Ramush, mos e bjer ujkun në torishtë!

Opinione

Ramush, mos e bjer ujkun në torishtë!

Nga: Haki Bunjaku Më: 4 janar 2018 Në ora: 21:37
Haki Bunjaku

Kur erdh Ramushi në kryministri, mu kujtue kjo porosi e mençur e popullit. Ujku,edhe pa dhëmbë, nuk bihet në torishtë, se nëse nuk mund i ha delet,edhe më keq, krejt i shyp me duda, që as mbesin të jetojnë dhe as cofin; si i thonë:-

As gjallë, as vdekur!

Ramushi prej "komandanti" në kriminel e prej aty në krye të shtetit që po e rrenon.

Po turp kur ta dijnë mezhlisi i burrave se kënd e kemi ulur te perdja dhe po i bëjmë temena.

Kur po më pyesin:

-Kë keni të parë?

- Skemi!

-Po Ramushi?!

Nuk është i joni dhe se kemi zgjedh, por vetë e ka uzurpue atë vend që se meriton.

Kështu pat bër me UçK-në dhe i zgjidhi duert për të vra shqiptarë.

Njerëzit që ne i durojmë mbi krye tanë e në krye të shtetit,në vendet tjera sozia e tyre kurrë nuk del nga burgu.

Ramush ,jepi shqelmat e fundit dhe mos shih kusur që kam marr rrolin e telallit, se kur të shkojsh në fllad, tash që po vie Gjykata Speciale kam me ardh me një killë banane me të pa dhe me të vet, në besë, a tu q... nëna!

Kam pas qef me të dënue na, se neve na ke bër keq e na ke damtue keq, kurse Gjyqi special, mund edhe të mos denojë, për faktin se atij nuk i kije hak!

Prapë po të këshilloj:

-Mos e bjer ujkun në torishtë, por bleje një kope delesh, pasi ke pare të vjedhura, një janxhik, fyellin dhe "staravillën" dhe ngjitu me to nga Sushica, mbasi të ka shkelë koha dhe nuk mund përshtatesh me jetën në qytet.

Ramusho, secili kungëll rrokulliset kah shpatukja (ana e vet)! Me i derdh të gjithë, bashkë maje bregu, secili ndjek anën e vet!

Lype edhe ti Ramush tënden se për aty nuk je!

Ilustrim:

Vendin aty se ka!

Njeni e kishte mësu mëzatin me kullotë rreth megjëve e arave e dikur ai e zgjatke tureçkën edhe mes kollomiqëve.

Kur e pa nji drumtar ashtu i tha o shoq:

-Prite mëzatin nga kollomoqi!

-Po ky mëzat nuk han kollomoq, por e zgjedh vetëm barin!

Edhe mos e hangërt kollomoqin, nuk i paska hije me nejt aty!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat