Ja çka e rrezikon jetën e shqiptarëve sot!

Opinione

Ja çka e rrezikon jetën e shqiptarëve sot!

Nga: Abdulla Mehmeti Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 20:42
Abdulla Mehmeti

Shqiptarët po helmohen përmes ajrit, ushqimeve, pijeve, ujit, ilaçeve, vaksinave...dhe vazhdojnë të sillen sikur e kanë dhënë jetën e tyre me qira!

Pas humbjes së betejave në fushat e luftës dhe në tavolinat diplomatike, agjenturat huaja, sidomos ato ruse, serbe, greke dhe jo vetëm, përmes rrjeteve të tyre të agjentëve vendës po depërtojnë në fushën e bizneseve, në industrinë ushqimore, farmaceutike, industrinë kimike dhe të të tjera, për t'i helmuar shqiptarët, sa të mundin më tepër. Në Maqedoni kjo politikë për dëmtimin e shqiptarëve po merr përmasa gjenocidi, në format më të sofistikuara dhe perfide.

Qeveria aktuale në Maqedoni e ka për obligim t'i hulumtojë rastet dhe t'i njoftojë qytetarët për kompanitë e dyshimta që zhvillojnë veprimtari të këtillë.

Një pjesë e palitikanëve shqiptarë, në të shumtën e rasteve janë partnerë të këtyre bizneseve të dyshimta!

Mediat në gjuhën shqipe e kanë për obligim t'i hulumtojnë dhe trajtojnë këto raste, sa nuk ka eskaluar situata më tepër.

U tha se në Maqedoni janë shitur barna me përmbajte të dyshimtë dhe afat të skadur!

U tha që pronarët e kombinatit helmues ,,Jugohrom" janë biznismenë të dyshimtë nga jashtë!

U tha që në drejtim të këtij shteti kanë qenë të destinuar me qindra kontejnerë me plehra me përmbajtje të dyshimtë!

Çfarë interesi tjetër mund të kenë bizbesmenët rusë të blejnë aksione në një kompani të industrinë ushqimore në Tetovë?

Djali i kriminelit Mijallkov, ish drejtorit të shërbimit sekret të Maqedonisë, i dyshuar për shumë vepra kriminale, çfarë kërkon në fabrikën e bukës dhe ushqimeve në Tetovë, qytetin me shumicë të popullsisë shqiptare?

Po fabrika serbe e drogave sintetike në Tetovë (me bashkëpunëtorë shqiptarë vendës), më e madhja në rajon, e zbuluar para pak ditësh, pse kaq lehtësisht u hesht nga mediat vendëse?!

Shqiptarë zgjohuni se po rrezikohet seriozisht qenia jonë fizike, vetëm për interesa të një rrjeti kriminelësh shqiptarë, agjentë serbo-rusë, në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe gjithandej në trojet shqiptare!

Çka duhet t’u ndodhë më tepët e më zi që të zgjohen shqiptarët në Maqedoni?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat