19 vjet nga Masakra e Reçakut (15 janar 1999 - 15 janar 2018)

Opinione

19 vjet nga Masakra e Reçakut (15 janar 1999 - 15 janar 2018)

Nga: Ruzhdi Jashari Më: 14 janar 2018 Në ora: 22:58
Ruzhdi Jashari

Vitet po ikin, janë gati dy dekada që na ndajnë nga kjo ngjarje, sa e dhembëshme aq edhe krenare. Kujtimet jan të freskta te secili prej të mbijetuarve të gjallë. Kosova gjat vitit `98-`99 kishte dhunë të tmerrshme.Masakra e gjenocid përjetoi pothuajse sejcili vendbanim i Kosovës. Serbia vrastare nuk po kursente as një njeri, pa marr parasysh gjininë grupmoshat e aspektin social të popullësisë! Pra, nga bajonetat e plumbat vrastarë, të armikut shekullor, nuk u kursyen as fëmijët e porsalindur, as pleqët, as femrat, as shtatzënët, as të smuarit e të hendikepuarit. Nuk u kursyen as akademikët e klerikët. Edhe prona, e gjithçka e gjallë digjej e plaçkitej sipas planit serb “taktika e tokës së djegur”, për largimin e shqiptarëve të Kosovës nga tokat e veta stërgjyshore!

Reçaku ishte një rutinë, ishte masakra e radhës sipas planit e qejfit të planifikuesve serb. Reçaku ishte një pikë që po e prishte planin serb, po e pengonte zhvillimin e operacioneve për zhbërjen e Kosovës. Po e pengonte lëvizjen e makinerisë serbe mbi fshatrat tona, mbi popullsinë e kulturën shekullore të rrënjëve tona! Andaj, pas tërheqjes së ushtrisë serbe nga Pishat e Shtimës, prishej marrëveshja e pranuar nga pala serbe; që ushtria serbe të kthehej në kazerma. Kjo ishte koha kur OSBE-ja ishte vendosur në Kosovë në bazë të marrëveshjës se tetorit (1998) Millosheviq – Hollbruk. Në ballë të këti misioni ishte njeriu i guximshëm amerikani Uiliam Voker. 

Tashmë, syri ndërkombëtare, përmes mekanizmave të shumtë, e veçmas OSBE-ja po i përcillte hap pas hapi zhvillimet në Kosovë.

Ushtria serbe, në orët e para të mëngjesit të 15 janarit `99 në kordinim me forcat e rregullta dhe të pjesës rezerve të policisë ia mësyen Reçakut. Fashati u sulmua nga pjesa lindore e veriore me artileri të rëndë. Ndërkaq edhe nga drejtimet tjera operacionet e ushtrisë serbe ndihmoheshin nga forcat e policisë! Ndërkohë që Sërbia aktivizoi edhe forcat e njësiteve të helikopterëve.

Cili ishte qëllimi?

Pra, synimi ishte i qartë, asgjësimi i forcave guerile të UÇK-së.Tentohej mbjellja e frigës dhe panikës për pastrim të territorit nga elemnti shqiptar.Metodatë dhe format e dhunës, për Serbinë tashmë ishin të njohura.Rrënjët i kishin në planet e tyre të bekuara edhe nga kreu politik dhe kisha ortodokse serbe.Fshati në atë kohe kishte rreth 1200 banorë. Përmes masakrës planifikohej, gjithashtu, vendosja e qarjes së madhe në mes popullit dhe UÇK-së, tentohej që të hedhej baltë e paknaqësi në UÇK-n, përmes kuisilingëve dhe propoganduesëve të paguar nga sigurmi shtetëror i Sërbisë.

Ndërkohë që tashmë po përcillej secili veprim i Serbisë. Në Kosovë përveq mekanizmave ndërkombëtar, ishte e akredituar edhe masmedia e të gjitha zhanrreve.Në Recak u masakruan 42 civil. Në beteja (15 janar `99- 19 janar `99) ranë edhe 11 ushtarë të UÇK-së dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, nga të gjitha grupmoshat e të dy gjinive - nga fëmiju 12 vjeçar e deri te plaku rreth 80 vjeçar!

Me këtë rast ne vendin e krimit Uliam Voker deklaroi: “ky është krim kundër njerzimit”,…., “Dreqi i zi ma nuk do te kthehet kurr në Reçak”.

Nga Reçakasit dhe mbarë opinioni është pritur, me të drejt, që drejtësia të ishte vendosur në vend. Ushtruesit e krimit dhe urdhërdhënsit që e kishin përcjellur ekzekutimin e krimit nuk u sollen asnjëher para drejtësisë as ndërkombëtare as vendëse! Sëbashku me kryesinë e fshatit Reçak, para 15 vitesh (2004), është ngritur padi kundër policisë, ushtrisë dhe forcave përgjegjëse të sigurimit serb të asaj kohe për Regjionin e Shtimës në Prokurori. Ngritja e padisë, ështe dorzuar në Prokurorinë Regjionale të Prishtinës, në kohën e veprimut të UNMIK-ut.Prokuror përgjegjës ishte Osman Kryeziu.

Por, perveq 3-4 dëshmitarëve të intervistuar në procesin kundër Millosheviqit, në TPI të Hagës per Masakrën e Reçakut, veprime tjera sa i përket drejtësisë nuk u ndërmorrën asnjëhëre nga anjë nivel i drejtësisë.

Sot, nuk mund të ket amnisti, nga asnjë instancë, që nga pushteti lokal e deri te gjyqësori e drejtësia as vendëse e as ndërkombetare! Pyetjet jan të shumëta: Sa ishte interesimi?, Ku ishte mbështetja?, Sa e sa herë u pyet prokuroria?, çoftë vendore e ndërkombëtare për vendosje të drejtësisë në vend..?. Cilat aktivitete u ndërmorën në këtë rast ku ishin pengesat….? etj., etj. Përgjigjëje natyrisht se nuk ka sepse edhe veprimet munguan nga ata që u veshën me votën e reçakaseve e të qytetarëve të Kosovës!

Në vitin 2004 u aprovua projekti për Komleksin Memorjal të Reçakut. Pa harruar të themi se një mbështetje të madhe në ketë drejtim, për realizimin e këtij projekti na e dha edhe Uiliam Voker! Ky projekt, që zhvillohet qe 15 vite, ende është i pa përfunduar…. Edhe shtëpitë që ishin nën mbërojtje, të palanifikuara për shtëpi “etnologjike” të trashigimisë sonë, tashmë jan rrënuar. Edhe aty ku ishin ekzekutuar qytetarët  gjatë masakrës, nuk kemi asnjë veprim konkret, e të mos flasim për hapësirat e gjelberuara dhe të ndonjë doracaku apo fletëpalosje informatrive për vizitorët, që flet shkurtimisht për këtë ngjarje! Por si ç`duket një numër i madh i “politikanëve” tan, jan hyrë në “ploitikë” për të dalur shum të pasur nga “politika”. Reçaku thrret dhe mallkon, sa e sa herë, veçmas, ta ata që i kan marrë përgjegjësitë e udhëheqjës së vendit…; çofshi të mallkuar nëse nuk punoni për vend e atëdhe…. historia do t`ju dënoj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat