Senzacion

Opinione

Senzacion

Nga: Haki Bunjaku Më: 3 janar 2018 Në ora: 20:40
Haki Bunjaku

Lexova me kënaqësi në rrjetin social fb.që një vajzë shiptare,Klejda Bega nga Elbasani qenka kandidate serioze për çmimin nobel në fizikë dhe sinqerisht më gëzoi ky event i rrallë,të cilin shembull duhet ta ndjekin edhe ato që po largohen nga kultura e tradita e pastër shqiptare.Ato dibiduska që me aq lehtësi e fare pa turpësi,po e frustrojnë kulturën kombëtare dhe po vrapojnë marrëzisht mbas snobit,mbas faqës së zezë,he të zezë e paçin për gjithmonë!

Nasradin Hoxhën në bregdet e kishte rrokur etja,por atë ujë të turbulltë,të nxehtë e me krip smundte ta pinte,prandaj e muer bakallin dhe u lëshue në kërkim të ndonjë çezme a kroi dhe kur e gjet,e shou etjen dhe e mbushi bakallin me ujë,të cilin e derdhi në deti,duke i thën:

-Ja shiqo si duhet me qenë uji!

Kam konstatue me bindje të plotë që femrat shqiptare nuk janë ashtu delihajka e marroçe,por këtu vie në shprehje trysnia e sundimi totalitar patriarkal i burrit(mashkullit) të hendikeposur në krye.

Tipat e tillë po sjellin errësirë nga pelegrinazhi,po përçajnë familjet dhe po mbjellin farën e keqe të hithërave e të ferrave në karanfilat e kulturës sonë,por dihet që qeni lehë pas dorës së të zotit!

Agjenturat e huaja,sllave e araboturke po i paguajnë rrast,prandaj edhe po i shalojnë kah po donë!

Më kanë irrituar jashtë mase këto fëlliqajkat pa fiqire,të cilat ende pa e pastrue prapanicën nga ndytësia e bordeleve;fup ia çesin stelën kokës boshe,thua se po marrin moral hua prej araboturqëve dhe shtirren për virgjine pas ndërrimit të një kallabllak mashkujve.

Më mirë u bie dhe shumë më ndershme është që të nisën udhës së diturisë,ndërsa kah po shkojnë udhës së errësirës,po zhytën deri në fyt në ndytësirat araboturke dhe po tentojnë të behen kondom të asaj errësire mesjetare,duke e bartur në kulturën e traditën tonë shqiptare.

Këtu duhet ta thotë fjalën ajka (nëse ka?) intelektuale!Te ne çdo vlerë po mbulohet e mbyllet në kornizën e jovlerës (antivlerës),duke u nisur nga politika,nga feja,nga muzika e nga letërsia,ku nuk mund të gjurmohen vlerat.Të gjitha janë komercializuar,janë çoroditur e janë banalizuar.

Tallavaja nuk është muzikë dhe as bytha cullak nuk është etikë.Këtu duhet kërkuar përgjegjësi nga moderatorët e nga regjisorët e pacipë,të cilët,po nuk i panë e prekin femrës pjesët intime,nuk i japin vend në program.Erdh e shkoi viti i Ri pa prezentue program argëtimi,pa humor e pa ndoj film artistik.Ne kemi mjaftë talentë e talente të muzikës popullore,por atyre duhet bër vend në program,edhe tu paguhet farë honorari.

Duke mos e gjetur vetën në programet zyrtare shtetërore e për interesa komerciale po derdhën nëpër shengje familjare.

Ka kohë që ka humbur estrada e muzikës dhe e muzikantëve.

Shpesh po më shkon mendja me i shti gishtat në veshë e me t`ia thekë këngës,si dikur krushqit këngës së majekrahut.

Po,anide,se nëse nuk u pëlqen,ska dert se papagesë është,vetëm taksirati me i  shterrë kordhat zanore.

Ani dikur arsyetoheshim që nuk po na i lejon Sërbia vlerat e mirëfillta,prandaj po dominon jovlera!

Po tash cila Sërbi po i pengon vlerat?!

Jemi mësuar e ushtruar keq që në duar të mbajmë vetëm bishtin e sakicës.

-Mos ia nxirr bishtin!

E sheh njeni në vitrinë sakicën me gjithë bisht ku jipej çmimi 10 euro.Klientit i pëlqen,prandaji thotë shitësit ngatma sakicën se po e blej,mbasi po më pëlqen!

Shitësi po ia hjek sakicës bishtin.Mos ia nxirr bishtin!Po me bisht kushton 15 euro.Ani se po i paguej paret vetëm mos ia nxirr bishtin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat