Jashtë shkollave shqipe të Luginës, mësimet terroriste islamike të Serbisë!

Opinione

Jashtë shkollave shqipe të Luginës, mësimet terroriste islamike të Serbisë!

Nga: Skënder Jashari Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 12:44
Skënder Jashari

Në  vazhdimësi kam reaguar, jo vetëm unë (personalisht), por edhe gjithë vëllezërit dhe motrat e mia (deri edhe në konfrontim  fizik, kundër disa “mësuesve” gjegjësisht hoxhallarëve të Serbisë që ia mësonin nxënësëve islamin talebanist-terrorist-vehabist)! Këta hoxhallarë, që gjatë Luftës së UÇPMB-së, luanin rolin e:

I.Informatorit-spijunëve për forcat serbe (informata për numrin, pozicionet tona; informata për Luftëtarë tonë të dalluar-shumë të pakët nga ushtarët tonë dyshonin se  të tillët janë  spijunë; etj);

II.Rrolin e propaganduesit kundër UÇPMB-së( duke   na  quajtur neve  Ushtarëve të UÇPMB-së, si: alkoholist;  kriminelë; hajdutër e  deri hajdutër të pulave; të çmendur  që kishim kapur  armën  kundër  Serbisë e  cila  ishte  tepër  shumë e  fuqishme  sipas tyre, e që  për  1 orë  do mund të  na hedhte-UÇPMB-në  me “kaqusha” në  Gjilan);

III.Rrolin e sabotatorëve dhe diversionistëve( duke mbyllur dyertë  e shtëpive dhe oborreve të tyre dhe të bësimtarëve  të pakët  që i ndjeknin këshillat  e tyre; duke vendosur  pengesa të  qëllimshme nëpër monopate-rrugica; duke thirru  popullatën tonë që mos të na bashkohej; identifikimin e  Luftarëve  tonë  para  botës  Perëndimore  si muxhahedin  islamik-sidomos përmes disa ushtarëve tonë që nuk Luftonin për Atdhe, por  për allah; duke  mallku Luftën Tonë për Liri; vjedhjen  e armëve  tonë apo fshehjen e  tyre si dhe  pastaj edhe dorëzimin e tyre forcave të Serbisë; dhënijen e dezinformatave për forcat tona të UÇPMB-së; mos dhënije  të  ndihmës, ushqimit  dhe financimit të Luftës  për Liri; mosangazhim si ushtar  e  as  në  ndihmë të popullatës civile, madje duke lënë edhe  ritet  fetare për kufomat  e civilëve dhe ushtarëve  tonë; nxitje për dezertim të disa ushtarëve  tonë, që ishin të varur nga predikimet  e tyre; e deri në tradhëtinë e një Komandanti  ndër më të njohurit në Luginë  të Preshevës; etj);

Menjëherë  pas Luftës së UÇPMB-së, Serbia i “nderoi” dhe ngarkoi me punë tjetër shërbëtorët e saj (hoxhallërët-agjentët islamik të Serbisë), që  ishin disa  dhjetra   hoxhallarë. Pas Luftës së UÇPMB-së luajnë  rrolin  e:

IV.Identifikimin e  Luftës së UÇPMB-së si luftë  islamike e jo  si Luftë Çlirimtare Shqiptare (sidomos pas vitit 2003, në vazhdimësi të gjitha tubimet përkujtimore për Dëshmorët e  rënë,  bëhen më elemente islamike, siç ndodhë sidomos në Tubimin Përkujtimor në Gurishte të vendlindjes time- fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës);

V.Lëndën  fetare në Shkollat  Shqipe (që jepet nga “mësues”-Agjentë Islamik të Serbisë; lënda  e përpiluar nga  Shëbrimet  Sekrete Serbe; lavdërohet islami taleban-vehabist-terrorist; lavdërohet  Turqia dhe i mësohet nxënësve që kombi e flamuri  turk është i tyre; Kombi dhe Flamuri  Shqipëtar përbuzen; Heronjët tonë përbuzen dhe tentohen  të identifikohen si muxhahedin- pra terrorist  islamik; Gjergj Kastrioti, Idriz Serferi, Nëna Terezë fyhen duke i identifiku si  “qafirë”; u mësohet dhe lavdërohen  terroristët islamik dhe organizatat  terroriste  islamike  si Al Kaida, Osama Bin  Laden,  Al  Bagdadi, ISIS-i, Al Nusra;  i shpërlahet  truri për xhihad  islamik, sidomos  kundër  SHBA-së, pasiqë  është  armiku kryesorë i Serbisë; etj);

VI.Asimilimin dhe  shkombëtarizimin e  Shqipëtarëve  në Luginë të Preshevës përmes hoxhallarëve (si përmes dy Bashkësive  Islamike  të Luginës së Preshevës, si  ajo e varësuar nga Novi Pazari, ashtu edhe ajo gjoja e varur nga Bashkësia Islame e Kosovës), mësuesve, politikanëve lokal etj  shërbëtorë të Serbisë. Shqipëtarët  e Luginës tentojnë t’i bëjnë  boshnjak, turq, musliman  serbë, apo së paku t’ia ulin vetëdijen Kombëtare dhe t’ia shtojnë ndjenjën fetare ekstreme islamike-talebane-vehabiste-terroriste!

VII.Veprimin kundër Interesave  Kombëtare  Shqipëtare, kundër Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Së fundmi, një prej bazave që  Serbia përhapi  islamin taleban terrorist në Republikës të Kosovës (i dirigjuar nga  Shërbimet  sekrete  serbe), është edhe përmes Luginës së Preshevës( me  bazë në  Bujanoc dhe tjetra në  fshatin Rahovicë  të  komunës së Preshevës). Që  për  rrjedhojë është instaluar në Republikë të Kosovës, strukturë e organizuar  përmes kanaleve të dirigjuara nga  Serbia (përmes Novi Pazarit në drejtim të Mitrovicës;  përmes Shkupit në drejtim të Kaçanikut;  përmes Luginës së Preshevës në drejtim të Gjilanit dhe Ferizajit)!

Institucionet e Republikës së Kosovës dhe të Shtetit Amë (Republikës së Shqipërisë) mbajnë një pjesë të përgjegjësisë, që duhet të ushtrojne ndikimin e  tyre, që  të ndërprehet-ndalohet:

a) instrumentalizimi  i islamit në Luginë të Preshevës për qëllime të Serbisë;

b) ndalimi i mësimeve fetare islamike talebane-terroriste nëpër Shkolla Shqipe sipas përpilimit të Shërbimeve Sekrete të Serbisë;

c) Hoxhallarët të varësohen dhe korrektohen nga Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës, e jo nga e Novi Pazarit (prej nga Serbia, përpjeket dhe kryen boshnjakëzimin, turqizimin, kthimin në musliman serbë, apo së paku në uljen e ndjenjës Kombëtare Shqipëtare duke shtuar ndjenjën fetare islamike talebane-terroriste!).

Instrumentalizimi i tillë,  rrezikon Sigurinë Kombëtare Shqipëtare dhe të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë (siç tashmë jemi dëshmitarë për qindra terrorist islamik trushpërlarë nga Agjentët Islamik të Serbisë, që shkuan në Siri, që tentuan dhe kryen akte terroriste kundër Vendit tonë dhe Aleatëve tonë- sidomos kundër SHBA-së)! Më mirë  sot, se nesër bëhet vonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat