Në Berlin... - Bota Sot
Në Berlin...

Opinione

E shtunë, 26 maj 2018

Në Berlin...

Nga: Agron Shabani Më: 18 janar 2018 Në ora: 15:30
Agron Shabani

Pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme pune, në Berlinin e famshëm dhe brauroz , prap vjjen mbrëmja, nata...Në ndërtesat, pallatet ose reizdencat e ndryshme shtetrore, qeveritare, parlamentare ose politike të kryeqytetit ose metropolës së shtetit me të fuqishëm të Evropës, sërish ndizen dritat...Poçet, shandanët ose llambadaret e praruara dhe shkëlqyera prej neoni, kristali ose porcelani të cilat nuk i ndiçojnë vetëm godinat, pallatet ose rezidencat e larta shtetrore, qeveritare, parlamentare ose politike, por edhe rrugët, sheshet, bulevardet, stacionet, metrotë, shtëpitë ose banesat e panumërta, libraritë, biblotekat, teatrot, amfiteatrot, galeritë, salonet, hotelet, cafe-restaurantet e shumëta, dhomat e gjumit...Krejt qytetin. Edhe atëherë kur Berlini famoz dhe glamoroz, kridhet dhe ç´kridhet në gjumin e njohur mondan dhe metropolitan. Si i huaj apo si shqiptar në Berlin (Gjermani), shpeshherë kam vënë re se kur dizen dritat në kryeqytetin gjerman, ndizet diçka edhe brenda nesh. Marrin udhë ëndërrat dhe dëshirat tona kontinentale dhe interkontinentale. E kam fjalën mbi ëndërrat tona globale ose universale. Ëndërrat dhe deshirat tona, ndjekin dritën dhe shkëlqimin e kryeqytetit gjerman i  cili sikur bën përpjekje kolosale dhe titanike që t´i ndriçojë akoma më shumë ëndërrat, shpresat dhe deshirat tona. 

Është udha e mendjes dhe shpirtit të njohur krijues, inovator dhe patriotik të shtetit dhe popullit (kombit) të madh gjerman, ajo që u bën dritë ëndërrave, shpresave dhe deshirave tona. Nuk ka dritë më të madhe dhe më të shkëlqyer, se sa drita e shpirtit dhe diturisë. Aty është edhe Kancelarja historike e Gjermanisë dhe Gruaja më e fuqishme e globit, Dr. Angela Merkel e  cila si shkenctare ose doktorante e shkencave fizike: Në kursin dhe filozofinë e saj politike dhe diplomatike, përballë ligjëve të ndryshme të statikës, në menyrë të shkëlqyer dhe tepër suplementare e kompetente, i zabton rregullat dhe ligjet e njohura të dinamikës ose (nganjëherë) edhe të termodinamikës.

Se këndejmi, janë shkëlqimi ose brilanca e njohur intelektuale dhe politike së bashku me vizionet e njohura globale ose universale të Kancelares Gjermane, Dr. Merkel, ato që i kanë bërë Gjermaninë së bashku me kontinentin dhe globin tonë, më tëbukur, më të dashur dhe më të afërt për të gjithë.

Sipas logjikës dhe filozofisë së njohur politike, në kompozicionin e marëdhënive ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju  nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshit i madh' global ose universal, pa shqetësuar një yll. Dhe, Dr. Angela Merkel është Ylli Polar i kontinentit dhe globit tonë. Në Berlin, netët kanë yje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test