Komunikimi publik në krizë

Opinione

Komunikimi publik në krizë

Nga: Gëzim Mekuli Më: 12 janar 2018 Në ora: 22:39
Gëzim Mekuli

Në televizion, drejtëpërsëdrejti, Florim Krasniqi, ish-deputeti i VV-së, mbështetësi i madh i luftës clirimtare, mbrëmë, e la gojëhapur publikun shqiptarë!

E dëgjuam Florimin kur na tha se nuk duhet të ketë përzierje në punët e Kosovës nga ana e intelektualëve të Tiranës. Ai a befasoj kur, me emër e mbiemër, përmendi se “filan fisteku” duhet të bëjë diçka aty ku është, pra në Shqipëri, e jo të flet e të përzihet në punët e Kosovës.

A është e mundur kjo?

Politikat serbe, me vite të tëra, me dekada, me shekuj, e pandaluar, po përzihen në punët e Kosovës e të Shqipërisë. Beogradi, politikat e Beogradit, nuk ka ditë që nuk mirret me luftën speciale kundër Kosovës dhe kundër kombit shqiptar në përgjithësi.

Intelektualë serb, kisha ortodokse serbe, media e sistemi shkollor serb i kanë shpallë luftë politike, ekonomike e diplomatike shqiptarëvet të Ballkanit. Po përzihen serbët e nuk kanë të ndalur!
Edhe sot, pas masakrave dhe dhunimeve kolektive, Vuqiç dhe Daçiq, përmes SRPSKA, dhe pa SRPSKA, përdit po përzihen e po pengojnë zhvillimin diplomatik, social, e ekonomik të shtetit të Kosovës. Dhe, ky fakt nuk theksohet e nuk përpunohet në komunikimin tonë publik nga disa media shqipe, e as nga ca “debatues”!

Si bëhet kjo?

Xhemajl Kada e Asim Vokshi dhanë frymën e tyre të fundi në luftë për çlirimin e Spanjës së largët; Gjeografikisht e kulturalisht; Por, Tirana e afërt gjeografikisht e një kulturalisht, është pengesa!

Të dashur lexuesë,
Vështirë e mendueshme që sot, në këtë shekull, energjitë tona të jenë të orientuara kundër bërthamës politike të shëndoshë kombëtare.
– Kurrë nuk do e kisha menduar, që sot, ne vitin 2018, më shumë duhet t’u spjegojmë shqiptarëve se përse Albin Kurti është ideologu e përcuesi i vlerave kombëtare, e jo ai tjetri.
– Kurrë s’më kishte shkuar mendja, që sot, në vitin 2018, do të lodheshim duke tentuar t’ua mbushim mëndjen shqiptarëve se Skenderbeu është hero i shqiptarëve dhe se ai udhëhoqi luftërat çlirimtare kundër otomanizmit në interes të gjeopolitikës shqiptare.

– Asnjëherë nuk më kishte shkuar mëndja, që sot, në vitin 2018, do të duhej të spjegoj para shqiptarëve se Gonxhe Bojaxhiu ishte shqiptare, e jona shqiptare, e jo tjetërfare.

– Nuk do e kisha menduar kurrë, se në vitin 2018 do duhej të mireshim me shqiptarët për t’u sqaruar e kristalizuar se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte vetëdija jonë politike dhe organizimi ynë i papërfunduar kombetar, e jo ajo otomane.

– Kurrë, asnjeherë, në asnjë moment, nuk më kishte shkuar mëndja se në vitin 2018, do të na duhej shumë punë, shumë energji e kohë, për të bindur shqiptaret se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte plaçkitëse, nuk ishte raciste, nuk ishte pushtuese e as shoveniste.

Kurrë, hiq e asnjëherë nuk do t’më ksihte shkuar mendja që do të vie një ditë që të mborjmë Vetëvendosjen! nga “Vetevendosja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat