazia në treg dhe meritokracia…etj.

Predikuesit e ardhur nga e shkuara e përdorin demokracinë si oligarki ku të mirat që marrin nuk ua shpërndajnë qytetarëve, por i ndajnë me njerëzit e tyre dhe në këtë mënyrë tashmë perandoria e vetme në Shqipëri është korrupsioni që kontrollohet nga politika.

Janë po ata njerëz që ishin dje në kohë të regjimit komunist, vetëm se kanë ndërruar kostumin, nuk flasin më për demagogjinë komunistë por për demagogjinë neo-kmoniste.

Sa herë që perendimi qasën ligje të reja, praktika të reja e kryesisht në atë të sistemit të drejtësisë dhe pavarësisë së institucioneve, garda e vjetër bënë rezistencë sepse ata e duan pushtetin të përqëndruar në pak duar, pra e konsiderojnë shtetin si pronë të tyren dhe të mirat t’i marrin për vetë të mirat e publikut.

Ndërsa në demokraci pushtetet janë të pavarura sepse në këtë mënyrë të mirat u kthehen qytetarëve dhe kontrolli i pushtetit garantohet pikërisht nga pavarësia institucionale.

Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka qënë moment historik për shqiptarët dhe kritik për politikanët e së shkuarës që bëjnë politikën e së ardhmes, pikërishtë se ata i tremben drejtësisë, sepse për 27 vite e kanë përdorur drejtësinë për të burgosur qytetarët, hallexhinj dhe mbrojtur paligjshmërinë e tyre dhe pasuritë përrallore vënë në kundërshtim me ligjin.

Pikërisht, ata i tremben rregullave të demokracisë pavarësisë institucionale dhe në këtë rast pavarësisë së sistemit të drejtësisë, sepse pas përfundimit të procesit, kur drejtësia të jetë një institucion i kornizuar dhe e pavarur, atherë politikanë dhe zyrtarët e korruptuar janë imun nga ligji dhe rrezikojnë të humbin parajsën e tyre pasurore, pse jo të përballen si të akuzuar për korrupsion nga drejtësia.

Miq e vërtetë të demokracisë dhe të ligjit janë BE/ SHBA dhe përfaqësuesit e tyrë në Shqipëri janë Donald Lu dhe Romana Vlahutin, si dhe përfaqësues të vendëve të tjera të perendimit dhe për llogjikë, armiq e politikanëve të korruptuar janë pikërisht ky binom me kontribut historik për drejtësinë.

Politika e vjetër me egzemplarët e saj, të mbetur nga e shkuara ka filluar indimitimin e këtyre figurave, qasje nga më të ndyrat, madje kanë arritur deria atje sa të shpërfillin peremdimi, një koncep i njohur në kohë të diktaturës që vjenë pikërisht nga njerëzit e regjimit që na predikojnë demokracinë, këto janë reminishenca të regjimi bolshevik që na ndjekun duke na mallkuar të ardhmen.

Zgjidhja nuk është duke minuar demokracinë dhe sa botuar drejtësin nëpërmjet shpifjeve, por duke kërkuar falje për padrejtësinë e bërë dhe larguar nga politika sepse ligji i ka mëshiruar që të tërhiqen para se t'i kap sita e Vettingut, por ata rezistojnë duke i bërë bllok ligjit dhe sulmuar perendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat