Skandal deklarata e Majkos: Biznesët po na thonë të mos e hapim kufirin me Kosovën(!)

Opinione

Skandal deklarata e Majkos: Biznesët po na thonë të mos e hapim kufirin me Kosovën(!)

Nga: Skënder Karaçica Më: 7 janar 2018 Në ora: 07:31
Skënder Karaçica

Edhe një skandal po dëgjojmë e po lexojmë nga atdheu! Po flitet me gjuhën e atyre që për një shekull, para botës, e kanë akuzuar kombin shqiptar për ,,Shqipërinë e Madhe,,(sic!) dhe tuje propaganda antishqiptare e Serbisë fashiste se ,,shiftari nga Kosova dallojnë nga albanci nga Shqipëria,,(sic!). Dhe, kështu ishte mbi kurrizin e kombit tonë tërë propaganda e pansllavizimit, që në mes të kombit tonë të ndarë nga padrejtësit historike, të ketë sa më shumë fufinj të hekurt të ndarjes tonë.

P. Majko këta ,,biznesmenë,, që ki keni zënë në gojë, që si thonë ata ,,mos të hapet kufiri më Kosovën,, janë ushtarët besnik të Janullatos dhe të djallit nëpër këmbët e pushtetit në Tiranë nga Serbia, Rusia dhe Greqia. Ndoshta e dini këtë apo keni harruar, kjo është puna juaj zotni ministër i diasporës në qeverinë Rama 2.

Kolovajza e lojës së djallit, e kemi parë edhe me rastin e programeve festive në të gjitha TV në Kosovë dhe Shqipëri, ku zotni Majko, për shkak të ,,biznesmenëve,, të bulevardit në Tiranë dhe Prishtinë, nuk erdhën artistët shqiptarë nga tërë hapësira jonë kombëtare që të festojmë bashkarisht ndërrimin e Motmotit të Ri 2018!

Pse kaq larg po qëndrojmë ndaj njeri-tjetrit Prishtina dhe Tirana...?! Dikush po i mëshon kumbonave të kobit kolektiv për shqiptrarët, që ata të rrinë sa më larg dhe si të huaj në raport të bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës.

Shqipëria ime hapi sytë se armiqtë po të sillën vërdallë me ,,biznesmenët,, e nëntokës me skenarët e pansllavizimit!

Shqipëria është Atdheu i Shqiptarëve në Ballkan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat