Çmimi i madhështisë është përgjegjësia

Opinione

Çmimi i madhështisë është përgjegjësia

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 22:34
Shefqet Avdimetaj

"E vërteta thjeshtë vonon,por nuk zhduket dot.Keqëdashësit mund ta sulmojnë atë,injoranca mund ta përqeshë,por në fund ajo triumfon"(W.Churchill) Prandaj ju komandantë të Rognerit,mjaftë keni gënjyer dhe jeni thirrur në emër të dëshmorëve,tani duhet të qëndroni PRONTO=GATI, për të dhënë përgjegjësi për veprat e juaja kriminale? Pse gjithë kjo frikë nga Gjykata Speciale?Vet e kërkuat,urdhëroni,frigacakë...!

Nëse keni vrarë shqiptarë të dëshmuar duhet të përgjigjeni,cka mendoni,fundërrin e kombit tonë...!Keni vrarë natën, e i keni shpallur heronj ditën...gjaku nuk humbet...! Nëse jeni të pafajshëm do të liroheni, apo keni arsye të frikësoheni? Prandaj mendoj që duhet te jeni aq të guximshëm(gjë që nuk e keni dëshmuar asnjëherë) që të përballeni me drejtësin, ngase vetëm në kët mënyrë pastroni së pari vetëveten, luftëtarët e lirisë dhe Kosovën në përgjithësi. Nëse qëndroni pas krimeve, ja pafshi hajrin dhe kurr më sytë mos ja u pafshim.

Shfuqizimi i Speciales fundosë të gjitha shpresat për një të ardhme më të mirë të vendit tonë. Por siq po shifet juve as që ju intereson qëshja e vendit dhe popullit. Fatkeqësia e jonë është që ju nuk posedoni madhështi dhe jeni njerëzit më të papërgjegjshëm të shoqërisë sonë. Si do që të jetë e vërteta do të dali në shesh dhe më në fund do të trumfoj...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat