Mesazh për protestat e 27 janarit në Tiranë

Opinione

Mesazh për protestat e 27 janarit në Tiranë

Nga: Abdulla Mehmeti Më: 16 janar 2018 Në ora: 22:33
Abdulla Mehmeti

Sipas kalendarit historik, më 27 janar 1945, Armata e kuqe sovjetike e morri nën kontroll llogorin më të madh dhe të tmerrshëm,,Aushvic" ku ishin kryer krime të rënda nga nazizmi. Por, as komunizmi nuk e çliroi askënd, duke i futur dhjetëra shtete dhe qindra milionë njerëz në logorin e tij të ri edhe më të tmerrshëm.

Porosia e kësaj hyrje është: krimineli nuk mund të shpëtojë askënd, nga krimet e veta dhe të tjerëve!

Bota demokratike i ka barazuar krimet e nazizmit dhe të komunizmit si krimet më të rënda kundër njerëzimit deri më sot.

Kjo vlen edhe për qeveritë shqiptare të derisotme që i kanë masakruar qytetarët, nga të cilët sot kërkojnë përkrahje që të shpëtojnë kryekriminelët nga dënimet që i presin për krimet e tyre të derisotme.

Mesazhi shresoj të kuptohet qartë nga shqiptarët, që të mos manipulohen nga organizatorët e ,,rovoltës" së planifikuar të 27 janarit të këtij viti, në Tiranë.

Për aq më tepër, kur të gjithë e dinë nga përvoja se këto parti protestojnë vetëm për pushtet, jo edhe për liritë dhe të drejtat e qytetarëve; sidomos, nëse protestojnë në kohën kur çështja e shqiptarëve jashtë kufirit është në pikën e saj të vlimit, siç ka ndodhur shpeshherë deri më sot!

Pasi të përfundojnë reformat në drejtësi dhe të përfundojë gjykimi i kriminelëve dhe krimeve të tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve, kemi kohë edhe për fushata partiake, edhe për protesta e revoltë ndaj padrejtësive!

Zero tolerancë ndaj çdo krimi dhe cilësdo parti t'i takojnë kriminelët!

Shqiptarë, mos u mashtroni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat