E çuditëshme - Bota Sot
E çuditëshme

Opinione

E diel, 22 prill 2018

E çuditëshme

Nga: Haki Bunjaku Më: 3 janar 2018 Në ora: 23:12
Haki Bunjaku

Pse bre shqiptarët e mi janë çue në këmbë e dathë e mbathë po donë me hy në Evropë,po ata mendt që kanë prapë i marrin me vete,prandaj puna nuk ju del me hajr dhe askërkund qysh mendojnë ata!

I Tërrnocësi thonte:

-çka pe baj mend të dielën në shtëpi,të hënën në Bujanoc keq po më luen puna!

Qe 35 vjet jetoj në Evropë,po gjë puna nuk kaluejt për së mbari.Ani po më thonë:-Ju ballkanasit jeni kështu... e kështu...(!)

O shokë prekne rradakën se une edhe praktisht,edhe me dokumenta jam evropë e shkuar Evropës.

A thue bre Ramushi a e trajtojnë Evropë apo....(?!)

-Po ty në dokumente po të shkruen:-Haki! E po të ishe Majer,Müller a Franc,ndryshe do të trajtonim!

Kahdo që të shkoshë bishti të vie prapa.Mirëpo,ne bishtin e kishim pasë shumë të gjatë!

Po bani vaki e erdhën banditët,hajnat tanë në Evropë,shumë shpejt kanë me ia vjedh edhe atë trohë rehatie!

Dhe,pastaj duhet të mendojmë një Evropë tjetër,ku mund të vidhet edhe ditë më drekë e pa tu ngjitë therrë në këmbë!

Kudo që të jenë ata i ngulin çepojkat (edhe në guri të thatë).

Ilustrim:

Në amerikë e kishi çpik e vu një aparat në shtëpi të mallërave dhe ai e maste shpejtësinë e përfaqësuesit të çdo kombi,se për sa minuta po mundet me vjedh e nuk po e regjistron aparati.Ajo vjedhje trajtohej si mjeshtri e sukses i kleptomanisë.

Mirëpo,më vonë e shkruen që kjo rregull më nuk vlen për shqiptarët.

Shqiptari mjeshtër i kleptomanisë për tre minuta e vodh aparatin!

O s`është lojë me ne,por keq që ecim vetë mbrapësht,e jo si krejt dynjeja!

Ku u bashkuen të dy Gjermanitë,ata të Lindorës ankoheshin:-Ne kurrë skemi punue e bukë kemi hangër gjithmonë,kurse tash u mbytëm në punë që nga lodhja as bukë smund po hajmë!

Në Perëndim (veçanërisht në Zvicërr punë e pare ka mjaftë).Po u përkule me marrë pare sa të duhen më smund drejtohesh!

Më mirë e më rehat po rri si ajo vejushka që kur e thërrasin me punue me argaëJo,tha:-Më mirë rri nën hije me këmbë përpjetë,sesa në punë me ju e me u djersit për badivava!

Për që se dojnë punën kam mjaftë shokë veç spo e di a ata mu bashkangjitën mue,apo une ju baskangjita atyre?!

Kur të hangësh bukë pa punue është diçka,se kur të vie shpirti te hunda,as buka nuk hahet!

Kush është për sefa e nën hije imagjinare dhe bukë e pabukë eja te unë,se ja ta çet keç,ja dallash!Këtu mundesh me lyp vetëm bukë,por jo edhe djathë!

Mirë që edhe ne si komb i vogël me do sende po e zëmë vendin e parë!Si bie fjala me hajni,me shkepjen e grushtave mbrenda fisit.

Pastaj marrim pjesë edhe në Olimpiadë,për shkakun se të parët në udhëheqje qorre jemi që për kryeministër e për president i kemi njerëzit,të cilëve në shtetet tjera nuk ua besojnë as bagëtinë,se në mos i humbëshin i vjedhin vetë!

Gati po më bind Ramush mashkulli për me ia nis me vjedh,se nuk po ma mbërrin hesapi!

Këtu e këtu dhe nuk po mundem me dal në Oerlikon me pi një kafe,kurse Ramushi nga Kosova (me paret e hajnllotarisë) ja behu për një kafe,në vendin më të shtrnjët.

Ashtu Ramush mashkulli që kur të fëlliqesh bile fëlliqu mirë! Nuk të shkon gjatë se kupa po të derdhet!

Po bile i kërkove të gjitha gjellërat dhe spate problem me përbirje!

Rambo,në mos ma ngjitësh dorën materialisht,bile mësoma njat punën:-Dora e majtë e xhepi i djathtë!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test