Erdogani, ky mbrojtës i myslimanizmit!

Opinione

Erdogani, ky mbrojtës i myslimanizmit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 21:04
Sherif Ramabaja

Në debatin e nxehtë që po zhvillohet mbi Jerusalemin, pas njohjes nga SHBA - të si kryeqytet Izraelit, Erdogani po e paraqet veten si mbrojtësi i myslimanizmit në tërë Botën. Me këtë kryeari i Turqisë Erdogan, po përpiqet ta  largoj vëmendjen e opinionit të brendshëm nga problet reale me të cilat po ballafaqohet Turqia. Pra nga ky debat,  që po zhvillohet mbi Jerusalemin, Erdogani po përpiqet që të përfitoi sa më shumë nga rasti i krijuar.

Opozita po e akuzon të jetë përfshirë në biznese të dyshimta. Këto ditë disa të besueshëm të  tij, do përgjigjen para gjygjit në Njujork për pastrim parash dhe për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit. Vendimi i presidentit Trump për njohjen e Jerusalemit e sjell Erdoganin në ofenzivë të plotë. Shefi i shtetit Turk e akuzon Izraelin si shtet kriminel dhe zaptues, kurse SHBA - të i akuzon se në Lindjen e Afërt po përgadisin një gjakderdhje të re. Erdogani thot se “ Ne do ta vëmë  tërë botën islamike në lëvizje “ dhe mrekullia, askush nuk flet më për akuzat korruptive të qeverisë së tij.

Të mërkurën që kaloi, Erdogani në Stamboll kishte thirrur si takim urgjent, Konferencën Islamike që numron 57 shtete. Për fat të keq, me bekimin e ish kryeministrit Berisha edhe shteti shqiptar është anëtar i këtij forumi, pasi ishte shpresuar në thithjen e investimeve ekonomike. Gjë që nuk kishte ndodhur ashtu si ishte shpresuar. Kohën e fundit Turqia ishte në pozitë inferiore sa i takon shteteve në rajon. Arabia Saudite e përqeshte Turqinë për rolin e saj, në sanksionet që kishte vunë ndaj Katarit. Egjipti e akuzonte haptas për përkrahjen që i ofronte “ Vëllazërisë Myslimane “ Më në fund Erdogani kishte arritur që pjesëmarrësit e takimit  t`i bind për një Rezolutë të përbashkët, ku Jerusalemin lindor ta shpallnin si kryeqytet Palestinez.

 Erdogani ka përvojë që t`i përfitoi shtetet arabe kur është në pyetje Izraeli. Kështu në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës më 2009, Erdogani e kishte akuzuar dhe nënqmuar ashpër kryetarin Izraelit Shimon Peres. Për këtë gjest të tij ai ishte vlerësuar në Turqi dhe botën arabe si hero. Një vit më vonë kishte ndodhur një incident në rripin e Gazës. Një anije turke, me ndihma humanitare, ishte sulmuar nga forcat izraelite ku ishin vrarë 9 persona. Që nga ajo kohë marëdhënjet Izraelito - Turke ishin keqësuar dhe ishte bërër tërheqja e ambasadorëve. Vetëm vitin e kaluar sërish u arrit në një normalizim dhe të bëhej këmbimi i ambasadorëve.

 Erdogani dhe presidenti Izraelit Netanjahu ndoshta me njëri tjetrin nuk durohen, po janë mjaft shumë të varur nga njëri tjetri. Që të dy shtetet janë në koalicionin e përbaskët kundër terrorizmit global, si dhe janë

 të lidhur po ashtu në projekte të përbashkëta të naftës. Eksportet turke drejt Izraelit në 7 mujorin e këtij viti janë rritur më 14 %. Erdogani në këtë takim ia kishte arritur pra qëllimit. Ai paraqitej me sukses, si mbrojtës i botës myslimane në Botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat