Saakashvili: "Njeriu pa shtet!"

Opinione

Saakashvili: "Njeriu pa shtet!"

Nga: Beqir Sina Më: 9 janar 2018 Në ora: 16:16
Beqir Sina

Mikheil Saakashvili, ish-presidenti i Gjeorgjisë, i ashtuquajturi si “njeriu i amerikanëve”, avokati që u diplomua në SHBA, dhe u gjoja u “dërgua” nga amerikanët në “Revulucionin e e Trandafiltë”, në Gjeorgji, tani ka mbetur si ai njeriu pa shtet.

Dhe, e pret burgu!

Si për të treguar “Ja si vjen jeta e këtyre njerëzve , Ja si sillen gjërat kështu ! katërmbëdhjet vjet më parë vjet më parë, po ky njeri Mikheil Saakashvili, do të ishte Presidenti i Georgisë, për të udhëhequr demokracinë në vend.

Ai për një dekadë ishte në mesin e mbretërve, presidentëve, kryeministrave dhe personaliteteve nga mbarë bota, ishte një “Burrshtetas”, që ruhej nga rojet dhe agjentët amerikan, dhe jo vetëm që nuk mund të flitej më të, por as që mund ti afroeheshe këtij njeriu si gjithë burrështetasve të tjerë.

Por tani ish Presidenti më popullor i Gjergjoisë, ose si konsiderohej ai "shpëtimtari nga sundimi dhe influenca ruse të Gjeorgjisë“, "njeriu" i amerikanëve”, mbetet sot edhe i tille të quhet dhe të thirret nga gazetarët, e analistët, që deri dje as mund ti afroheshin si “Njeriu pa shtet” dhe të arrestohet e lirohet sikur të mos ishte ai që ka qenë deri dje.

Mikheil Saakashvili, ish-presidenti i Gjeorgjisë, fundin e vitit të kaluar(2017) u arrestua në Ukrainë, gjatë një bastisje të policisë gjatë natës vonë në një apartament, ku ai ishte fshehur pas ikjes së tij nga paraburgimi, pas një beteje të gjatë me agjentët e sigurisë gjeorgjiane, në bashkëpunim me ato të interpolit dhe ato amerikane.

Yuriy Lutsenko, prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, tha në një postim në Facebook se z. Saakashvili, bartës i një “flamuri" zhurmës, për të hequr presidentin e Ukrainës, Petro O. Poroshenko, ishte kapur nga oficerët e policisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dhe u vendos në një qendër paraburgimi.

Disa orë para se të arrestohej z. Saakashvili, shkruante shtypi amerikan kishte bërë thirrje për protesta kundër z. Poroshenkos, në Sheshin e Pavarësisë, një zonë në Kiev e njohur si Maidan që ishte qendra e demonstratave të mëparshme kundër z. Janukoviç, duke e akuzuar atë për korrupsion masiv.

Saakashvili ende nuk është akuzuar zyrtarisht, tha z. Lutsenko, prokurori i përgjithshëm, i cili e akuzoi atë për marrjen e 500,000 dollarëve për aktivitetet e tij politike nga një biznesmen ukrainas i arratisur pranë z. Janukoviç, i cili ka jetuar në mërgim në Rusi, që nga përmbysja e tij.

Z. Saakashvili, i cili gjithashtu kërkohet në Gjeorgji për akuzat për mashtrim, mohoi akuzat e Lutsenko, duke i quajtur ato gënjeshtra të krijuara për ta hequr atë si një rivale ndaj z. Poroshenko, një ish-aleat i tij, dhe i kthyer armik i hidhur politik.

Zoti Saakashvili, i cili udhëhoqi Gjeorgjinë, për gati një dekadë, u transferua në Ukrainë dhe iu dha shtetësi ukrainase pas largimit të z. Yanukovych. Ai fillimisht shprehu mbështetje të fuqishme për pasardhësin e z. Yanukovych, z. Poroshenko, i cili e caktoi atë guvernator të Odesë, një rajon i keq i korruptuar në Detin e Zi.

Por të dy kishin një rënie të hidhur, pasi z. Saakashvili, filloi të akuzohej nga z. Poroshenko për tolerimin dhe përfitimin personal të marrjes së ryshfetit të nivelit të lartë, dhe “nxitje” të korrupsionit në vend - një problem i madh ky në Ukrainë, që kur fitoi pavarësinë në vitin 1991 me rënien e Bashkimit Sovjetik.
Z. Saakashvili, u largua si guvernator i Odessa vitin e kaluar dhe filloi të mblidhte rreth vetes kundërshtarët ndaj z. Poroshenkos. Atij ju hoq madje shtetësia e tij ukrainase dhe gjithashtu humbi shtetësinë e tij gjeorgjiane, duke e lënë atë pa shtetësi.

Arrestimi i zotit Saakashvili, përfundon me një lojë gjithnjë e më të çuditshme ;”atë të maces dhe të miut" mes agjencive të zbatimit të ligjit të Ukrainës, besnikë ndaj z. Poroshenko dhe z. Saakashvili.

Mikheil Saakashvili, ish-presidenti i Gjeorgjisë, thuhet se ka bërë investime ne Brooklyn , ai thuhet se ka një shtëpi të re, shumë të kushtueshme për vete në Williamsburg, Brooklyn, dhe një ose dy pallate condominium, shkruante The New York Times me Todd Heisler.

Në paraqitjen e tij të fundit në New York, në Williamsburg, Brooklyn, vitin e kaluar Mikheil Saakashvili, shëtiste i “kapardisur” nëpër qytet me atlete me ngjyrë të gjelbër fluoreshente, midis disa burrave me kokë rruar dhe me mjekër me tatuazhe që e ruanin atë si “body guarda”, dhe disa vajza të bukura gjysmë lakuriq.

I pyetur për pasurinë e tij në Amerikë, ai ka thënë : ”Miku im, një nga sheikët më të mëdhenj të Emirateve të Bashkuara Arabe, i dha Gjeorgjisë miliona dollar investime", tha zoti Saakashvili, ish-presidenti i Gjeorgjisë, ndërsa ato kan qenë edhe "si një dhuratë personale."

Zoti Saakashvili, thuhet se është duke “ëndërruar” një kthim triumfues, edhe pse rënia e tij e madhe nga hiri shërben si përrallë paralajmëruese për shumë zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme të korruptuara, përfshirë edhe kryeministra e presidenta, apo ministra të fuqishëm, që kishin shpresuar se ai do të ishte një eksportues model i demokracisë në vendet ish komuniste.

Që nga koha kur zoti Saakashvili, ish-presidenti i Gjeorgjisë, mendohet se i “ktheu shpinën” Amerik?s, dhe u largua nga zyra e tij, çoi atë në një luftë shkatërruese duke filluar nga hetimet e pasurisë së tij me burime misterioze.

Z. Saakashvili, ndërsa tha se ndërsa ai kishte një "jetë normale", ai e konsideroi veten “lider” dhe se po bënë një punë të madhe në Evropën Lindore, duke vënë në dukje se ai ka pasur edhe një udhëtim të kohëve të fundit në Shqipëri, ku qeveria e kryeministrit Edi Rama, i ka bër atij dhe njereze qe e shoqeronin atë një pritje zyrtare, si ajo kur ai ishte president i Gjeorgjisë, duke i shoqëruar atë me eskort policie me 20 veturat e tij.

Projekti i rehabilitimit personal të zotit Saakashvili, është i komplikuar, dhe i vështir thonë gazetarët amerikan ngaqë popullariteti i tij i “zhdukur” fare, sidomos nga akuzat e ngritura kundër tij nga prokurorët gjeorgjianë për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe përvetësim të fondeve qeveritare dhe pasurisë e cila është mister.

Saakashvili, thuhet se ka marrëdhënie të mira me autoritetet në Shqipëri, Poloni dhe Hungari - Kryeministri Edi Rama, thuhet se është mik personal i tij, : “Unë kam qenë miq me ta për një kohë të gjatë , ka thënë Saakashvili për Politikën e Jashtme”.

Megjithse, sa ishte President, ai është kredituar gjerësisht për modernizimin, perëndimizimin, reformimin dhe çrrënjosjen e korrupsionit në Gjeorgji, duke e parë atë si një simbol për një valë të liderëve të hershëm në Europën Lindore, Saakashvili, tani është i akuzuar për braktisjen e parimeve liberale në favor të autoritarizmit.

Si e mori ai drejtimin e Gjeorgjisë për të skicuar atë "në disa mënyra, rrugën logjike, duke pasur parasysh personalitetin e tij dhe duke pasur parasysh mënyrën se si ai ka jetuar jetën e tij", tha Marc Behrendt, drejtor i programeve të Europës dhe Euroazisë në Freedom House: ”Ai mund të ishte edhe një Vaclav Havel i Euroazisë, por vetem nëse ai do të ishte i vërtetë me parimet".

Por, duket se gjërat nuk funksionuan në atë mënyrë. "Ai erdhi me një mandat të tillë të madh. Ai mund të kishte bërë gjithçka që donte, "tha Behrendt. "Në vend të kësaj, ai bëri atë që donte.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat