Disfata shkencore e Darvinizmit dhe e sfondit të tij ideologjik

Opinione

Disfata shkencore e Darvinizmit dhe e sfondit të tij ideologjik

Nga: Prof. Eroll Velija Më: 19 janar 2018 Në ora: 19:18
Eroll Velija

Pretendimi i teoris së  evolucionit, mënyra unike e të mohuarit të ekzistencës së All-llahut nuk ndryshon fare nga kjo. Sipas kësaj teorie, molekulat e pajetë formuan amino acidet rastësisht, amino acidet formuan proteinet rastësisht dhe në fund proteinet formuan krijesat e gjalla sërish rastësisht. Mirëpo, mundësia e krijimit të një krijese të gjallë rastësisht është më e vogël e formimit të Kullës së Ajfellit në të njëjtën mënyrë, sepse madje edhe qeliza më e thjeshtë e njeriut është më e sofistikuar se çfarë do ndërtese e punuar prej njeriut në botë.

Edhepse shumica  e njerëzve posedojnë aftësinë për ta kuptuar këtë fakt, ata i kalojnë jetët e tyre të pavetëdishëm për këtë. Kur e shikojnë një piktur të një pejsazhi, pyeten se kush është ai që e ka pikturuar atë. Pastaj , e lëvdojnë artistin pamas për veprën e tij të bukur artistike. Përkundër faktit se ata ndeshen me origjinale të panumërta të asaj pikture, atë moment që kthejnë shikimin, ata prapëseprap e shpërfillin ekzistencën e All-llahut, i Cili është i vetmi zotërues i të gjitha këtyre bukurive. Në të vërtetë, nuk nevoitet madje as një hulumtim i hollësishëm për të kuptuar për ekzistencën e All-llahut. Madje, edhe nëse njeriut do t’i duhej të jetonte në një dhomë prej momentit të lindjes, dëshmi të panumërta vetëm në këtë dhomë do t’i njoftonin që të kuptoje ekzistencën e All-llahut.

Astronomi ser Xhems Xhinsi thot:” Në ligjet dhe barazimet matematikore, në bazë të të cilave lëviz kozmosi dhe të cilat i rregullojnë raportet në materie dhe i lëvizin atomet, i kemi fituar nga arsyeja jonë me anë të operacioneve matematikore, me përsiatje dhe me gjykim. Kur me anë të teleskopit, dyrbinit dhe tejqyrit shikimin e kemi hedhur larg, kemi zbuluar që edhe trupat më të largët qiellor, që më herët nuk i kemi parë, as që për ta kemi ditur, po ashtu lëvizin në pajtim me këtë ligj.

Tërë kozmosi paraqet projektë preciz të cilin e ka hartuar inxhinjeri dhe Kreatori i madh. Ai njëkohësishtë është Ai i cili kozmosit i ka dhënë iden dhe ia ka vënë ligjet.

Edhe matematikani i madh Ajnshtajni pranon ekzistencën e Zotit, sepse në rendin e përsosur dhe në precizitetin e plotë gjenë gjurmën e fuqisë e cila me çdo gjë sundon dhe rregullon çdo gjë.

Brendësia e bërthamës së ndjenjës fetare është ta kujtojmë se ai që s’kemi mundësi ta dimë esencën e tij, ekziston vërtetë dhe na shfaqet me shenjat më të larta të urtësisë dhe me shkëlqimin më të bukur të dritave. Unë nuk e përfytyroj dot se ka një dijetar të vërtetë që të mos kuptojë se parimet e shëndosha të një bote që ekziston e ndërtuar mbi një urtësi të veçantë, të mos jenë të kuptueshme për mendjen. Shkenca pa besim, çalon në ecjen e saj, por edhe besimi pa dije, i kërkon sendet, ashtu siç i kërkon i verbëri.”

Laplasi duke shpjeguar argumentin e lëvizjes kozmike, theksoi forcën e këtij argumenti për t’iu prerë rrugën dyshimeve që ngrenë mohuesit. Ai tha:”Forca krijuese nxori madhësinë dhe dendësinë e trupave qiellore që ndodhen në sistemin tonë diellor, vendosi një herë e mirë ekliptikat e tyre, sistemoi lëvizjet e tyre me ligje të thjeshta, por që janë ligje të mbushura me urtësi; në bazë të këtyre ligjeve janë caktuar koha e rrotullimit të planeteve rreth diellit; gjithashtu është caktuar koha e rrotullimit të satelitëve të planeteve me llogarinë më të përpiktë dhe në atë formë që ky sistem do të vazhdojë deri kur Zoti të mos e prekë me ndonjë diçka që do të shkaktojë largimin e distancës ndërmjet tyre”.

Ky sistem, i bazuar në llogari, që mendja njerëzore nuk i percepton dot, dhe i cili garanton vazhdimësinë e bashkësisë së sistemit diellor përballë rreziqeve të mundshme e të panumërueshme, nuk është e mundur që t’u mvishet rastësive, sipas pikëpamjes së Laplasit, qoftë edhe duke supozuar se rastësia do të ndodhte sipas llogarive në raportin: një me katër trilion.

Kush mund ta parceptojë sesa janë katër trilionë? Janë një grup shifrash të shprehura vetëm me dy fjal 15O, të cilat nuk do të kishte mundësi që një njeri t’i numëronte, ditë e natë pa pushim. Edhe po të supozojmë se ai do të mund të numëronte 150 numra në një minutë, atij do t’i duhej ta vazhdonte numërimin për 5O.OOO vjet.

Spenseri ka thënë:”Jemi të detyruar të pohojmë se sendet që kanë fillim e mbarim, janë shfaqje të një fuqie absolute dhe tepër të lartësuar për t’u marrë me mend. Fetë janë të parat që e kanë pranuar dhe ua kanë mësuar njerëzve këtë të vërtetë, qysh në fillim është përhapur e përzier me gjëra të gabuara e me të pavërteta”.

Siç shihet, Spenseri është njeri që nuk beson në fenë. Mendjet e shëndosha puqen në të vërtetën dhe sa më shumë që të shtohen dituritë në këto mendje, aq më afër e aq më lehtë do të puqen në të vërtetën.

Shkenca moderne e pranon kufizueshmërin e vet, dhe pranon se ekzistojnë fushat e njohjes që i janë të pakapshme, sepse ajo me të gjitha të arriturat dhe metodat e veta vetëm mund të zbulojë anën materiale të së vërtetës.

Nëse mendojmë mbi gjithësin, do të vërejmë se yjet paraqesin burimin e nxehtësisë së fortë. Do të vërejmë se pjesët tjera të gjithësis janë të ftohta, siç janë planetet dhe trupat tjerë të ngjashëm. Është e njohur se nxehtësia kalon nga shkalla e lartë e nxehtësisë në shkallën më të ulët, andaj sikur gjithësia të ishte zanafillore, nxehtësia do të barazohej në të gjitha pjesët e gjithësisë.

Ekzistojnë grimca radioktive në gjithësi, ku me rregullësi në një periudh kohore zhduken pjesët e tyre dhe kalojnë në lëndë të tjera, të cilat nuk janë radioktive. Sikur gjithësia të ishte më zanafillore, këto grimca radioaktive në përgjithësi do të ishin transformuar.

Nëse e vështrojmë konstitucionin e nebulozës, do të zbulojmë se ajo është e përbër nga atome substanciale. Shkencëtarët kanë kuptuar se këto atome janë të konstituara nga disa elemente: elektrone, protone, neutrone dhe të tjera. 

Nga këto konstruksione mendjet nxjerrin përfundime se ekziston fillimi i krijimit të atomit në gjithësi, se krijimi i atomit nuk është burimor, para të cilit nuk ka asgjë, por atomi është i krijimit bashkëkohorë. E këtë e dim në bazë të grumbullimit të lëndëve të ndryshme dhe të ndryshueshme ( elektronet - të cilat kanë elektricitet negativ, protonet - të cilët kanë elektricitet pozitiv, neutronet, mizonet dhe të tjera).

Mendjet gjithashtu do të na tregojnë në atë se, ekziston momenti i gjatë të cilit elektronet janë bashkuar me protone, e ata me elemente të tjera që kështu ta krijojnë atomin. Ky është momenti i krijimit të atomit substancial në këtë gjithësi, nga e cila përbëhet nebuloza.

Prandaj, kjo nebuloz nuk është zanafillore, e vjetër, sikur që këtë sotë e pohojnë mohuesit. Mos mendo se para bashkimit të elektroneve me protone dhe me elementet  tjera të atomit, kanë ekzistuar elektronet dhe protonet, të cilat kanë notuar në gjithësi, sikurse edhe elementet tjera, që pastaj të bashkoheshin në krijimin e nebulozës!

Fjala nebuloz (tym) këtu ka domethënien se qiejtë kanë qenë në formë të nebulozës së tymit. Tani hulumtimet shkencore pohojnë:

 ”Baza e Tokës dhe e qiejve me yje është nebuloza”.

Ndërsa fjala nebuloz është shprehje për gazrat për të cilët janë mbështjellë lëndë të tjera të ngurta, të cilat janë si yje që lëshojnë rreze dhe ndriçojnë. A nuk është tymi përshkrimi më i saktë ?

“Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullin që ishte si materie e parë) dhe Ai i tha Tokës; “Qasuni urdhrit tim me dëshirë ose me dhunë ! “. Ato të dyja thanë: “ Po i qasemi me dëshirë !”( Ed Duhan:1).

All-llahu i Madhërishëm në Kur’an thot:

“Ai e ngriti qiellin dhe Ai e vuri drejtësin.”(Er Rrahman:7).

Ekzistimi i materies nuk është i mundur pa specifitet dhe ligjshmëri, sepse është e pamundur që të ekzistoj materia pa pesh, formë, rregullim ose specifitet. Nuk ka dyshim se materia e ka fillimin, i cili ekziston prej kur ka filluar ekzistimi i specifitetit dhe ligjshmëris, të cilat i shërbejnë materies.

Mendimi mbizotërues deri në fillim të shek. 20-të ishte se gjithësia kishte përmasa të pafund, se kishte ekzistuar përjetësishtë dhe se do të vazhdonte të ekzistonte përgjithmon. Sipas kësaj pikëpamjeve, të quajtur” modeli statik i gjithësisë”, gjithësia nuk kishte as fillim dhe as fund.

Materializmi është një sistem i të menduarit sipas të cilit materia është një qenie absolute dhe mohon ekzistencën e çdo gjëje përveç materies. Meqenëse i kishte rrënjët në Greqinë e lashtë dhe duke fituar përkrahje gjithnjë e në ritje në shek. 19-të, ky sistem i të menduarit u bë i njohur në formën e materializmit dialektik të Karl Marksit.

Biologu gjerman Hoimar Von Dithfurt, një evolucionist i famshëm, është një shembull i mirë i këtij mendimi fanatik materialist. Pasi citon një shembull të një kompozimi shumë të ndërlikuar të jetës, Dithfurt i përgjigjet si më poshtë një pyetjeje që ka lidhje me lindjen e rastësishme të jetës:

“A është e mundur që një harmoni e tillë të shfaqet me të vërtetë nga rastësia? Kjo është pyetja bazë e të gjithë evolucionit biologjik. Po t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje “Po, është e mundur”, është njësoj si të vërtetosh një besim dogmatik në shkencën moderne të natyrës. Me frymë kritike nuk mund të themi se kushdo që pranon shkencën moderne të natyrës, nuk ka alternativë tjetër veçse të thotë “po”, sepse ai duhet të synojë të shpjegojë fenomenet natyrore me anë të mënyrave të kuptueshme dhe të përpiqet t’i përftojë ato nga ligjet e natyrës, pa aplikuar interferenca metafizike. Megjithatë në këtë pikë, shpjegimi i gjithçkaje nëpërmjet ligjeve të natyrës, pra, nëpërmjet rastësisë, është shenjë që tregon se ai nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Sepse në fund të fundit, çfarë gjëje tjetër mund të bëjë ai veç besimit në rastësi

Po, ashtu si thotë Dithfurt, shkenca materialiste adopton si princip bazë shpjegimin e jetës duke mohuar interferencat mbinatyrore, d.m.th. krijimin. Pas adoptimit të këtij principi, edhe gjërat më të pamundura pranohen me lehtësi. Është e mundur që të gjesh shembuj të mentalitetit dogmatik në të gjithë literaturën evolucioniste.

Skëputur nga libri: "Kodi Enigmatik i Universit"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat