Të shmanget skenari i Tuzit

Opinione

Të shmanget skenari i Tuzit

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 19 janar 2018 Në ora: 09:49
Gjekë Gjonaj

Zgjedhësit e Komunës së Ulqinit do të shkojnë me 4 shkrut të këtij viti  në kutitë e votimit për të dhënë votën e tyre për 33 këshilltarë që do të ketë parlamenti vendor. Partitë politike  kanë bërë gati të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zgjedhje dhe i kanë dorëzuar Komisionit Komunal Zgjedhor listat e kandidatëve të cilët sipas tyre do të artikulojnë më së miri interesat e qytetarëve.

Praktika e deritashme ka treguar se,  pothuaj në të gjitha  zgjedhjet e kaluara vendore apo qëndrore, partitë politike shqiptare, edhe krahas  disa tentimeve, gjithmonë kanë mbetur të përçara dhe pa një bashkim  të mirëfilltë të tyre në një koalicion të mundshëm parazgjedhor. Edhe në këto zgjedhje  shqiptarët  do të garojnë  ndaras pa ndonjë program  të unifikuar në tri kolona, gjë e cila kam frikë ( jo vetëm unë) se edhe në Ulqin do të përsëritet skenari i zgjedhjeve lokale  për Komunën  Urbane të Tuzit.

Nëse   vërtetë duam  që Komuna e Ulqinit  të drejtohet nga shqiptarët,  lidershipi shqiptarë në këtë fushatë garuese  duhet patjetër të përcjell tek  elektorati ide, programe, projekte e vlera, dhe jo  më inate e përçarje. Kjo aq më tepër  për  faktin se këtu garojnë edhe me ngjyra etnike.  Dua të besoj se  liderët shqiptarë do t’i kontribuojnë kësaj klime politike, duke i shmangur  elementet  e mundshme negative në këtë fushatë e duke promovuar  qetësi, kulturë demokratike me vlera perëndimore.

Partitë politike shqiptare, edhe pse të ndara e të përçara,  në zgjedhjet lokale do të duhej të tregojnë maturi  dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ato  përpjekjen e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe çdo partie tjetër malazeze për të përvetësuar  votuesit shqiptar, duhet konsideruar si rrezik , i cili duhet shmangur. Është koha e fundit  që faktori politik shqiptar të forcojë kreativitetin e partive të veta, të konsolidohet, të analizojë gabimet  dhe të përëqëndrohet në problemet konkrete të shqiptarëve të cilat dallojnë thelbësisht  nga ato të  qytetarëve të etnisë malazeze, serbe etj.      

Të dy blloqet politke , si ato shqiptare ( UDSH, Forca, Koalicioni “ Zgjohu” i përbërë nga PD, LDMZ dhe Perspektiva), poashtu edhe malazeze ( PDS, PSD, Socialdemokratët, Demokratët, PB dhe  lista e përbashkët PPS e FD, gara do të jetë e nxehtë dhe e pakompromisë për sigurimin e legjitimitetit të humbur, apo për forcimin e tij nga zgjedhjet e fundit parlamemntare.            

Domethënë edhe ky proces zgjedhor, sikur të gjithë të tjerët,  do të jetë edhe çështje e legjitimitetit të partive kundrejt zgjedhësve. Për këtë arsye secila parti politike këto  zgjedhje i vlerëson  shumë të rëndësshme, mbase ato do të jenë një mundësi e mirë që  subjektet politike fituese të dëshmojnë  punën dhe përkushtimin e vet për të qenë në shërbim të qytetarit,  dhe të  përcaktojnë dhe testojnë rolin  dhe pëprgjësinë e tyre në periudha të  caktuara. Prandaj, këto zgjedhje nuk do të jenë thjesht lokale, por më shumë se kaq, meqë disa parti politike vlerësojnë dhe besojnë se do të rrisin numrin e votave për dallim nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat