Çfarë lidhje ka krishti i Irinejt serb me Kosovën shqiptare?!

Opinione

Çfarë lidhje ka krishti i Irinejt serb me Kosovën shqiptare?!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 6 janar 2018 Në ora: 17:50
Mehdi Hyseni

*** Kosova-Shqipëria etnike është zemra, shpirti, djepi, ajri, uji, dielli dhe buka e kombit shqiptar, kurse Rashka e Nemanjiqve është “glava dhe kolevka” e serbëve dhe e Serbisë.
 
Në këtë pikëvështrim nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi politik mes shqiptarëve dhe serbëve, pavarësisht çfarë shamate dhe pluhuri po çojnë propangada dhe politika  raciste dhe gjenocidale e Kishës politike serbe me patriarkun Artemije në krye, si dhe  globalistët kozmoplitë ballkanikë të “kombit kosovar”, të cilët nuk e njohin gjuhën dhe  historinë e identitetit  të kombit shqiptar.
 
-Asnjë krisht i Irinejt nuk e ka krijuar Kosovën dhe Shqipërinë Etnike, por pellazgët, ilirët dhe shqiptarët. Pra, pasardhësit  e pellazgëve dhe të ilirive-SHQIPTARËT janë zotërues-pronarë-titullarë  të të gjitha territoreve të SHQIPËRISË ETNIKE, jo Serbia agresore, pushtuese dhe gjenocidale e as sebët e saj.
 
Prandaj, të drejtën historike mbi Kosovën, përkatësisht mbi territoret e SHQIPËRISË ETNIKE e gëzon vetëm KOMBI SHQIPTAR, askush tjetër.
 
Patriarku shovinist dhe racist i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, edhe  të enjtën më 4 janar 2018, para “engjujve” të tij “butë paqësorë”, me paturpësinë e tij më të madhe, përsëriti gënjeshtrat dhe akuzat kundër  Kosovës shqiptare, duke e quajtur “ zemër, kokë pa të  cilën Serbia nuk mund të jetojë; tokë-pronë të shenjtë serbe dhe Jeruzalem serb”, ashtu sikurse në “poslanicat e bozhiqit” gjatë vitive të shkuara: 2012,  2014, 2016,  2017.
Duke qenë se ky farë patriarku vit për vit po përsërit refrenin e tij mitologjik  dhe rrenat e kishës, të shkencës, të politikës dhe të propagandës së zezë  serbomadhe, edhe ne kemi e kemi për detyrë dhe, plotësisht të drejtë t’i përsërisim dhe t’i ribotojmë punimet tona, që përbëjnë të VËRTETËN për Kosovën e SHQIPËRISË ETNIKE.
 
“Poslanica paqësore” e Irinejt, barut lufte kundër Kosovës!
 
***  Irinej ( alias Miroslav Gavriloviq  i Çaçakut) , patriarku i Kishës Ostodokse Serbe, me rasitn mbajtjes së meshes së tij të krishtlindjeve ortodokse në Beograd , më 4 janar 2017, në emër të paqes, apeloi  të gjithë serbët se : “  Kosovo je duša Srbinova!" (http://narod.hr/svijet/patrijarh-srpski-irinej-bozicnoj-poslanici-srba-bit-ce-kosova).
 
Ky është  “mesazhi paqësor” i patriarkut serb Irinej për shqiptarët e Kosovës së Shqipërisë Etnike!
 
 Mirëpo, shqiptarët, duhet të kuptojnë se, derisa shteti dhe kisha serbe, të pohojnë se  “Kosova është e Serbisë”, kjo do të thotë thirrje për luftë kundër shqiptarëve për ta kthyer Kosovën nën sundimin kolonial shekullor të Serbisë (1912-1999).
 
Prandaj, qeveria e Kosovës, nevojitet që urgjentisht ta ndërprejë Dialogun  gjashtëvjeçar të Brukselit (2011-2016), sepse ai është “dinamit” për  bombardimin e pavarësisë dhe të  sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Pra, derisa Beogradi zyrtar nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, çdo përpjekje  e lidershipit të Kosovës  kinëse për t’i “normalizuar” marrëdhëniet me Serbinë, është dështim dhe vetëkapitullim përpara Serbisë kolonialiste.
 
Irinej: “ Kosovo je duša Srbinova!"
 
-Serbisht kësaj i thonë “daj boze sta budala misli”, sepse gjatë historisë së derisotme Kosova kurrë nuk ka qenë pronë legale e Serbisë (plaçkë koloniale, po, thuajse 100 vjet-1912-1999) e as e “srbinave” të Siberisë, por e ilirëve dhe e shqiptarëve të Shqipërisë, që  nga shekulli II para erës së re. Ndërkaq, 5 shekuj më vonë (në shekullin VII), fiset barbare serbe  nga  stepat e Siberisë dhe nga brigjet e lumit Don të Rusisë, janë shpërfaqur në Ballkan. Kjo është e vërteta historike e “doshlakëve” serbë dhe e autoktonisë së shqiptarëve dhe të Shqipërisë Ilire.
 
 Këtë farë “poslanice paqësore” antishqiptare të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS)  po e  citojmë në original në gjuhën e tij, të shprehur politiko-propagandistike antishqiptare:  “ Dok je Srbija, bit ce i Kosovo! "Kosovo je duša Srbinova!", i zato ?e Kosovo i Metohija biti i ostati naša zemlja, jer su tu naša Golgota i naš Jeruzalem", poru?io je Irenej. Posebno se molimo za raspeto Kosovo i Metohiju, našu duhovnu i nacionalnu kolijevku.” (http://www.vecernji.hr/svijet/patrijarh-irinej-pozvao-na-zivot-u-bratskoj-ljubavi-i-porucio-dok-je-srba-bit-ce-i-kosova-1139851, 6 janar 2017).
 
Edhe kjo  “bozhicna poslanica” (Christmas epistle)  politiko-propagandistike dezinformuese, që apelon  dhe rikujton të gjithë serbët në botë, se “Kosova është zemra Srbinova”  e patriarkut shovinist serb Irinej, dëshmon  botërisht, pse  t “Dialogou historik” i Brukselit  mes Kosovës dhe Serbisë (2011-2016) nuk po zhvillohet për njohjen e Republikës së Kosovës nga Beogradi, por për rikthimin e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovë (1912-1999). Ndryshe ai “dialog” nuk kishte filluar fare. Këtë e kemi pohuar jo më pak se gjashtë vjet (2011-2017). Ky dialog është e zeza e Kosovës, që vë në pikëpyetje  cilësinë e saj historike, politike, juridike dhe  të së drejtës së vetëvendosjes.
 
Mirëpo,  “engjulli” i KOS-it, Irinej, le t’i gënjejë, le t’i dezinformojë dhe le t’i “verbojë” sa të dojë   “qingjat ”  e  tij, sepse Kosova kurrë nuk do bëhet Serbi ngase kurrë nuk ka qenë, nuk është, dhe kurrë nuk do jetë “zemra, koka dhe djepi” i Serbisë!-
 
-Le ta dijë këtë vërtetë  si në “grur të kuq”, ideologu frymëzuesi dhe mbështetësi  i Slobodan Milosheviqit!
 
Sikur të kishte qenë  “Kosova serbe”, shteti dhe kisha serbe kurrënjoherë nuk do ta kishin djegur Kosovën e as nuk do t’I kishin vrarë shqiptarët!
 
Mirëpo, pikërisht, pse ishte e huaja-shqiptarëve autoktonë dhe e Shqipërisë Etnike,  Serbia militare me luftërat koloniale dhe me gjenocidet e  saj (1878- 1999) disa herë e dogji Kosovën dhe Anamoravën shqiptare (prej Nishit deri në Novi Pazar), si dhe masakroi, shfarosi dhe shpërnguli me qindra, me mijëra dhe me milionë shqiptarë vetëm për t’ua grabitur territoret e tyre indigjene, që ishin pronë historike, legjitime dhe legale e Shqipërisë Etnike (që i përkisnin Vilajetit shqiptar të Kosovës, përkatësisht Dardanisë ilire).
 
Irinej, të braktisë  teorinë dhe praktikën e strategjisë së Slobodan Milosheviqit, duke i gënjyer serbët se “Kosova është e Serbisë”!
 
*** Patriarku Irinej: “ Serbia pa Kosovën nuk është Serbi. Për mua Serbia pa Kosovën është një trup pa kokë. Vendi ynë nuk mund të jetë pa kokë dhe pa Kosovën.” (www.b92.net, 14 maj 2010).
Duke qenë se edhe  kjo deklaratë e Patriarkut serb Irinej, e pohuar para gjashtë vitesh (2010), është një gënjeshtër sui generis  mbase  Serbia nuk ka humbur kurrfarë koke, por vetëm plaçkën koloniale të saj njëshekullore (1912-1999), që historikisht dhe ligjërisht i përket Shqipërisë Etnike, si  patriarku Irinej, ashtu edhe Beogradi zyrtar nuk duhet ta dezinformojnë dhe ta mashtrojnë popullin serb, me parulla të tilla primitive, antihistorike dhe anticivilizuese, se kinëse “Kosova është koka e trupit të Serbisë", kur dihet se Serbia nuk ka kurrfarë hiseje dhe tapije historike dhe ligjore, përpos minoritetit të saj, si dhe disa kisha e manastire me historikun e tyre të dyshimtë dhe fallso, të krijuar gjatë kohëve të ndryshme të historisë së Kosovës.
 
Prandaj, patriarku serb Irinej, do të duhej t’i “fliste mendjes së sëmurë”, se me parulla kërcënuese etnocentriste serbomëdha antishqiptare të Kishës Ortodokse Serbe, absolutisht nuk mund të mbrohen të drejtat e pakicës serbe, e as të arrihet kurrfarë bashkëpunimi, pajtimi dhe paqeje me shqiptarët në Kosovë.
 
-Sepse ka ngordhur vrasësi i Kosovës, Slobodan Milosheviqi me  kërcënimet e tij në adresën e shqiptarëve të Kosovës, i cili në “stilin” kërcënues të Patrirarkut Irinej, i pat ngritur në këmbë ekstremistët dhe radikalët  nacionlshovinistë të minoritet serb në Kosovë, duke  I siguruar se:  “NIKO NE SME DA VAS BIJE”. ( “Fjalimi historik" i Slobodan Milosheviqit në Fushë-Kosovë, prill 1987. Në këtë Miting protuestues të serbëve, të cilët me gurë dhe me mjete të forta patën lënduar dhjetra policë shqiptarë, ish-lideri komunist i Kosovës, Azem Vllasi  ka pasur shansin historik (sepse kishte policinë shqiptare), që  S. Milosheviqin, ta fshinte nga faqja e dheut për  ta shpëtuar Kosovën nga terrori dhe nga gjenocidi i Serbisë. Mirëpo, ndodhi e kundërta, S. Milosheviqi me regjimin dhe me forcat policore, pramilitare dhe militare të Serbisë dogji Kosovën dhe  vrau e masakroi mbi 12.000 mijë shqiptarë).( http://www.botasot.info/opinione/635630/poslanica-paqesore-e-irinejt-barut-lufte-kunder-kosoves/)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat